Ministria e Mbrojtjes i jep tenderin 15 milionë euro kompanisë së përfshirë në skandalin evropian të korrupsionit
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Protesta e 66-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është shoqëruar edhe këtë herë me mesazhe simbo...
Për të dytën ditë radhazi, banorët e Këlcyrës, së bashku me punonjës të administratës bashkiake, dolë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim nga qytetari dixhital, i cili informon se sot me urdh&e...
Qytetarët kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës...
Për të ndërtuar një stallë lopësh në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës duhet firma e Kryeministrit. Edhe pë...
Ka përfunduar afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa në garë janë regjistruar pesë...
Austria ka regjistruar temperaturën më të lartë në historinë e saj, pasi termometri arriti në 40.8°C të dielë...
Lista Serbe të martën dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Sup...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkëputet nga rutina e përditshme e politikës dhe ka nisur pushimet në bregdetin e Dhërmiut...

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e qershorit të mbahet më 6 gusht, duke nisur nga ora 10:00.
Vendimi vjen pak para skadimit të afatit kushtetues, i cili përfundon më 7 gusht, ndërsa partitë politike vijojnë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e institucioneve të reja.
Haxhiu u bëri thirrje subjekteve parlamentare që të vijojnë dialogun, duke e cilësuar atë si një përgjegjësi demokratike.
“Deri atëherë mbetet detyrim politik dhe institucional i subjekteve parlamentare që të vazhdojnë dialogun. Dialogun mes tyre askush nuk duhet ta shohë si shenjë dobësie, por si dëshmi e përgjegjësisë demokratike”, deklaroi ajo.
Sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, nga dita e konstituimit të Kuvendit nis edhe afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse brenda këtij afati nuk arrihet zgjedhja e kreut të shtetit, Kuvendi shpërndahet dhe Kosova shkon në zgjedhje të reja.
Ngërçi politik vijon për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive të tjera. Bisedimet mes LVV-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë pezulluar pasi kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se ishte i detyruar të ndërpriste diskutimet për shkak të një nisme të brendshme për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë.
Në zgjedhjet e fundit, LVV-ja e Albin Kurtit siguroi 53 mandate, PDK-ja 22, LDK-ja 18 dhe Aleanca 7 ulëse. Për formimin e qeverisë dhe konstituimin e Kuvendit nevojiten 61 vota nga 120 deputetë.
Autoritetet në Kosovë njoftuan se i kanë ndaluar dy zyrtarë të Ministrisë së Brendshme nën dyshimin se kanë anashka...
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me aksidentin tragjik në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën tre shtetas ...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar këtë të hënë në Istog, Kosov...
Një situatë kaosi është krijuar që prej orëve të para të mëngjesit në pikën kufitare mes Kroacisë dh...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres s...
Ushtruesja e detyrë së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se seanca për konstituimin e përbërjes së re...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të kushteve për nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke theks...
Çdo ditë pa institucione të reja e bën faturën e krizës politike në Kosovë më të lartë: miliona euro ng...
Një grup motoçiklistësh nacionalistë nga Serbia është ndaluar nga autoritetet e Kosovës dhe nuk është lejuar t&...
Ministrja serbe Snezhana Paunoviç është duke u përballur me një padi për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit n&e...