Kroacia ka sinjalizuar rritjen e pranisë së saj ushtarake në misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR), në kuadër të rishikimeve të kapaciteteve të Aleancës dhe kërkesës për rritje të kontributit të vendeve anëtare në Ballkanin Perëndimor.
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur NATO po shqyrton uljen e përgjithshme të numrit të trupave në Kosovë dhe rikonfigurimin e misionit përballë sfidave të reja të sigurisë në rajon.
“Shtetet janë pajtuar se misioni kryesor është mbrojtja e Kroacisë dhe aleatëve të tjerë nga kërcënimet ajrore dhe raketore, nga çdo drejtim”, ka njoftuar NATO.
Përgatitjet për samitin e NATO-s më 7 dhe 8 korrik në Ankara të Turqisë kanë hyrë në fazën përfundimtare pas takimit të djeshëm të ministrave të mbrojtjes në selinë e NATO-s në Bruksel, që do të thotë se së shpejti nis edhe koordinimi i brendshëm në Kroaci, ose përpjekja për koordinim, mes Zyrës së Presidentit të Republikës Zoran Milanoviq, Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes (MORH) dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme (MVEP), të cilat kanë marrë pjesë në përgatitjen e samitit dhe në zbatimin e të gjitha objektivave të dakorduara brenda NATO-s.
Samiti në Ankara, sipas të gjitha gjasave, do të jetë një mundësi e re për presidentin amerikan Donald Trump që të ushtrojë presion mbi aleatët evropianë, të cilët ai i konsideron se nuk po i përmbushin objektivat e tij të mëparshme për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, por edhe një mundësi për të treguar se si aleatët evropianë do të kompensojnë numrin e ushtarëve dhe kapaciteteve mbrojtëse që i mungojnë Evropës pas tërheqjes së paralajmëruar amerikane nga mbrojtja konvencionale e kontinentit, raporton “VecernjiList”.
Testi amerikan për BE-në
Ndërsa burime diplomatike të huaja thonë jozyrtarisht se disa aleatë evropianë tashmë kanë filluar të komunikojnë se si mund të kontribuojnë në mbushjen e boshllëkut që do të krijohej pas tërheqjes së pjesshme amerikane nga Evropa, ministri i Mbrojtjes Ivan Anušiq në një deklaratë për gazetarët në Bruksel ka lënë të kuptohet se Kroacia po ofron rritjen e numrit të ushtarëve të saj në misionin e NATO-s KFOR në Kosovë.
Gjenerali amerikan Alexus G. Grynkewich, komandanti i NATO-s për Evropën (SACEUR), një javë më parë ka zbuluar se po planifikohet zvogëlimi i numrit të KFOR-it në Kosovë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka sqaruar të mërkurën se numri i trupave në Kosovë nga rreth 4700 sa është aktualisht, do të ulet në nivelin që ka qenë para vitit 2023, rreth 3000–3500 ushtarë. Megjithatë, Kroacia është e gatshme të rrisë numrin e ushtarëve të saj në KFOR.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth u ka theksuar përsëri kolegëve të tij në NATO se prania amerikane në Evropë po zvogëlohet dhe se nga aleatët evropianë pritet “të angazhohen dhe të bëjnë pjesën e tyre”, ndërsa SHBA “do të mbajë nën vëzhgim aleatët dhe do të shohë kush po e bën këtë dhe kush thotë ‘jo’, ‘ndoshta’ ose ‘le të presim e të shohim’”. Hegseth ka theksuar se disa aleatë do të “dështojnë” në këtë test të ri amerikan, ndërsa disa të tjerë do ta “kalojnë me sukses të shkëlqyer”.
Në fjalimin e tij ai ka përmendur gjithashtu se disa aleatë evropianë i kanë kthyer shpinën Amerikës gjatë luftës me Iranin, ndërsa të tjerë “e kanë kuptuar mesazhin dhe janë përpjekur ju e dini kush jeni, dhe këtë e vlerësojmë shumë””, kishte thënë ai.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
19 Qershor14:21
Gërvalla kritikon kushtet e LDK-së: Negociatat nuk nisin me ultimatum për projektin e gazit amerikan!
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka pohuar se qeveria ka diskutime me ShBA-në rreth çështjes së...
KOSOVA
18 Qershor12:57
Nis rinumërimi i votave në 185 vendvotime
Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka filluar zbatimi i vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rinumërimi...
KOSOVA
17 Qershor23:49
Eurodeputetët i kërkojnë 5-shes së BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës
Parlamenti Evropian më shumicë e ka miratuar të mërkurën në Bruksel raportin për Kosovën.
Dokumenti shpreh mb&eum...
KOSOVA
17 Qershor23:22
Gabimi në Instagram që “rrëzoi” mbretin e arratisë pas dy dekadash
Në vitin 2002, një i burgosur u arratis nga Burgu i Dubravës dhe u zhduk pa lënë gjurmë.
Për 24 vjet me radhë, ai sfido...
KOSOVA
17 Qershor18:14
GJK ‘trazon’ RMV/ Shfuqizon vendimin e Komunës së Tetovës për emrat e rrugëve
MAQEDONI E VERIUT- Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut ka shfuqizuar një vendim të Komunës së Tetovës, duke ...
KOSOVA
17 Qershor10:40
Vetëvendosje siguron edhe ulësen e 53-të në Kuvend, LDK-ja humb një
Kur kanë mbetur vetëm edhe tetë kuti votimi për t’u numëruar nga votat me postë, Lëvizjes Vetëvendosje i ës...
KOSOVA
17 Qershor09:16
Pas 27 vitesh pa pagesë, veriu i Kosovës hyn në sistemin e faturimit të ujit!
Për gati tri dekada, uji në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës është konsumuar pa u faturuar. Tani...
KOSOVA
16 Qershor23:30
Vetëvendosje thellon rezultatin, siguron edhe një mandat deputeti
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e partive politike ndërkohë që po numërohen votat me postë.
Lë...
KOSOVA
16 Qershor10:39
SHBA-ja paralajmëron ndryshime në kontributin e saj në misionin e NATO-s në Kosovë
Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, në kuadë...
KOSOVA
15 Qershor23:34
VV rrit numrin e mandateve në Kuvend, shkon në 52
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar një ulëse shtesë në Kuvendin e Kosovës, duke arritur në 52 mandate pas përditë...