Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë votuar këtë të dielë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunalë në 80 komuna, plus në qytetin e Shkupit. Votimi filloi në orën 07:00 dhe qendrat e votimit nisën të mbyllen në orën 19:00. Numërimi nis menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve dhe rezultatet e para dalin më pas. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dalja në zgjedhje deri në orën 18:30 ishte 46.65 për qind.
Gjatë procesit, autoritetet nuk kanë raportuar për ndonjë incident serioz. Ndërkaq, gjatë ditës në një konferencë për media ministri i Brendshëm maqedonas, Goce Andreevski, bëri të ditur se dy persona ishin arrestuar në Prilep për shkak të “dhënies së ryshfetit” gjatë procesit zgjedhor. Megjithatë, ministri vlerësoi se procesi është duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe në demokratike. Këto janë zgjedhjet e teta lokale që nga shpallja e pavarësisë së shtetit në vitin 1991. Qytetarët në Maqedoni të Veriut po votuan për herë të dytë brenda më pak se dy vjetësh, pasi vitin e kaluar në prill dhe maj u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Të drejtë vote në zgjedhjet lokale kishin 1.832.415 qytetarë, sipas listës zgjedhore të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Të shtunën votuan të sëmurët dhe personat e tjerë që nuk kishin mundësi të votonin të dielën, personat në shtëpitë e të moshuarve, si dhe ata që ndodhen në paraburgim ose janë duke vuajtur dënimin me burgim.
Në mesin e numrit të përgjithshëm të shtetasve me të drejtë vote ishin edhe 112.000 persona që janë me punë të përkohshme ose qëndrim jashtë vendit, si dhe 2.162 persona në burg ose paraburgim dhe 450 votues nga shtëpitë e të moshuarve. Në gjithë vendin kanë qenë gjithsej 3.480 vendvotime. Për 81 poste të kryetarëve të komunave garuan 309 kandidatë, ndërsa për vendet në këshilla garuan mbi 10.490 kandidatë nga gjithsej 576 lista. Këta kandidatë – pjesëmarrës në zgjedhje – u propozuan nga gjithsej 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, përkatësisht kandidatura të pavarura. Karakteristikë për kandidatët për kryetarë komunash ishte dominimi i burrave, të cilët ishin 277 ose 89.64%, ndërsa gratë ishin vetëm 32, përkatësisht 10.36%.
Vetëm 10% e kandidatëve për kryetarë komunash në Maqedoninë e Veriut janë gra Numrin më të madh të kandidatëve e kishte Qyteti i Shkupit – 16 për kryetar komune dhe 19 lista për këshilltarë. Fushata për këto zgjedhje lokale zgjati 20 ditë – filloi më 29 shtator dhe përfundoi në mesnatën e 17 tetorit, kur filloi edhe heshtja zgjedhore. Për zgjedhjet lokale u akredituan 1.462 vëzhgues, prej tyre 808 vendorë dhe 664 të huaj.
A e hapin zgjedhjet lokale rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut?
Në këtë raund të parë të zgjedhjeve duhet të zgjidhen përbërjet e reja të këshillave komunalë, ndërsa për kryetar komune do të konsiderohet i zgjedhur ai që ka fituar 50 për qind plus një votë, me kusht që në votim të kenë dalë së paku një e treta e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore të komunës përkatëse.
Sipas rregullave, nëse asnjë nga kandidatët nuk e përmbush këtë kusht, mbahet edhe rundi i dytë, ku qytetarët zgjedhin mes dy kandidatëve që kanë fituar më shumë vota. Raundi i dytë është caktuar për 2 nëntor. Buxheti i përgjithshëm që shteti ka ndarë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve lokale arrin në 9 milionë e 760 mijë euro, nga të cilat dy të tretat janë para të destinuara për mediat dhe reklamimin politik të paguar. Përveç kësaj shume, shtohet edhe kompensimi për anëtarët e këshillave zgjedhorë (KZ), si dhe shpenzimet për transportin dhe shpërndarjen e anëtarëve të KZ-ve dhe materialit zgjedhor nga komisionet zgjedhore komunale deri te vendvotimet, pasi këto i mbulojnë vetë pushtetet lokale. Shtatë zgjedhjet e mëparshme lokale në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur në vitet: 1996, 2000, 2005, 2009, 2013, 2017 dhe 2021./rel
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se kanë përfunduar aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit për zgjedhjet lokale t&eu...
Hetuesit policorë kanë kryer bastisje në komunën e Zveçanit dhe Zubin Potokut më 19 tetor, njoftuan autoritetet. Zyra për...
Richard Grenell, emisari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka kërkuar që të ndalet...
Regjisori i njohur dhe bashkëpunëtori shumëvjeçar i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Atdhe Gashi, ka ndërruar jetë ...
Tre shtetas të Serbisë janë sulmuar fizikisht në orët e para të mëngjesit të 18 tetorit, ndërsa ndodheshin në...
Të dielën e kaluar, qytetarët e Kosovës iu drejtuan kutive të votimit për herë të dytë këtë vit, kë...
Janë publikuar pamje nga aksioni i gjerë i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili po zhvillohet në komu...
Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj një burri që akuzohet për therjen me thikë të bashkëshorte...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndërmarrë sot në mëngjes një operacion të gjerë policor në komunat e Zubin Potok...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të premten, pesë anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve kanë pësuar n...