Gjatë prindërimit, ndoshta nuk ka asgjë më të rëndësishme se komunikimi me fëmijën. Shpesh, përmes disa pyetjeve që në pamje të parë duken të thjeshta apo të parëndësishme, mund të zhvilloni imagjinatën e të voglit tuaj dhe njëkohësisht të zbuloni më shumë për mendimet, ndjenjat dhe mënyrën si e sheh botën.
Për këtë arsye, më poshtë kemi përgatitur një listë pyetjesh që mund t’ia bëni fëmijës suaj që tani - pyetje që mund të nisin biseda interesante dhe të krijojnë një lidhje më të fortë mes jush. Në vend të kësaj pyetjeje të zakonshme, mund të provoni disa alternativa që e nxisin fëmijën të tregojë më shumë:
1. Çfarë mësove sot?
2. Çfarë të bëri të qeshje sot?
3. Ndihmove dikë gjatë ditës?
4. Çfarë të habiti sot?
5. U mërzite për ndonjë gjë?
6. Çfarë luajte me miqtë e tu?
7. Cili mësues të pëlqen më shumë dhe pse?
8. Ndodhi ndonjë situatë e pakëndshme sot?
9. Çfarë të acaroi gjatë ditës?
10. Me çfarë e pate më të vështirë këtë javë?
Pyetje që zhvillojnë mendimin krijues
Disa pyetje mund të ndihmojnë edhe në zhvillimin e imagjinatës së fëmijës:
1. Nëse do të kishe një llambë magjike, cilat dëshira do të realizoje?
2. Çfarë shpikjeje mendon se i duhet botës sot?
3. Nëse do të mund t’i bëje një pyetje një kafshe të egër, çfarë do ta pyesje?
4. Cila kafshë mendon se do të ishte më e mira për të drejtuar një makinë?
5. Nëse nga qielli do të binte ushqim, çfarë do të doje të ishte?
Pyetje që zbulojnë botën e brendshme të fëmijës
Këto pyetje mund t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë personalitetin dhe ndjenjat e tij:
1. Cilat janë pesë fjalët që të përshkruajnë më mirë?
2. Çfarë të pëlqen më shumë te vetja? Po çfarë nuk të pëlqen?
3. Nëse do të jetoje si një tjetër person për një ditë, kë do zgjidhje?
4. Cili aktivitet të bën më të lumtur?
5. Çfarë të frikëson apo të bën të qash?
6. Nëse do të shkruaje një libër, për çfarë do të ishte?
7. Nëse do të hapje një dyqan tëndin, çfarë do të shisje?
8. Çfarë ndjen kur të përqafoj?
9. Çfarë do të bëje nëse dikush të fyen?
10. Nëse bëhesh i famshëm, për çfarë do të doje të njiheshin njerëzit?
Pyetje për jetën dhe mënyrën si funksionon bota
Fëmijët shpesh kanë mendime shumë interesante për tema të mëdha. Mund t’i pyesni edhe për gjëra më filozofike:
1. Pse duhet të shkosh në shkollë?
2. Duhet t’i dëgjosh gjithmonë prindërit?
3. A duhet t’i respektosh gjithmonë të rriturit?
4. A ka të drejtë një njeri të vjedhë ushqim nëse ka shumë uri?
5. A mund të bësh gjithmonë atë që dëshiron?
6. Pse gënjejnë njerëzit?
7. Pse divorcohen njerëzit?
8. Pse disa pinë cigare edhe pse e dinë që janë të dëmshme?
9. Çfarë është dashuria?
10. A mund të jesh gjithmonë i lumtur dhe kurrë i trishtuar?
11. A janë njerëzit të barabartë?
12. A ka një mënyrë për të shmangur luftën?
13. Duhet ta pranosh veten ashtu siç je?
14. A mund ta ndryshosh fatin tënd?
15. Cili është kuptimi i jetës?
Pyetje të tilla mund të ndihmojnë fëmijën të zhvillojë mendimin kritik dhe të kuptojë më mirë ndjesitë e tij si edhe botën që e rrethon.
Artikuj te sugjeruar
LIFESTYLE
16 Mars18:03
VIDEO/ Foshnja sheh për herë të parë binjaken e nënës, reagimi i saj bëhet viral
Në këtë video njëkohësisht prekëse dhe humoristike, një bebe përjeton një moment të pastër konfuzioni n...
LIFESTYLE
16 Mars15:22
6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin mënyra shumë kreative dhe ndonjëh...
LIFESTYLE
16 Mars14:24
A duhet ta hani shtresën e bardhë të një portokalli? Nutricionistët zbulojnë se çfarë përmban ajo
Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të njohur si palcë ose albedo,...
LIFESTYLE
16 Mars13:27
A e dini se çfarë hanë yjet natën e Oscar-it?
Nga picat te salmoni i tymosur dhe statujat e çokollatës të spërkatura me pluhur ari, menyja për festën pas ndarjes së &c...
LIFESTYLE
16 Mars13:24
Në këtë qytet të njohur dritat e verdha janë zëvendësuar me ato të kuqe, por përse?
Së fundmi, shoferët që ngasin natën në rrugët e një qyteti pranë Kopenhagenit janë përballur me një pam...
LIFESTYLE
16 Mars12:38
Drejt fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit: Kur është Nata e Kadrit dhe kur festohet Bajrami?
Gjatë muajit Shkurt dhe Mars, besimtarët pritën muajin e Ramazanit për vitin 2026, përkatësisht 1447 sipas kalendarit Hixhri.
M...
LIFESTYLE
16 Mars10:50
Të jetosh me njerëz të vështirë mund të të plakë më shpejt
Sipas një studimi amerikan, prania e njerëzve stresues në jetën tuaj shoqërohet me plakje më të shpejtë biologjike. Af...
LIFESTYLE
16 Mars08:17
Smartphone për kafshët, teknologjia e re, qentë dhe macet komunikojnë me pronarët
Një pajisje e re teknologjike e prezantuar në panairin ndërkombëtar të teknologjisë “Mobile World Congress” në ...
LIFESTYLE
16 Mars07:14
Horoskopi/ Ndiheni rebelë dhe krijues! Në dashuri, dikush mund t'ju surprizojë
Dashi
Fat dhe gëzim pa fund do keni gjate kësaj dite ne planin sentimental. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse me vone nuk do ...
LIFESTYLE
15 Mars23:16
Sekreti i çifteve të lumtura është ky dhe është më i thjeshtë nga sa mendoni
Shumë çifte, me kalimin e kohës, përfundojnë duke hyrë në rutinë. Nuk ka patjetër grindje të mëdha ap...