'Isha në një festë në Shqipëri...'/ Violinisti shqiptar u kap me 1 mln euro kokainë, gjykata e dënon me burg dhe gjobë të majme
Të premten, më 9 tetor, gjykata e Nicës në Francë dënoi një muzikant me katër vjet burg, një prej të cilave ...
Të premten, më 9 tetor, gjykata e Nicës në Francë dënoi një muzikant me katër vjet burg, një prej të cilave ...
Një aksident u regjistrua mbrëmjen e sotme në lagjen 18 Shtatori pranë Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, kur ...
Tre persona të armatosur janë arrestuar dje në Lezhë, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një vrasje. Operacioni i ...
Evropa kundër afrimit Trump-Putin për naftën ruse, Brukseli, Berlini dhe Londra këmbëngulin te sanksionet ndaj Moskës Një me...
Pasditen e nxehtë të 26 gushtit, ndërsa dielli po perëndonte mbi plazhin e Durrësit, një Audi i zi u bllokua nga disa makina t&eum...
Me dy vendime të njëpasnjëshme brenda një jave, kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i heqë Bashkisë së Tiranës k...
Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Capriolo të Italisë, pasi tentoi t’i shpëtonte kontrollit të kara...
Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit n...
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë ...
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Korçës ishte dj...
Autoritetet në Kosovë e kanë dërguar në paraburgim një burrë nën dyshimin për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri, si dhe kanë konfiskuar armë gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij disa orë pas incidentit që shkaktoi zemërim në vend të premten.
I dyshuari, 38 vjeç, dyshohet se e vrau bashkëshorten e vet 27-vjeçare, vëllain e bashkëshortes, 31 vjeç, si dhe e plagosi rëndë djalin e xhaxhait të bashkëshortes së tij, 48 vjeç, sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë së Kosovës.
Derisa motivet e vrasjes së dyfishtë vazhdojnë të mbetet të panjohura, autoritetet ligjzbatuese thanë se gjetën armë shtesë në shtëpinë e të dyshuarit, i cili, sipas tyre, nuk ka të kaluar kriminale
Si ndodhi ngjarja?
Policia tha se të premten rreth orës 14:25 pranoi thirrje për të shtëna më armë në fshatin Livoç i Ulët, në Gjilan, dhe kur mbërriti në vendngjarje e gjeti të pa shenja jete brenda një automjeti burrin 31-vjeçar, i identifikuar me inicialet E.B.
Ndërsa, gruaja 27-vjeçare, me inicialet N.B., ishte sjellë pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, pasi plagëve të pësuara prej të shtënave nga i njëjti i dyshuar.
I plagosuri, i identifikuar si M.B, po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), tha prokuroria në Gjilan të premten pak para mesnatës. Policia bëri të ditur të premten se i dyshuari, i identifikuar si V.R., u vetëdorëzua para autoriteteve.
Ai është dërguar në paraburgim teksa autoritetet po i vazhdojnë hetimet për dy vepra penale për të cilat dyshohet ai: vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Armë pa leje
Policia tha se në dy vende të ngjarjes ka sekuestruar katër fishekë, 21 gëzhoja dhe pesë predha, si dhe brenda veturës së të dyshuarit ka sekuestruar një revole, me të cilën dyshohet se ishte kryer vrasja.
Revolja kishte leje të skaduar, sipas Policisë.
Gjatë bastisje në shtëpitë dhe pronat e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata me leje të skaduar, një revole pa leje, një armë pneumatike, 520 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe 1600 diabolla të pushkës pneumatike, thuhet në njoftim.
“Gjithashtu si prova materiale janë sekuestruar edhe disa telefona celularë dhe DVR të kamerave”, theksoi Policia.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Gjilan tha se revolja me të cilën dyshohet se i pandehuri kreu vrasjet është e tipit “Bereta”, dhe kishte leje të skaduar.
Prokuroria tha se i dyshuari nuk ka të kaluar kriminale dhe nuk ka pasur ndonjë rast të raportuar për dhunë në familje.
Reagimet
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, tha se e mori lajmin “me dhimbje të thellë” dhe i shprehu “ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të plagosurin”.
“Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut. Askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes”, tha Shiroka Pula, sipas një komunikate të Presidencës së Kosovës.
Ajo u bëri thirrje organeve të drejtësisë ta hetojnë këtë rast “me përkushtim të plotë, t’i zbardhin të gjitha rrethanat dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë”.
Kjo vrasje vjen më pak se një muaj pasi një burrë u arrestua për vrasjen e motrës dhe plagosjen e nënës në shtator në Prizren.
Ndërkohë, në gusht u vranë dy gra: një 25-vjeçare shtatzënë dhe një 80-vjeçare. Për të dyja vrasjet dyshohen bashkëshortët e viktimave – njëri 26 dhe tjetri 81 vjeç.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se ndihet e “tronditur nga lajmi për vrasjen e një gruaje dhe një burri, si dhe plagosjen e një personi tjetër”.
“Dy jetë të humbura dhunshëm dhe familje që sot po përballen me një dhimbje të madhe”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se e premtja ishte “ditë e kobshme”.
“Edhe një grua u vra nga bashkëshorti i saj. Edhe një familje u godit nga një tragjedi e pariparueshme”, shprehu ajo, njoftoi Ministria e Drejtësisë.
Gërvalla theksoi se parandalimi i dhunës dhe mbrojtja e jetës së grave kërkojnë veprim dhe përgjegjësi të vazhdueshme, jo vetëm reagim pas tragjedive.
Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë të premten në Tiranë se Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë politikë...
Ambasada amerikane në Prishtinë ka mirëpritur zgjedhjen e Justinа Shiroka Pulës në postin e presidentes së Republikës së...
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për biznesmenin Valon Lluka, ish-drejtues i kompanisë Ma...
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se autoritetet serbe ua kanë ndaluar hyrjen në Serbi tri deputeteve të...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të premte, ku një konflikt familjar ka përfunduar me dy të v...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit serb Aleksandër Vu&cc...
Familjet e dy të rinjve nga Kosova, të cilët humbën jetën në një aksident trafiku në Itali, kanë përfituar g...
Valon Ramushi dyshohet se qëndron prapa vrasjes së dyfishtë që ndodhi sot në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku mbet...
Është identifikuar personi i dyshuar për ngjarjen e rëndë që tronditi Gjilanin, ku dy persona mbetën të vrarë dhe n...
Një grua ka humbur jetën dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri të regjistruara pasdit...