POLITIKE

'1 mijë arsye për të protestuar'/ Alolli: Rruga 260 mln euro Qukës–Qafë Plloçë simbol i korrupsionit,

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Janar 2026, 19:18
'1 mijë arsye për të protestuar'/ Alolli: Rruga 260 mln

Deputetja Ledina Alolli denoncon aksin Qukës–Qafë Plloçë si simbol korrupsioni dhe dështimi qeveritar.

Ajo thotë se çarja e asfaltit pas shirave dëshmon ndërtim pa standarde dhe rrezik për qytetarët, duke kërkuar verifikim urgjent, transparencë dhe përgjegjësi. Alolli fton qytetarët në protestën e nesërme para Kryeministrisë, ora 17:00.

Reagimi i plotë:

“260 Milionë Euro për "asfaltin elektoralo- propagandistik”

Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë është kthyer sot në simbolin më të qartë të dështimit qeveritar dhe të abuzimit me fondet publike. Prej javësh kemi denoncuar publikisht problematikat e rënda që u shfaqën menjëherë pas reshjeve të shiut, kur rrëshqitjet masive të dherave e bënë këtë segment të papërshkrueshëm, duke e kthyer në një rrezik për jetën e qytetarëve.

Paralajmërimet tona si zakonisht u injoruan, megjithëse nga “Qafë Plloça e korrupsionit”,  tek Kuvendi i Shqipërisë kemi ngritur zërin dhe kemi bërë thirrje që autoritetet të marrin masa për të rehabilituar rrugën dhe për të mos lejuar që kjo rrugë të kthehej në rrezik për jetën e qytetarëve. 

Sot ishte moment tjetër i rrëzimit të “suvatimit propagandistik”, asfalti elektoral  tek loti i dytë i rrugës është çarë në afërsi të kthesës së fshatit Trebinjë, duke vërtetuar se dëmtimet nuk ishin rastësi, por përgjigja për një aferë madhore korruptive që ka sjellë një ndërtim pa standarde, pa kontroll dhe pa përgjegjësi. 
Kjo është  “rrugë e propagandas dhe korrupsionit qeveritar”, e inauguruar me bujë, por që nuk i reziston as dy ditëve shiu.

Një investim prej 260 milionë eurosh për vetëm 43 kilometra, përveç se është një nga aferat më të mëdhaja korruptive të kësaj qeverie, është kthyer në një rrezik permanent të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve. Ky projekt nuk është më çështje politike, është çështje sigurie publike dhe përgjegjësie institucionale. Kërkoj menjëherë verifikim teknik urgjent, transparencë të plotë për kontratën dhe zbatimin e saj, si dhe përgjegjësi ligjore e politike për çdo abuzim me fondet publike. 

Faktet janë mes asfaltit të çarë dhe shkëmbinjve të rrëzuar, ato dëshmojnë se kjo qeveri ka zgjedhur propagandën mbi sigurinë, korrupsionin mbi interesin publik dhe paaftësinë mbi përgjegjësinë.

PËR KËTË DHE 1 MIJË ARSYE TË TJERA, BASHKOHUNI NESËR NË PROTESTËN PARA KRYEMINISTRISË, ORA 17:00!

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve