Të shtënat me armë pranë parcelës me kanabis në Pukë, policia jep detaje
Duke reaguar për ngjarjen në Pukë, Policia e Shkodrës thotë se në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të nj&eu...
Duke reaguar për ngjarjen në Pukë, Policia e Shkodrës thotë se në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të nj&eu...
Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në një zonë të thellë malore të Pukës...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar protestat që prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, duke i cil&e...
Në ditën e 84-t të rezistencës, protestuesit kanë përsëritur kërkesat që, sipas tyre, i bashkojnë në k&eu...
Një rast dhune mes të miturave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të parkut të qytetit në Mitrovicë. Sipas Mit...
Sot shënohet dita e 84-të e protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protestuesit, të mbledhur fillimisht ...
Protesta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë sot në ditën e 84-t, ndërsa protestuesit janë mbledhur s&eum...
Pasditen e 25 korrikut, një supertanker u ankorua në terminalin e naftës Mesaieed në Katar, rreth 40 kilometra në jug të Dohas. ...
Top Channel zbardh të tjera detaje nga dosja hetimore për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ku si autor akuzohet Sokrat Vata. Ky i fundit pa...
Mbi 80 ditë protesta në Shqipëri, nuk kanë pasur ndikim vetëm mbi bulevardin e tiranës në të cilin vërshuan në...
Prokuroria e Shtetit në Qarkun e Splitit ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të akuzuar për spiunazh, përkatësisht ndaj një piloti kroat, që kishte shërbyer në misionin e KFOR-it, dhe partneres së tij serbe.
Sipas aktakuzës, shtetasi kroat, J.I. teksa po shërbente në Forcat e Armatosura të Kroacisë, nga shkurti deri në dhjetor të vitit 2022 vazhdimisht i kishte përcjellë informacione të klasifikuara – në të cilat kishte pasur qasje gjatë punës së tij si pilot – partneres së tij, A.M., shtetase e Serbisë, raporton Index.hr.
Sipas aktakuzës, ai e dinte se partnerja e tij i mblidhte këto informacione për një shtet të huaj, një entitet të huaj ligjor dhe për një person që punonte me ta. Shtetasja serbe akuzohet se më pas këto informacione të siguruara i ka përcjellë në disa adresa të huaja.
Prokuroria në Split i ka propozuar Gjykatës që të vazhdojë masën e paraburgimit për dy të akuzuarit, duke argumentuar se ka rrezik që ata të arratisen. Që të dy gjenden në paraburgim që nga gushti i vitit të kaluar, pasi u arrestuan në Kroaci.
Pas zbulimit të këtij rasti, që fillimisht u bë publik nga media kroate Index, autoritetet në Kosovë shprehën gatishmëri për bashkëpunim për këtë rast me homologët e tyre kroat.
Në fund të gushtit të vitit 2025, Policia e Kosovës kishte bastisur shtëpinë e serbes A.M., në Mitrovicë të Veriut. Në atë kohë, nga Policia e Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se në shtëpinë e saj ishte gjetur një sprej, disa gëzhoja dhe fishekë.
A.M. raportohet se në të kaluarën ka punuar në misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).
Index kishte raportuar se informacionet e siguruara nga piloti kroat, serbja A.M. ja kishte përcjellë anëtarëve të Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit. Sipas këtij mediumi, informacionet konfidenciale kishin të bënin me lëvizjet dhe planet e KFOR-it dhe lëvizjen e serbëve në veri të Kosovës.
Ndërkaq, media kroate, Slobodna Dalmacija raportoi vitin e kaluar se hetuesit kroatë, mbi bazën e një urdhri gjyqësor, kanë kontrolluar pajisjet e tyre mobile dhe komunikimet, ku gjetën mesazhe komprometuese që i shtynë të dyshojnë për spiunazh ndërkombëtar.
Sipas mediave kroate, A.M. kishte transferuar informacionet përmes platformave të enkriptuara.
Kur u zbulua ky rast, nga NATO-ja deklaruan për REL-in se aleanca “i merr me seriozitet” këto akuza, duke shtuar se e ka parësore sigurinë e personelit dhe të misionit të saj në Kosovë dhe “integritetin e informacionit të klasifikuar”.
Në misionin e KFOR-it, nga 4.657 pjesëtarë sa janë aktualisht, 151 janë nga Kroacia.
Lidhur me këtë rast, ekspertët e sigurisë kishin thënë për REL-in se rastet e spiunazhit nga shtetet armiqësore janë të ndërlikuara dhe mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare. Kosova, ndërkaq, viteve të fundit ka kryer arrestime të disa personave të cilët i akuzon për spiunazh në të mirë të Serbisë. Rasti i fundit ndodhi më 13 gusht, kur një shtetas i Kosovës u arrestua nën dyshime për spiunazh në të mirë të Serbisë./REL
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se institucionet e vendit janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in p&...
Dy raste të spiunazhit në Kosovë tregojnë interesimin e Agjencisë së Informacionit të Sigurisë së Serbisë (B...
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, deklaroi se do të ishte “nder” për deputetët e legjislaturës së 11-të q&...
Zbulimi i mbetjeve mortore në Zubin Potok dhe ai i një arsenali armësh ka rikthyer në fokus hetimin e krimeve të luftës dhe &ccedi...
Ka përfunduar procesi i gërmimeve dhe ai i zhvarrosjes së mbetjeve mortore në tri lokacione në Kalludër të Vogël dhe Jab...
Për të shtatën ditë me radhë, Partia Demokratike e Kosovës ka vijuar protestën para objektit të Qeverisë së ...
Në Kosovë është shënuar rritje e dukshme e divorceve. Sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrit Civil, n&e...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën e tij në Debat Plus me Ermal Pandurin, të fundit para shpalljes së a...
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se ekziston dyshimi që një pjesë e arsenalit të armëve t&eum...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se i ka kërkuar sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, që...