INVESTIGIME

Lagështirë, infeksione dhe presione/ Të ‘’fshehtat’’ e një azili në Tiranë!

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Mars 2026, 22:26
Lagështirë, infeksione dhe presione/ Të

Qendrat e Kujdesit për të moshuar pretendohet të jenë mjedise që ofrojnë qetësi, kujdes dhe dashuri për të gjithë ata që, për arsye të ndryshme, janë larguar nga banesat e tyre, duke u lënë nën kujdesin e një personeli të specializuar.

Por, me sa duket, jo gjithmonë ndodh kështu.

Sepse ndërkohë që shohim dita-ditës një shtim të këtyre strukturave private, sidomos në Tiranë, institucionet shtetërore nuk kanë kapacitetin e duhur për të testuar stafet dhe kushtet që ofrohen për të moshuarit.

Si në rastin që do ju tregojmë.

Jemi pranë Qytetit Studenti, në azilin e të moshuarve, Joshua Centër, i cili prej vitesh operon në tregun e kujdesit shëndetësor dhe social për të moshuarit. Por, teksa shohim godinën, vërejmë se nuk ka asnjë tabelë informuese për të na treguar për aktivitetin që ndodh atje brenda.

Mure të larta, të mbuluara, porta që rrinë mbyllur me dryna e çelësa në çdo anë dhe veshje metalike që më shumë të japin idenë e një qendre rehabilitimi sesa të një azili ku të moshuarit duhet të kalojnë kohën në qetësi dhe relaks.

Sepse fundja, të afërmit e tyre paguajnë jo vetëm për shërbimin, por edhe për ambientin ku të moshuarit do të akomodohen. Në realitet, informacionin për kushtet skandaloze në këtë strukturë e morëm nga katër zonja, të cilat në situatën e një largimi të padrejtë nga puna vendosën të tregojnë se çfarë ndodh brenda atyre mureve.

Zonjat shprehen se kanë punuar në kushte skandaloze higjieno-sanitare, rrogat i merrnin në dorë, punonin pa leje vjetore. Madje tregojnë se si i ndërronin të sëmurët, disa prej tyre me probleme të shëndetit mendor, duke e bërë edhe më të rëndë situatën.

Njëra nga zonjat tregon se ka marrë edhe infeksion në sy dhe duar për shkak të punës.

Por ndërkohë që punonin në kushte të tilla, ato pushohen nga puna vetëm me një telefonatë nga drejtoresha e azilit, Majlinda Treska.

Kjo e fundit as nuk denjon më as t’u japë një sqarim Adrianës, Mimozës, Dhuratës dhe Meribanit, të cilat pasi punuan për dekada në azilin e saj, i flaku në rrugë. Gjithçka me një klik. Asnjë sqarim, asnjë pretendim për shkelje apo abuzim në punë. Ik, se nuk të dua më.

Ndaj, për të kuptuar si qëndron e vërteta, shkuam vetë në azilin Joshua Centër. Por ishte e shkruar të mos e takonim me herën e parë drejtoreshën. Dyert ishin të mbyllura, punonjëset aktuale bënin sehir nga dritaret teksa shihnin ish-kolegët duke pritur të takonin drejtoreshën, ndërkohë që kjo e fundit u mbyll brenda duke shmangur ballafaqimin me Adrianën, Mimozën, Dhuratën dhe Meribanin, të cilat qëndronin jashtë portës së hekurit në pritje të një përgjigjeje…

Kështu që shkuam sërish pak ditë më vonë por e njëjta situatë: dyert e azilit ishin të mbyllura dhe askush nuk na dha mundësinë ta sqarojmë situatën.

Në këto kushte vendosëm të telefonojmë administratorin e Joshua Center, zotin Parid Treska, i cili është djali i drejtoreshës. Por ky i fundit, me një sjellje arrogante, mbyll telefonin dhe nuk jep asnjë sqarim.

Në kushtet kur edhe kësaj radhe nuk morëm asnjë përgjigje, bashkë me katër gratë shkojmë drejt Inspektoriatit të Punës, ku zonjat bënë padi për largimin e padrejtë nga puna.

Reagimi i inspektoriatit nuk vonoi.

Dy grupe inspektimi, për kushtet e punës dhe shërbimin e kujdesit shëndetësor dhe shoqëror, u vunë menjëherë në lëvizje dhe konstatuan shkelje të njëpasnjëshme në azilin Joshua Center.

E nëse mendoni se paligjshmëria në Joshua Centër mbyllet te katër sanitaret, tani kalojmë pak te kushtet në të cilat mbahen të moshuarit, të afërmit e të cilëve paguajnë shuma të majme për t’i akomoduar aty. Sipas Inspektoriatit të Punës, azili ka mungesë në dokumentacionin e stafit sa i përket kujdesit shëndetësor, ndërsa akoma më i rëndë është fakti i mungesës së specialistëve të fushës, si psikologë apo punonjës socialë.

Për të mos folur pastaj për kushtet e tualeteve, lagështirën dhe mungesën e dokumentacionit shoqërues për çdo rezident në azil.

I di të gjitha këto gjëra drejtoresha Majlinda Treska, me të cilën me pak fat arritëm të takoheshim. Por edhe drejtoresha, ashtu si edhe i biri, nuk pranon të japë asnjë përgjigje, largohet me nxitim dhe përplas portën.

Po e përmbledhim edhe njëherë, zonja nuk ka respektuar në asnjë moment Kodin e Punës, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë ekonomike të zonjave dhe duke i mbajtur në punë pa kontratë, me rroga gjysmake, të padeklaruara, dhe duke mos u ofruar asnjë kusht higjiene. Dhe në fund i ka flakur./Piranjat/

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan