Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
Për shumicën e publikut, emri Qazim Karafili mund të tingëllojë i panjohur. Por pas këtij identiteti fshihet një histori e rëndë, që ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë e fëmijëve në rrjetet sociale. Gjithçka nis disa javë më parë, kur në redaksi mbërrin një denoncim nga një nënë e shqetësuar.
Vajza e saj, vetëm 13 vjeçe, kishte hapur një profil në Facebook dhe kishte filluar të merrte mesazhe nga një burrë i moshuar, i cili jo vetëm komunikonte në mënyrë të papërshtatshme, por edhe i ofronte para. E alarmuar nga përmbajtja e bisedave, nëna vendos ta bëjë publike situatën.
Nga verifikimi i komunikimeve rezulton se mesazhet e dërguara nga 65-vjeçari janë të një natyre shqetësuese dhe të papranueshme për çdo standard.
Ai nuk ndalet vetëm te komunikimi verbal.
Në mënyrë të vazhdueshme, i dërgon vajzës video dhe materiale të papërshtatshme, ndërsa përpiqet të krijojë një marrëdhënie duke përdorur presion, manipulim dhe premtime financiare. Në një moment, ai arrin të ofrojë para në këmbim të takimit, fillimisht 500 euro dhe më pas duke e rritur shumën në 1000 euro.
Pavarësisht se i bëhet e qartë mosha e vajzës, 65-vjeçari nuk tërhiqet.
Përkundrazi, ai vazhdon të këmbëngulë, duke kërkuar foto dhe video intime dhe duke përdorur gjuhë presioni. Edhe kur përballet me heshtje apo injorim, ai nuk ndalet. Në përpjekje për të fituar besimin e vajzës, ai ndryshon identitet, duke u prezantuar me emra të tjerë dhe duke ulur moshën e tij.
Pretendon se është biznesmen dhe jeton jashtë vendit, duke përdorur këtë narrativë për të joshur dhe bindur të miturën. Kur kërkesat e tij refuzohen, sjellja ndryshon. Nga një komunikim i butë dhe manipulues, ai kalon në tone kërcënuese, duke pretenduar lidhje me persona në institucione dhe duke u përpjekur të frikësojë.
Megjithatë, pak më vonë rikthehet sërish në sjelljen e mëparshme, duke vazhduar me insistimin për përmbajtje intime. Rasti i Qazim Karafilit nuk është thjesht një histori individuale. Ai nxjerr në pah një problem më të gjerë, praninë e personave që shfrytëzojnë rrjetet sociale për të kontaktuar të mitur dhe për t’i manipuluar.
Në këtë rast, personi në fjalë përdorte një profil me emër që krijonte përshtypjen e një strukture zyrtare, duke e bërë edhe më të lehtë afrimin me përdorues të rinj.
Pas mbledhjes së provave, u bë përballja direkte me 65-vjeçarin në zonën ku ai jeton.
Fillimisht ai mohon, por përballë fakteve dhe materialeve të dokumentuara, qëndrimi i tij ndryshon. Ai shfaqet i tërhequr dhe kërkon që gjithçka të ndalet, duke shmangur përgjegjësinë për veprimet e tij.
Ky rast është një sinjal alarmi.
Rrjetet sociale, pavarësisht mundësive që ofrojnë, mbeten një hapësirë ku fëmijët mund të ekspozohen ndaj rreziqeve serioze. Prindërit duhet të jenë vigjilentë, të komunikojnë hapur me fëmijët e tyre dhe të monitorojnë aktivitetin e tyre online. Sepse pas një profili të zakonshëm, mund të fshihet një histori si kjo./Piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Në Shqipëri, projektet infrastrukturore zakonisht prezantohen si zgjidhje për trafikun dhe përmirësimin e jetës së qytetar&...
Një konflikt pronësie që zgjat prej dy dekadash në fshatin Imshtë të Lushnjës është rikthyer në qendër ...
Për dy puntata me radhë ju kemi treguar historinë fatkeqe të ish-bashkëshortëve, Leonard Marku dhe Gjovana Pecit, histori e cila...
Kjo është vila në të cilën, dy javë më parë, denoncuam një call center mashtrues, bashkë me kolegët e e...
Rreth 120 punonjëse të fasonerisë “Altex sh.p.k.” në Përmet kanë protestuar prej ditësh përpara ambienteve t...
Për plot 10 ditë, e gjithë zona juglindore e Shqipërisë u bllokua. Rruga nacionale, pjesë e segmentit Librazhd–Prrenjas, u...
Edhe pse kanë kaluar më shumë se gjashtë vite nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019, saga e rindërtimit në K...
Prishja e portit dymijëvjeçar të Durrësit për t’i hapur rrugë ndërtimit të një marine turistike dhe rezid...
Emisioni Piranjat trajtoi rastin e një historie dashurie me fund aspak të lumtur, që çoi në izolimin dhe shkatërrimin psikologji...
Rreth 120 punonjëse të fasonerisë “Altex sh.p.k.” në Përmet kanë protestuar prej ditësh përpara ambienteve t...