Ministria e Mbrojtjes i jep tenderin 15 milionë euro kompanisë së përfshirë në skandalin evropian të korrupsionit
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Protesta e 66-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është shoqëruar edhe këtë herë me mesazhe simbo...
Për të dytën ditë radhazi, banorët e Këlcyrës, së bashku me punonjës të administratës bashkiake, dolë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim nga qytetari dixhital, i cili informon se sot me urdh&e...
Qytetarët kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës...
Për të ndërtuar një stallë lopësh në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës duhet firma e Kryeministrit. Edhe pë...
Ka përfunduar afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa në garë janë regjistruar pesë...
Austria ka regjistruar temperaturën më të lartë në historinë e saj, pasi termometri arriti në 40.8°C të dielë...
Lista Serbe të martën dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Sup...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkëputet nga rutina e përditshme e politikës dhe ka nisur pushimet në bregdetin e Dhërmiut...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë, në periudhën 1 janar 1998 – 20 qershor 1999. Ai i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që t’i bëjë trysni Serbisë që të hapë arkivat e ushtrisë. Gjatë lansimit të raportit të IKKL-së, Kurti tha se kjo listë është preliminare dhe do të përditësohet vazhdimisht, duke i kërkuar qytetarëve dhe organizatave që mund të kenë dëshmi për krime të bashkëpunojnë me institutin.
“Sepse pa dokumentim nuk ka kujtesë, pa kujtesë nuk ka drejtësi dhe pa drejtësi nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme”, tha Kurti.
Kurti tha se ky raport po publikohet një ditë pasi institucionet nisën gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut, pas dyshimeve se aty ekziston një varrezë masive. Sipas tij, kjo është dëshmi se plagët e luftës mbeten të hapura dhe për shumë familje, që ende nuk kanë gjetur më të dashurit e tyre, lufta në ka përfunduar.
Lidhur me gërimet në Zubin Potok, autoritetet kanë arrestuar dy persona. Sipas kryeministrit në detyrë, për familjet çdo gërmim është shpresë, çdo identifikim është një hap drejt së vërtetës e drejt drejtësisë.
“Përderisa këto gërmime janë rezultat i punës së institucioneve tona, moszbatimi nga Serbia i Deklaratës së Brukselit për të zhdukurit me dhunë, e dakorduar më 2 maj 2023, përkatësisht refuzimi për të hapur arkivat e ushtrisë është dëshmi se shteti fqinj vazhdon t’i ikë drejtësisë për krimet e kryera në vendin tonë gjatë luftës së fundit", tha Kurti.
“Andaj e përsërisim thirrjen ndaj faktorëve ndërkombëtarë të shtojnë trysninë ndaj Serbisë, që mes tjerash, të ndryshohet vendimi për klasifikim 30-vjeçar deri më 2044 dhe të hapet arkiva e Brigadës së Motorizuar 37 të ushtrisë jugosllave në mënyrë që të kemi informaciuone për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë”, shtoi ai.
Deklarata e 2 majit parasheh zotime nga Kosova dhe Serbia për zbardhje e fatit të afër 1.600 personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998/99. Në të nuk përmendet konkretisht hapja e arkivave ushtarake apo policore, po aty përmendet fjala “dokumente konfidenciale”. Kurti tha po ashtu se IKKL-ja ka dokumentar se gjatë luftës janë vrarë 1.047 fëmijë të moshës 0 deri në 17 vjeç, dhe 94 prej tyre kanë vdekur si pasojë e kushteve të luftës.
“Ndërsa ende nuk dihet për fatin e 100 fëmijëve të zhdukur me dhunë”, tha Kurti.
Ata janë pjesë e mbi 1.500 personave, shumica shqiptarë, që vazhdojnë të jenë të zhdukur. Sipas raportit, 81.3 për qind e të gjitha viktimave të dokumentuara, janë regjistruar në muajt mars dhe qershor të vitit 1999. Në këtë periudhë, përkatësisht u vranë 9.948 njerëz.
Drejtori i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, tha se viktimat e përfshira në listë preliminare kanë qenë të lindur në Kosovë, kanë jetuar ose kanë pasur vendbanim në Kosovë.
Ai tha se mbi 200 raste nuk janë përfshirë, pasi ishin vrarë jashtë territorit të Kosovës, por shtoi se kjo nuk ua mohon statusin e viktimës. Ai tha se janë tri kategori të viktimave, të vrarë në luftë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës.
“Numri i përgjithshëm i të përfshirëve në listë është 13.227 të vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës”, tha Hetemi, duke shtuar se 92.5 për qind e kësaj shifre janë vrarë apo 12.230 persona.
Ai tha se numri më i lartë i viktimave, i përket përkatësisë etnike shqiptare, përkatësisht mbi 10 mijë viktima, mbi 1.900 serbë dhe raste e tjera u përkasin komuniteteve të tjera. Hetemi tha se kanë dokumentuar edhe 997 të vrarë në periudhën e pasluftës, përkatësisht nga 21 qershori 1999 deri më 31 dhjetor 2000.
Bashkimi Evropian bëri thirrje që të shmangen deklaratat që nuk ndihmojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënie...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prishtinë ku një 20-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës, e një tjet&e...
Pesë persona, përfshirë dy zyrtarë policorë, janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pa...
Kosova prodhon qumësht, djathë, kos e produkte të tjera të bulmetit. Fabrikat kanë investuar në teknologji, fermerët kan&e...
Personi që shihet në foto është 19-vjeçari Dion Emerllahu nga fshati Ramjan i Vitisë, i cili ka humbur jetën pas një a...
Aleksandër Vuçiç ka pasur një mesazh për ushtrinë serbe. “Kosova është pjesë e atdheut tonë, pjes&e...
Pasditen e djeshme i është dhënë lamtumira e fundit efektivit të Policisë së Kosovës Shaban Hajdarit, një ceremoni ...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për mosdeklarim të saktë të pasuris&eu...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të ri të dal&...
Autoritetet në Kosovë njoftuan se i kanë ndaluar dy zyrtarë të Ministrisë së Brendshme nën dyshimin se kanë anashka...