Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
POGRADEC- Në dhjetor të vitit 2022, bashkia e Pogradecit themeloi kompaninë Pogradeci Invest. Kjo kompani ka si objekt administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa, realizimin e punimeve të ndërtimit, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave publike, mirëmbajtjen e ashensorëve në ndërtesat në bashkëpronësi, administrimin e parkimeve në hapësira publike dhe zhvillimin pasurive të paluajtshme me qëllim shitjen.
Të paktën ky ishte objektivi në fillimet e saj, sepse rregullat ndryshuan rrugës.
Në faqen e internetit të bashkisë, Pogradeci Invest është klasifikuar si shoqëri anonime, por në regjistrin e QKB, është regjistruar si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar.
Gjithashtu në faqen e bashkisë Pogradec shkruhet se “Pogradeci invest sh.a ka per detyre te beje te mundur miremenaxhimin e hapsirave ne qytet dhe blloqet e pallateve. Prane Pogradeci invest mund te merrni informacion dhe te aplikoni per karte rezidenti per parkimet, apo te beni ankesa ne lidhje me problematikat e bashkepronesise. Prane ketij sektori qytetaret apo bizneset te cilat duan te pajisen me vend parkimi mund te aplikojne sipas rregullave perkatese dhe dokumentacionit qe duhet plotesuar”.
Me pak fjalë, dy vite nga themelimi, Pogradeci Invest ka dy forma të ndryshme organizimi, dhe për më tepër është kthyer në një kompani që menaxhon hapësirat e bashkëpronësisë dhe parkimeve.
Por edhe pse ka kaq kohë që operon, kompania nuk ka asnjë të dhënë të publikuar për vendimet që janë marrë nga administratori I saj, apo pasqyrat financiare për të ardhurat dhe shpenzimet. I vetmi informacion publik që ekziston është ai në faqen e internetit të bashkisë, ku tregohet adresa e zyrave, numri i kontaktit dhe numri i punonjësve, plot 12 të tillë.
Të dhënat për depozitimin e bilancit të audituar dhe pasqyrave financiare mungojnë dhe në ekstraktin e kompanisë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Situata bëhet më dyshuese, po t’i shtohet fakti se shoqëria nuk ka bord drejtues dhe as këshill administrimi, ku drejtuesi i saj do të duhej të propozonte vendimet dhe të merrte miratim. Vendimet merren vetëm nga dy persona: administratori Romeo Jaiçari dhe kryetari i bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli.
Por pavarësisht mungesës së transparencës dhe të qenit një shoqëri de facto private, pasi vendimet e saj merren nga këta dy persona, kompania ka nisur të bëjë shpenzimet e para, madje në vlera të larta, disa qindra mijë euro.
Më 14 gusht të këtij viti Pogradeci Invest hapi një tender për të implementuar sistemin e parkimit me pagesë në lagjet e Pogradecit. Fondi limit i përcaktuar ishte 309 mijë euro me tvsh. E gjithë kjo shumë do të shkojë për të vendosur 6 pajisje për të bërë pagesat kesh së bashku me printerat, 12 aparatë per vendosje gjobe shoqëruar me printerat përkatës dhe integrimin e sistemit të parkimit me mesazhe dhe lidhjen e tij me faqen zyrtare të policisë së shtetit dhe dpshtrr.
Por sipas ekspertit IT, Tomi Kallanxhi, në bazë të specifikimeve teknike të tenderit kompani të ndryshme, mund të japin çmime të ndryshme për realizimin e projektit, por në parim shifra për këtë tender është e fryrë. Pra, kjo do të thotë se çmimi në këtë rast varet nga kompania që e ofron shërbimin. Dhe në fakt, tashmë ka një kompani fituese të këtij tenderi.
Në datën 17 tetor 2024 është shpallur fitues bashkimi I operatorëve Alba Scan shpk dhe Ëoë digital shpk me një vlerë prej 294 mijë euro ose sa 95% e fondit limit. Pra, kompania fituese ka dhënë thuajse të njëjtën ofertë siç ishte projektuar edhe në dokumentat e tenderit të Pogradeci Invest. Përveç fituesve, në garë ka marrë pjesë edhe një operator tjetër, “Advanced Business Solutions – ABS” shpk, që në fakt nuk ka paraqitur asnjë ofertë ekonomike. Kjo të bën të mendosh se këtu kemi të bëjmë me nja fitues të paracaktuar, por e gjitha nuk mbaron me kaq. Kompania fituese Alba Scan, dhe “Advanced Business Solutions – ABS”, kanë qenë bashkim operatorësh në tenderin e famshëm 17 milion eurosh të laboratorëve të shkollave dhe në tenderin 6 milionë euro për sigurinë në burgje. Por ccuditërisht kësaj radhe u vunë përballë njëri tjetrit në një tender shumë herë më modest.
Por le të kthehemi edhe njëherë tek shuma e kësaj procedure prokurimi.
Nga të dhënat që janë raportuar në statistikat e monitorimit të buxhetit të bashkisë Pogradec, të ardhurat nga tarifat e parkimit nuk shkojnë më shumë se 50 mijë euro në vit. Në 2023 bashkia planifikonte të mblidhte sërish këtë shifër, por më pas e uli në vetëm 9 mijë euro. Kjo do të thotë se nëse të ardhurat janë vetëm 10 mijë euro në vit, investimi që do të bëhet për sistemet e parkimit kthehet pas 30 vjetësh dhe nëse të ardhurat janë 50 mijë euro, pas 6 vjetësh. Por çështja e kthimit të investimit nuk është problemi I vetëm.
Edhe pse Pogradeci Invest nuk ka asnjë bilanc dhe të dhënë të publikuar, kompania ka pranuar vetë në dokumentat e tenderit që shumën për vendosjen e sistemeve do ta shtrijë në 3 vjet: 20% këtë vit, 40% vitin e ardhshëm dhe 40% në vitin 2026. Kompania publike kërkon që implemtetimi I kontratës të bëhet brenda 6 muajve, por pagesat do të shtrihen në 3 vjet, duke dalë në kundërshtim të hapur me rregullat e vendosura nga Ministria e Financave për të parandaluar krijimin e detyrimeve të prapambetura.
Në lidhje me gjithë sa më sipër, kryetari I bashkisë Pogradec tha për “Piranjat” se ky investim do të paguhet me të ardhurat që do të mblidhen nga parkimi dhe se shoqëria Pogradeci Invest financohet nga bashkia. Më pak fjalë, një kompani parazite që mbahet në këmbë me taksat e qytetarëve. Ndërkohë, administratori Romeo Jaiçari, u shpreh për “Piranjat” se në mënyrë që të shlyhet kontrata e majme prej gati 300 mijë euro do të duhet që punëtorët e parkimit të punljnë mbi 14 orë në ditë dhe se gjatë muajve ta verës tarifa e parkimit në qytetin e Pogradecit do të rritet. Pra, në fund ata që do të vuajnë pasojat janë punonjësit dhe qytetarët e qytetit juglindor.
TIRANË- Akti normativ nr 8, i datës 28-12-2023 “Për trajtimin e ujerave të ndotura”, në dukje një nisëm në...
qazim peqini DIVJAKË- Alketa M***o, 43 vjeçe nga Këmishtaj e Divjakës, ka denoncuar në emisionin Piranjat fqinjin e saj 64-vje&c...
TIRANË- Dy ditë më parë, QSUNT njoftoi vënien në punë të aparatit të Brakiterapisë në spitalin onlologj...
TIRANË- Problemet e qytetarëve me OSHEE-në në Shqipëri nuk kanë fund. Kristinës, zonjës nga Paskuqani i refuzohet pë...
TIRANË -Kur je 18 vjece, jeta është vetëm endrra. Endrra për mundësitë e pafundme që shfaqen para teje, për shkol...
TIRANË- Disa të rinj në grupe Tik-Tok-u orët e vona pas mesante duke qëndruar live në këtë platformë shepsh...
KURBIN- Procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 duket sikur nuk do t’i vijë fundi kurrë. Ka ende shu...
TIRANË- Kërcimtari dhe koreografi Dritan Brama ka rënë pre e një mashtrimi me vlerë 19 milionë lekë të vjetra. B&...
TIRANË- Disa detyrime të papaguara nga klientja Anula Luarasi ndaj firmës së ndërtimit Ermir Star, ka bërë që të ...
TIRANË- Ndoshta shumë pak persona në Tiranë e dinë që nëse merrni një gjobë nga policia bashkiake, nëse taks...