Ministria e Mbrojtjes i jep tenderin 15 milionë euro kompanisë së përfshirë në skandalin evropian të korrupsionit
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Protesta e 66-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është shoqëruar edhe këtë herë me mesazhe simbo...
Për të dytën ditë radhazi, banorët e Këlcyrës, së bashku me punonjës të administratës bashkiake, dolë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim nga qytetari dixhital, i cili informon se sot me urdh&e...
Qytetarët kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës...
Për të ndërtuar një stallë lopësh në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës duhet firma e Kryeministrit. Edhe pë...
Ka përfunduar afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa në garë janë regjistruar pesë...
Austria ka regjistruar temperaturën më të lartë në historinë e saj, pasi termometri arriti në 40.8°C të dielë...
Lista Serbe të martën dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Sup...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkëputet nga rutina e përditshme e politikës dhe ka nisur pushimet në bregdetin e Dhërmiut...
Pasditen e djeshme i është dhënë lamtumira e fundit efektivit të Policisë së Kosovës Shaban Hajdarit, një ceremoni mortore e cila ka ngjallur reagime të shumta në rrjet për mënyrën e organizimit. Shkak i reagimeve dhe kritikave të shumta është bërë mbulimi i arkëmortit me flamurin arab dhe ajo atë kombëtar apo të shtetit të Kosovës, siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme.
"Ish polici i ndjerë Shaban Hajdari i është dhën lamtumira e fundit me ceremoni zyrtare nga policia e shtetit të Kosovës, por ajo që vihet re jo me flamur kombëtar as me atë të shtetit të Kosovës, por me flamur Arab! Pak më shumë dinjitet për veten tuaj o shqiptar! Ngushëllime familjes, u preht në paqe" shkruhet në një postim të ndarë në rrjet, i cili është pasuar me kritika të shumta.
Persona që kanë kritikuar një veprim të tillë kanë qenë të shumtë në numër, mirëpo nuk kanë munguar as reagimet e personave që mendojnë se përderisa i ndjeri i përkiste fesë islame, mbulimi i arkëmortit me flamurin arab është i drejtë.
Reagimet në rrjet:
E indinjuar në lidhje me mënyrën e zhvillimit të ceremonisë mortore të efektivit të Policisë së Kosovës, ka reaguar Organizata Shqiptaria. Duke theksuar se ky veprim është i patolerueshëm, organizata kërkon protokoll të detyrueshëm shtetëror për varrimet e zyrtarëve të Republikës së Kosovës, përmes së cilit duhet të përcaktohet që:
* Çdo zyrtar shtetëror që përcillet me nderime zyrtare duhet të mbulohet me Flamurin e Republikës së Kosovës.
* Ceremonitë fetare mund të zhvillohen sipas dëshirës së familjes, por ato nuk mund të zëvendësojnë ceremoninë dhe simbolikën shtetërore.
* Nëse familja zgjedh të mos respektojë protokollin shtetëror, atëherë ceremonia duhet të zhvillohet si varrim privat, pa pjesëmarrjen ceremoniale të institucioneve shtetërore.
Reagimi i plotë i Organizatës Shqiptaria:
Kërkojmë protokoll të detyrueshëm shtetëror për varrimet e zyrtarëve të Republikës së Kosovës
Organizata Shqiptaria shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të zyrtarit të Policisë së Kosovës, Shaban Hajdari, për humbjen e rëndë të njeriut të tyre të dashur. Çdo humbje e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është humbje për familjen, institucionin dhe për vetë Republikën e Kosovës.
Megjithatë, njëkohësisht shprehim indinjatën dhe shqetësimin tonë të thellë për mënyrën se si u organizua ceremonia e përcjelljes së tij në banesën e fundit.
Është e papranueshme që një zyrtar i Policisë së Republikës së Kosovës, i përcjellë me nderime nga kolegët dhe institucionet shtetërore, të mos mbulohet me Flamurin e Republikës së Kosovës, por me një flamur fetar. Një polic nuk e ka dhënë betimin para një institucioni fetar, por para Republikës së Kosovës. Ai ka shërbyer shtetin dhe Kushtetutën e tij, prandaj edhe nderimet zyrtare duhet të pasqyrojnë identitetin shtetëror.
Ne e respektojmë plotësisht të drejtën e çdo familjeje për ta organizuar ceremoninë fetare sipas bindjeve të saj. Kjo është një e drejtë themelore. Mirëpo, në momentin kur ceremonia shoqërohet nga institucionet shtetërore dhe zhvillohet me nderime zyrtare, simboli që duhet të përfaqësojë shtetin është vetëm Flamuri i Republikës së Kosovës.
Ky nuk është një rast i izoluar. Ai dëshmon mungesën e një protokolli të qartë shtetëror dhe krijon hapësirë që simbolet fetare të zëvendësojnë simbolet e Republikës në ceremoni zyrtare. Një praktikë e tillë cenon karakterin laik të shtetit dhe dinjitetin e institucioneve të tij.
Për këtë arsye, Organizata Shqiptaria kërkon urgjentisht nga Presidenca e Republikës, Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës miratimin e një protokolli të detyrueshëm shtetëror për ceremonitë mortore të zyrtarëve të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ky protokoll duhet të përcaktojë qartë se:
* Çdo zyrtar shtetëror që përcillet me nderime zyrtare duhet të mbulohet me Flamurin e Republikës së Kosovës.
* Ceremonitë fetare mund të zhvillohen sipas dëshirës së familjes, por ato nuk mund të zëvendësojnë ceremoninë dhe simbolikën shtetërore.
* Nëse familja zgjedh të mos respektojë protokollin shtetëror, atëherë ceremonia duhet të zhvillohet si varrim privat, pa pjesëmarrjen ceremoniale të institucioneve shtetërore.
Republika e Kosovës është shtet laik. Institucionet e saj nuk mund të relativizojnë identitetin e tyre kushtetues duke zëvendësuar simbolet e shtetit me simbole fetare gjatë ceremonive zyrtare.
Sot nuk është në diskutim besimi i të ndjerit apo i familjes së tij. Në diskutim është dinjiteti i shtetit, respekti ndaj uniformës së Policisë së Kosovës dhe mënyra se si Republika i nderon shërbyesit e saj.
Nëse nuk vendosen rregulla të qarta sot, raste të tilla do të përsëriten edhe në të ardhmen. Republika e Kosovës duhet t’i nderojë zyrtarët e saj me simbolet e Republikës. Kjo nuk është çështje feje, por çështje e rendit kushtetues, e dinjitetit institucional dhe e respektit ndaj shtetit.
Efektivi 35 vjeçar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, u gjet pajetë mëngjesin e kësaj të mërkurë në fshatin Morinë të Kukësit.Dyshimet janë se ai u vetëvra me armë zjarri në varrezat e fshatit.
Zemërthyer dhe me një plagë të pashërueshme, familjarë, të afërm, miq dhe kolegë i dhanë dje lamtumriën e fundit të riut, vdekja e të cilit tronditi mbarë opinion publik.

Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për mosdeklarim të saktë të pasuris&eu...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të ri të dal&...
Autoritetet në Kosovë njoftuan se i kanë ndaluar dy zyrtarë të Ministrisë së Brendshme nën dyshimin se kanë anashka...
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me aksidentin tragjik në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën tre shtetas ...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar këtë të hënë në Istog, Kosov...
Një situatë kaosi është krijuar që prej orëve të para të mëngjesit në pikën kufitare mes Kroacisë dh...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres s...
Ushtruesja e detyrë së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se seanca për konstituimin e përbërjes së re...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të kushteve për nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke theks...
Çdo ditë pa institucione të reja e bën faturën e krizës politike në Kosovë më të lartë: miliona euro ng...