
Prokuroria Themelore në Ferizaj, departamenti për të mitur, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për një të mitur i cili dyshohet për vepra penale “kontrabandim me migrantë”.
Ai aktualisht është në mbajtje prej 24 orëve.
Policia kishte njoftuar më herët se më 21 tetor, e kishte arrestuar të miturin, shtetas të Serbisë, pasi ishte ndaluar nga policia dhe me të kishin qenë edhe pesë shtetas kinezë që ishin nisur drejt Maqedonisë së Veriut.
Pesë shtetasit kinezë janë dëbuar për në Serbi, thanë autoritetet.
Si ndodhi ngjarja?
Përmes një njoftimi, Prokuroria në Ferizaj tha se dyshohet që më 21 tetor, rreth orës 20:20, në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit, i mituri me qëllim të kontrabandimit me migrantë kishte organizuar kalimin e kufirit të migrantëve të paligjshëm, përkatësisht të pesë shtetasve kinezë, duke kaluar pikën kufitare Kosovë-Maqedoni të Veriut.
Fillimisht, sipas Prokurorisë, i mituri ishte takuar dhe kishte komunikuar me personat në fjalë në shtetin e Serbisë dhe “kishin bërë marrëveshje që për secilin person të marrë pagesë në vlerë prej 20.00 euro, e më pas i merr personat në fjalë nga shteti i Serbisë hyjnë në shtetin e Kosovës, ku i mituri siguron një automjet, ku e drejton një person deri më tani i panjohur, dhe i fusin në veturë që të gjithë, e më pas të njëjtit i dërgon në drejtim të shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, saktësisht tek vija kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut”.
Njësitë patrulluese kufitare kishin hasur në këta persona dhe i kishin shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik, ku i mituri është arrestuar.
Në fillim të tetorit, në Serbi një shtetas kinez vdiq pasi anija me të cilin ai dhe disa kinezë të tjerë po tentonin të kalonin lumin Danub u përmbyt. Autoritetet serbe e kishin kualifikuar këtë ngjarje si vepër penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerëz.
Sipas informacioneve jozyrtare, në bordin e anijes që u përmbyt ndodheshin dhjetë shtetas kinezë dhe një shtetas serb.
Ndërkaq, Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime të ndryshme me burgim dhe gjobë për veprën penale të kontrabandimit me migrantë.
Sipas rregullave në Kosovë, një migrant mund të qëndrojë në vend vetëm 15 ditë, pa u lajmëruar tek autoritetet e rendit.
Pas 15 ditësh, ai duhet të aplikojë për statusin e azilkërkuesit - në të kundërtën duhet të largohet nga territori i Kosovës. Për ta fituar statusin e azilit, duhen disa muaj kohë./REL
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
22 Tetor16:18
E akuzon se falsifikoi dokumente për kontrabandistë njerëzish, Britania sanksionon rrjetin kosovar
Britania ka sanksionuar ato që i ka quajtur banda kriminale nga Ballkani Perëndimor, përfshirë një në Kosovë, të cilat...
KOSOVA
22 Tetor16:13
Ngacmoi sek*ualisht nxënëset, dënohet me 1 vit e 4 muaj burg ish-mësuesi monstër
Faik Kadriu, ish-arsimtar i Gjuhës Angleze në shkollën fillore të mesme të ulët “Andon Zako Çajupi” në V...
KOSOVA
22 Tetor14:56
Kërkesa për rivotim në Junik, Supremja i kërkon PZAP-së ta shqyrtojë
Gjykata Supreme ka pranuar ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke i kërkuar Panelit Zgjedhor për Anke...
KOSOVA
22 Tetor14:42
Çmimi i naftës bie në bursë, por në Kosovë mbetet i pandryshuara
Çmimet e derivateve të naftës kanë rënë nën 61 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare ...
KOSOVA
22 Tetor11:33
Belgjika shpreh interesim për shfrytëzimin e burgjeve të Kosovës, mund të marrë me qira një godinë
Belgjika ka shprehur interesim për t’i marrë në shfrytëzim institucionet korrektuese në Kosovë, tha të mërkur&eu...
KOSOVA
22 Tetor09:18
Kosovë Serbi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, akuza të ndërsjella midis palëve
Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë, Donika Gërvalla dhe Marko Gjuriq, këmbyen akuza të ndërsjel...
KOSOVA
22 Tetor09:03
Azilkërkuesit e refuzuar nga Britania, Kurti shpreh gatishmëri që t’i strehojë Kosova
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmëri që vendi i tij t’i strehojë azilkërkuesit e ref...
KOSOVA
21 Tetor21:53
Kosova vendi i parë në Ballkan që do të presë kampe emigrantësh nga Britania e Madhe. Kurti: E ndjejmë detyrim
Kosova ndjen një “detyrë politike” për të përpunuar migrantët e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, nëse prob...
KOSOVA
21 Tetor19:14
“Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë”, Albin Kurti flet për herë të parë për zgjedhje të reja pa u mbyllur ende ato komunale
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se partia e tij Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgj...
KOSOVA
21 Tetor18:37
Britania dhe Franca në OKB: Kosova duhet njohur ndërkombëtarisht, kriminelët e Banjskës të gjykohen
Britania e Madhe ka bërë thirrje ndaj shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që ende nuk e kanë njohur pavarësinë...