NATO këtë javë do të integrojë vendet e saj nordike nën Komandën e Përbashkët të Forcave në Norfolk të Shteteve të Bashkuara, në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë transatlantike dhe për të forcuar pozicionimin e aleancës në veri, tha komandanti kryesor i NATO-s, Alexus Grynkewich, për gazetarët më 4 dhjetor.
Nën strukturën e re, të gjitha vendet nordike do të jenë nën selinë e vendosur në portin e Norfolkut në Virxhinia të SHBA-së, që është e orientuar në mbrojtjen e Atlantikut të Veriut, në vend të disa shteteve në rajon që mbeten nën komandën e NATO-s në Brunsum të Holandës, që është përgjegjëse për krahun verilindor të aleancës.
Finlanda iu bashkua NATO-s në vitin 2023 dhe Suedia në vitin 2024, pasi pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 i shtyu të dy shtetet që të rishikonin strategjitë e tyre kombëtare të sigurisë.
Anëtarësimi i tyre në aleancën ushtarake perëndimore me 32 anëtarë ka forcuar pozicionin e NATO-s në veri dhe në rajonin e Detit Baltik, duke çuar në ristrukturimin e komandës.
“Me rreshtimin e kundërshtarëve tanë në mbarë botën, është e domosdoshme të forcojmë sa më shumë zonën euroatlantike dhe të konsolidojmë pozitën tonë në veri”, tha Grynkewich, gjeneral i Forcave Ajrore të SHBA-së dhe komandant suprem i NATO-s për Evropë. Ai këto deklarata për gazetarë i bëri në selinë ushtarake të aleancës në qytetin belg të Monsit.
“Norfolk është ura strategjike midis Amerikës së Veriut dhe Evropës”, theksoi ai.
Komanda e Norfolkut do të jetë përgjegjëse për Arktikun, Danimarkën, Finlandën, Grenlandën, Islandën, Norvegjinë, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar. /Rel
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
4 Dhjetor14:32
Sulmi ndaj KFOR-it, serbi pranon fajësinë! Lubisha Milkoviç, dënohet me 2 vite burg
Lubisha Milkoviç është dënuar me dy vite burg dhe 14 mijë euro gjobë pasi pranoi fajësinë për sulmet ndaj KFOR-...
KOSOVA
3 Dhjetor23:28
Nga akuzat për tradhti te kërcënimi, të tjera detaje nga vrasja e gruas shqiptare nga bashkëshorti
Një grua u gjet e vdekur në një shtëpi në Pianello Vallesina, një fshat i vogël i Monte Roberto, në provincën e Ank...
KOSOVA
3 Dhjetor21:39
Kryetari republikan i Nënkomisionit për Evropën në SHBA: Serbia ta njohë sovranitetin e Kosovës
Kryetari republikan i Nënkomisionit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, Keith Self, ka vlerësuar se Ballkani Perë...
KOSOVA
3 Dhjetor20:54
Zgjedhjet në Kosovë, Osmani takim me ambasadorin Hargreaves
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti këtë të mërkurë në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar n&eu...
KOSOVA
3 Dhjetor19:50
56-vjeçari shqiptar zhduket pa gjurmë në Austri
Agim Nuredini, shqiptar 56 vjeçar, banues në Wels të Austrisë që nga dita e shtunë është shpallur i zhdukur. Për ...
KOSOVA
3 Dhjetor14:19
Lista Serbe nuk u certifikua për zgjedhjet e 28 dhjetorit, BE: Politizimi i KQZ-së, i dëmshëm për Kosovën
Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka shprehur keqardhje për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë p&e...
KOSOVA
3 Dhjetor14:18
Moscertifikimi i Listës Serbe, ambasada e SHBA e ashpër me Vetëvendosjen: Dritëshkurtër e përçarëse
Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar me forcë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë për të mo...
KOSOVA
3 Dhjetor13:51
Pas më shumë se një jave në protestë, rikthehet transporti publik në Kosovë
Autobusët e transportit publik e rifilluan punën të mërkurën në mëngjes në Prishtinë, më shumë se nj&eu...
KOSOVA
3 Dhjetor07:45
Kosova voton më 28 dhjetor: KQZ ende s’ka para, shteti pa buxhet të miratuar
Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor, por pa buxhet të miratuar dhe pa mjete për organizimin e tyre.
Qe...
KOSOVA
2 Dhjetor20:36
KQZ-ja nuk e certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kos...