MAQEDONI E VERIUT- Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut ka shfuqizuar një vendim të Komunës së Tetovës, duke ndryshuar emrat e disa rrugëve që ishin vendosur që në vitin 2007, me vendim të Këshillit të Komunës së Tetovës. Vendimi është miratuar me 5 vota “pro”, ndërsa dy gjyqtarët shqiptarë dhe ai turk kanë votuar “kundër”.
Iniciativa për shqyrtimin e çështjes ishte dorëzuar nga Lidhja e Luftëtarëve nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste e Maqedonisë 1941–1945, e cila argumentoi se ndryshimi i emërtimeve ishte bërë pa pëlqimin e Qeverisë, në kundërshtim me ligjin që rregullon emërtimin e rrugëve, shesheve dhe objekteve infrastrukturore.
Në fokus të vendimit janë emra si “Iliria”, “Dëshmorët e Kombit”, “Dervish Cara” dhe “Kongresi i Manastirit”. Për një pjesë të shqiptarëve të Tetovës, këto emërtime konsiderohen simbol i procesit të përfaqësimit më të drejtë të historisë dhe identitetit shqiptar në hapësirën publike pas Marrëveshja e Ohrit.
Emrat e vjetër do tu rikthehen edhe rrugëve “Kongresi i Manastirit”, “Dëshmorët e Kombit” dhe “Krushevska Republika” dhe do të quhen sipas politikanit dhe udhëheqësit ushtarak jugosllav, Ivo Llolla Ribar. Në listë janë edhe dy rrugë që mbajnë emrat e dy figurave të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Abdyl dhe Sami Frashëri, tanimë këto emra do të zëvendësohen me emrat e vjetër të diktatorit rus “Lenin” dhe partizanit “Radovan Coniq”. Do të hiqet edhe emri i rrugës “Metodija Andonov Çento”, ndërsa tani do të quhet sipas partizanit slloven Boris Kidriç.
Vendimi ka nxitur reagime të ashpra nga partitë shqiptare. Bashkimi Demokratik për Integrim e ka cilësuar zhvillimin si pjesë të një fushate kundër arritjeve politike të shqiptarëve, ndërsa Arbër Ademi ka deklaruar se bëhet fjalë për një “Gjykatë destabilizuese” dhe për një kthim prapa në kohë.
Lidhur me këtë zhvillim, ka reaguar edhe ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka cilësuar vendimin si ‘një ditë e zezë për shqiptarët’. Duke akuzuar Bilall Kasamin dhe VLEN-in se kanë punuar kundër interesave të shqiptarëve, Osmani shkruan se vendimi i sotëm është një goditje ndaj identitetit shqiptar. Ai vijoi më tej duke treguar se sheshi ‘Iliria’ do të marrë emrin që ka pasur më parë, ‘Marshal Tito’.
Reagimi i Osmanit:
DITË E ZEZË PËR SHQIPTARËT. Gjykata Kushtetuese anuloi vendimin për emërtimet e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, duke rikthyer emrin “Marshal Tito” në vend të sheshit “Iliria”. Një tjetër goditje ndaj identitetit shqiptar. Një tjetër plagë mbi të ardhmen e përbashkët. Një tjetër hap prapa për këtë vend. Në fund, Bilall Kasami duhet të jetë i lumtur. Dikur shkruante poezi për Titon. Sot, Tito u kthye në Tetovë gjatë qeverisjes së tij dhe VVLEN-it. Shqiptarët nuk do ta harrojnë.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
17 Qershor10:40
Vetëvendosje siguron edhe ulësen e 53-të në Kuvend, LDK-ja humb një
Kur kanë mbetur vetëm edhe tetë kuti votimi për t’u numëruar nga votat me postë, Lëvizjes Vetëvendosje i ës...
KOSOVA
17 Qershor09:16
Pas 27 vitesh pa pagesë, veriu i Kosovës hyn në sistemin e faturimit të ujit!
Për gati tri dekada, uji në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës është konsumuar pa u faturuar. Tani...
KOSOVA
16 Qershor23:30
Vetëvendosje thellon rezultatin, siguron edhe një mandat deputeti
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e partive politike ndërkohë që po numërohen votat me postë.
Lë...
KOSOVA
16 Qershor10:39
SHBA-ja paralajmëron ndryshime në kontributin e saj në misionin e NATO-s në Kosovë
Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, në kuadë...
KOSOVA
15 Qershor23:34
VV rrit numrin e mandateve në Kuvend, shkon në 52
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar një ulëse shtesë në Kuvendin e Kosovës, duke arritur në 52 mandate pas përditë...
KOSOVA
15 Qershor17:20
Vjehrra e nxjerr nga furgoni dhe e përplas në tokë, 28-vjeçarja përfundon në spital
Nga “nuk ma pëlqen si e mban shtëpinë” te “hajde dalim pak jashtë ta sqarojmë”. Kështu duket se ka pë...
KOSOVA
15 Qershor15:55
Numërohen 40% e votave me postë/ Vetëvendosje merr 70% të mbështetjes së diasporës
Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit ka hyrë në ditën e tetë, ndërsa në Qendrën e Numër...
KOSOVA
15 Qershor09:46
Gjykata Themelore në Kosovë dënon me burg një person për spiunazh ndaj Serbisë, ish-pjesëtar i ISIS
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Hysri Selimin, ish-pjesëtar i ISIS, duke e dënuar me 6 vite burg për spiunazh n&eum...
KOSOVA
14 Qershor22:23
Emri/ Djali i vetëm i familjes mbetet i vrarë pas konfliktit me djalin me djalin e xhaxhait
Detaje të reja dhe prekëse kanë dalë në dritë pas ngjarjes tragjike që tronditi fshatin Kobaj, ku humbi jetën Albian Osm...
KOSOVA
14 Qershor16:04
Pesë të arrestuarit për Masakrën e 'Reçakut II', ishin pjesëtarë të MPB-së serbe
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë dhënë detaje në një konferencë për media lidhur me arrestimin e pesë...