
Shkencëtarët kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të proshutës në supermarkete, pasi sipas tyre lidhen me mbi 50 mijë raste kanceri në zorrë
Një grup shkencëtarësh britanikë po kërkon ndalimin e përdorimit të nitriteve në prodhimin e proshutës dhe “bacon”, pasi këto kimikate janë lidhur me mbi 50,000 raste të kancerit të zorrës së trashë në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas një analize të bazuar në të dhëna nga “Cancer Research UK dhe British Journal of Cancer”, rreth 5,400 raste të reja të kancerit çdo vit shkaktohen nga konsumimi i mishrave të përpunuar. Trajtimi i çdo pacienti i kushton sistemit shëndetësor rreth 59,000 paund, duke e çuar faturën totale të shëndetësisë në mbi 3 miliardë paund gjatë dekadës së fundit.
Nitritet përdoren për të ruajtur ngjyrën rozë dhe jetëgjatësinë e mishrave, por krijojnë substanca kancerogjene të quajtura nitrosamina. Organizata Botërore e Shëndetësisë i klasifikoi produktet e tilla si “kancerogjene të grupit 1”, në të njëjtin nivel rreziku me duhanin dhe azbestin, shkruan A2 CNN.
Profesor Chris Elliott nga Instituti për Sigurinë Ushqimore paralajmëron se qeveria britanike “nuk ka bërë pothuajse asgjë” për të ulur ekspozimin e qytetarëve ndaj këtyre substancave. Ai dhe kolegët e tij i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shëndetësisë, duke kërkuar ndalimin e nitriteve, paralajmërime të qarta në paketim dhe një plan afatgjatë për t’i zëvendësuar me alternativa të sigurta.
Aktualisht, mbi 90% e proshutës të shitur në Britani përmban nitrite, ndërsa variantet “pa kimikate” përbëjnë vetëm 10% të tregut.
Artikuj te sugjeruar
LIFESTYLE
23 Tetor16:59
Ndryshimi i orës, ja si ndikon në shëndetin tonë në mënyrë të drejtpërdrejtë
Ndërrimi i orës, një praktikë që ndodh dy herë në vit, mund të ketë pasoja negative për shëndetin e nje...
LIFESTYLE
24 Tetor16:40
Nëse komplimentet të vënë në siklet, me siguri ke ca nga këto defekte
o të gjithë dinë si të reagojnë kur dëgjojnë diçka të mirë për veten. Një kompliment i thjesht&e...
LIFESTYLE
24 Tetor16:38
Po i shohim Story-t tona pafund, por pse? Psikologët shpjegojnë fenomenin
Të gjithë e bëjmë: postojmë një Story në Instagram dhe pas pak sekondash e shohim përsëri… dhe përs&e...
LIFESTYLE
24 Tetor16:19
Studimi tregon/ Takimet me shokët mund të zvogëlojnë trishtimin deri në 45%
Një studim i Universitetit të Oksfordit ka zbuluar se socializimi me miqtë, sidomos në mjedise relaksuese si “natat me shokët&r...
LIFESTYLE
24 Tetor15:37
Si një grua në Kaliforni fitoi gjyqin falë ChatGPT
Një grua nga Kalifornia, Lynn White, arriti të përmbysë një vendim për dëbim dhe të shmangë gjoba që shkonin...
LIFESTYLE
23 Tetor14:40
'Honda' dallon në 'Wekfest New Jersey 2025', makinat e modifikuara që shkëlqejnë në ekspozita
Wekfest New Jersey 2025 ka mbledhur pasionuar të makinave Honda nga të gjithë rajonin për të shijuar një ditë të mbush...
LIFESTYLE
24 Tetor14:33
"2025 Acura Integra Type S"/ Përballimi i udhëtimeve të gjata me performancë dhe komoditet
Testimi afatgjatë i 2025 Acura Integra Type S ka vazhduar me përditësimin e dytë, ku ekipi i MotorTrend ka shqyrtuar performancën e m...
LIFESTYLE
24 Tetor07:01
Ja çfarë parashikojnë yjet për ju ditën e sotme
DashiParaja dhe kreativiteti janë bashkuar me sukses sot. Mund të fitoni para nga një projekt i përfunduar ose mund të merrni disa pa...
LIFESTYLE
23 Tetor20:33
Nuk do ta besoni, por ja kush janë 3 perime që ndihmojnë mëlçinë tuaj të shërohet
Mëlçia ka aftësinë të funksionojë si një filtër për trupin, i cili pengon shumicën e substancave të r...
LIFESTYLE
23 Tetor17:37
Nga grabitja spektakolare në Luvër përfiton edhe ky prodhues gjerman ashensorësh. Reklama e tyre bëhet virale
Hajdutët që vodhën bizhuteri me vlerë rreth 88 milionë euro (102 milionë dollarë) nga Luvri të dielën (19 tetor) nu...