Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

Hetuesit policorë kanë kryer bastisje në komunën e Zveçanit dhe Zubin Potokut më 19 tetor, njoftuan autoritetet. Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe ka pretenduar se gjatë këtij operacioni janë arrestuar shtatë serbë.
Megjithatë, autoritetet në Kosovë ende nuk kanë njoftuar për të arrestuar në operacionin që nisi në orët e hershme të së dielës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila ka parashtruar kërkesën në gjykatë për këtë operacione, janë bastisur nëntë lokacione në këto dy komuna nën dyshimin e kryerjeve të veprave penale: “rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to, vrasje e rëndë dhe sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
“Publiku do të njoftohet me detaje, pas përfundimit të operacionit”, u tha në njoftimin e publikuar mëngjesin e 19 tetorit.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se shtatë bastisje janë kryer në Zubin Potok dhe dy në Zveçan.
Serbia: Operacioni në veri synon krijimin e trazirave
Zyra për Kosovë në Qeverinë serbe tha se në operacionin në veri janë arrestuar shtatë serbë.
Nga kjo zyrë thanë se operacioni policor, që nisi në orët e hershme të së dielës, synon “frikësimin dhe krijimin e trazirave në mesin e familjeve serbe që kanë jetuar në këto zona për dekada të tëra”.
“Kjo ka të bëjë me hakmarrjen e [kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti kundër popullatës serbe në veri të Kosovës për shkak të fitore së serbëve në zgjedhjet e fundit [lokale], por edhe për shkak të nervozizmit të Prishtinës pas dështimit në zgjedhje, të cilin Kurti dëshiron ta kompensojë në kurriz të popullit serb”, u tha në njoftimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe.
Zveçani dhe Zubin Potoku, janë dy nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Në këto komuna, viteve të fundit ka pasur tensione dhe më 2023, në këtë zonë kishte pasur protesta të serbëve lokalë kundër kryetarëve shqiptarë të komunave.
Protestat më 2023 kulmuan me përplasjen mes protestuesve dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, në Zveçan më 29 maj. Gjatë kësaj përplasjeje u lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe protestues. NATO-ja vazhdimisht ka kërkuar që përgjegjësit për dhunën të përballen me drejtësinë.
Në shtator të po atij viti në Banjskë të Zveçanit, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter.
Kosova e konsideron këtë si sulm terrorist dhe për të e fajëson Serbinë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Kosova ka ngritur aktakuzë ndaj tij dhe personave të tjerë që dyshohen për këtë rast, por vetëm ndaj tre personave po zhvillohet gjykimi pasi të tjerët janë të paarritshëm për autoritetet e Kosovës.
Kosova kërkon që Serbia të dorëzojë Radoiçiqin dhe të dyshuarit e tjerë për Banjskën, teksa bashkësia ndërkombëtare kërkon që ata të përballen me drejtësi./REL
Richard Grenell, emisari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka kërkuar që të ndalet...
Regjisori i njohur dhe bashkëpunëtori shumëvjeçar i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Atdhe Gashi, ka ndërruar jetë ...
Tre shtetas të Serbisë janë sulmuar fizikisht në orët e para të mëngjesit të 18 tetorit, ndërsa ndodheshin në...
Të dielën e kaluar, qytetarët e Kosovës iu drejtuan kutive të votimit për herë të dytë këtë vit, kë...
Janë publikuar pamje nga aksioni i gjerë i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili po zhvillohet në komu...
Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj një burri që akuzohet për therjen me thikë të bashkëshorte...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndërmarrë sot në mëngjes një operacion të gjerë policor në komunat e Zubin Potok...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të premten, pesë anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve kanë pësuar n...
Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni i parë i Bashkimit Evropian që ka vendosur të pranoj&eum...
Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë është cilësuar rasti i djeshëm në Prizren ku një burrë ka therur me ...