'Rama sillet si pashai i këtij vendi', Këlliçi: Fyen gratë, fyen të rinjtë, fyen qytetarët, bullizon, është arrogant
Tensionet politike në vend kanë arritur një nivel të ri, teksa përfaqësues të opozitës kanë denoncuar ashpër...
Tensionet politike në vend kanë arritur një nivel të ri, teksa përfaqësues të opozitës kanë denoncuar ashpër...
Mund të mos ketë një supertifoz më simpatik të Kupës së Botës se ai që endet rrugëve të ...
Në shtator të vitit 2020, Isa Aliu, 54 vjeç nga Elbasani, shkëmbeu një makinë për një tokë me vlerë 4.1 mi...
Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka reaguar në lidhje me atë çka po ndodh në Shqipëri, ku qytetarët janë ngritur n...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkoh&e...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për taksën e re te pasuritë e paluajtshme, te banesa e parë, pavarësisht zbritjes ...
Qytetarët shqiptarë do të zbresin sërish sot në shesh e rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka hedhur poshtë kritikat se lufta me Iranin zbuloi kufijtë e aftësisë së tij për të ush...
Konsumatorët shqiptarë e paguan karburantin 10.5% më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2025. Të dhënat jan...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti...

Ndryshimet në mënyrën se si flemë gjatë jetës nuk lidhen vetëm me zakonet apo stilin e jetesës, por janë të lidhura ngushtë me orën tonë biologjike. Nëse të moshuarit zgjohen shumë herët në mëngjes, ndërsa adoleshentët e kanë të vështirë të ngrihen nga gjumi, shkenca shpjegon se këto dallime lidhen me ndryshimet që pëson trupi dhe truri me kalimin e viteve.
Ekspertët theksojnë se cikli i gjumit ndryshon natyrshëm me moshën, duke ndikuar jo vetëm në orën kur biem për të fjetur, por edhe në cilësinë dhe kohëzgjatjen e pushimit.
Sipas Cindy Lustig, profesoreshë psikologjie në Universitetin e Miçiganit, ndryshimet në gjumë nuk kanë një shkak të vetëm, por janë rezultat i disa faktorëve të ndërlidhur që ndikojnë në funksionimin e trupit.
Me kalimin e viteve, truri bëhet më pak i ndjeshëm ndaj stimujve që rregullojnë ritmin e përditshëm, si drita, errësira, ushqimi, aktivitetet sociale dhe lëvizja fizike. Këta faktorë ndihmojnë organizmin të orientohet në ciklin 24-orësh të ditës.
Dr. Sairam Parthasarathy, drejtor i Qendrës për Gjumin dhe Shkencat Cirkadiane në Universitetin e Shkencave Shëndetësore të Arizonës, shpjegon se me plakjen, truri nuk i percepton më këto sinjale me të njëjtën efikasitet.
Për shembull, tek të rinjtë ora e darkës mund të shërbejë si sinjal se po afron koha e gjumit, ndërsa tek të moshuarit kjo lidhje dobësohet për shkak të konsumimit të nervave që transmetojnë këto sinjale kohore. Si rezultat, të moshuarit lodhen më herët dhe zgjohen më shpejt në mëngjes.
Një tjetër faktor i rëndësishëm që ndikon në ritmin e gjumit është drita dhe mënyra se si perceptohet ajo nga organizmi.
Sipas studiuesve, ndryshimet në shikim që vijnë me moshën zvogëlojnë sasinë e dritës që arrin në tru, duke ndikuar drejtpërdrejt në rregullimin e orës biologjike. Ky fenomen është edhe më i theksuar tek personat me katarakt, një gjendje që prek më shumë se gjysmën e njerëzve mbi moshën 80 vjeç.
Kur sasia e dritës që hyn në sy zvogëlohet, truri mund të “mendojë” se dielli ka perënduar më herët, duke nxitur prodhimin e melatoninës hormonit të gjumit më shpejt se zakonisht. Kjo bën që të moshuarit të ndihen të përgjumur herët në mbrëmje dhe të zgjohen më herët në mëngjes.
Ekspertët theksojnë se në disa raste trajtimi i problemeve të shikimit, si heqja e kataraktit, mund të përmirësojë cilësinë e gjumit duke lejuar që sinjalet e dritës të arrijnë më mirë në tru.
Specialistët sugjerojnë disa mënyra praktike për të përmirësuar cilësinë e gjumit dhe për të rregulluar ritmin biologjik:
Ekspozohuni më shumë ndaj dritës në pasdite. Mjediset e ndritshme në fund të ditës mund të ndihmojnë në vonimin e prodhimit të melatoninës dhe në përmirësimin e ciklit të gjumit. Ecja para perëndimit të diellit, leximi në një ekran të ndritshëm ose përdorimi i ndriçimit të fortë në shtëpi mund të jenë të dobishme.
Synoni rreth dy orë ekspozim ndaj dritës dhe mbani dritat ndezur edhe pas perëndimit të diellit për të rregulluar orën biologjike.
Shmangni alkoolin para gjumit, pasi megjithëse mund të ndihmojë për të fjetur më shpejt, ai ndikon negativisht në cilësinë e gjumit.
Forconi zakonet e shëndetshme, si aktiviteti fizik i rregullt dhe ekspozimi ndaj dritës natyrale në mëngjes, për të stabilizuar ritmin cirkadian.
Ekspertët theksojnë se ndryshimet në gjumë janë pjesë normale e procesit të plakjes, por përmes zakoneve të shëndetshme dhe kujdesit ndaj stilit të jetesës, është e mundur të përmirësohet cilësia e pushimit në çdo moshë.
Kamerat e sigurisë, filmuan gjatë natës një fantazmë, e cila kaloi mes për mes rrugës me makina, por pa u vënë re...
Dashi Edhe një natë e qetë mund të shndërrohet në një aventurë të çmendur. Jeta juaj shoqërore ë...
Në fund të fundit, a ndryshojnë njerëzit apo jo? Ideja që personaliteti i një personi është i qëndrueshëm gjat...
Manjit Sangha, 56 vjeç, kaloi 32 javë në spital dhe pësoi gjashtë arreste kardiake, pasi një rast i rëndë sepsisi e de...
Në La Spezia, një i burgosur dyshohet se gëlltiti një mikrotelefon celular dhe kokrriza kokaine përpara se të kthehej në burg...
Shkencëtarët në Angli po ekzaminonin trupin e një 78-vjeçari në vitin 2024, kur zbuluan diçka vërtet të pazakon...
Çfarë ndodh nëse një përdorues i thotë ChatGPT se ka ndërmend të kryejë një krim ? Aplikacioni mund të ...
Në një hapësirë të vogël zyre në Qytetin e Gazës, një fëmijë qëndron i palëvizshëm, nd...
Dashi Hëna do të hyjë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar një ditë interesante. Në familje dikush do ju kërkojë ...
Çdo shenjë horoskopi ka mënyrat e veta për të joshur dhe tërhequr partnerin e dëshiruar. Por kur bëhet fjalë p&...