Rubio i dërgon kabllogram ambasadës amerikane në Tiranë: Duam informacione për grupet e ekstremit të majtë
Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes tyre edhe asaj në Tiranë, për t...
Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes tyre edhe asaj në Tiranë, për t...
Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të enjte në ditën e saj të 40-të ndërsa si...
Jonaid Myzyri i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, vijon të firmosë tendera miliona eurosh në fushën e shëndet&eu...
Një qytetar nga Lezha ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News, zënien e hapësirave publike nga bizneset. Sipas denoncimit, një ...
Mbështetja nga eurodeputetët për protestat kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë shqiptare vijon të zgjerohet. Pas...
Për të 40-ën ditë radhazi, mijëra qytetarë pritet të mblidhen sot para Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar p...
Avokati Arben Llangozi ka publikuar një video sipas të cilit, drejtori i AMP-së në Vlorë, Genci Kolgjini përdor fjalë të...
Për vite me radhë, Kanye West ishte në qendër të vëmendjes kryesisht për deklaratat e tij antisemite. Qeveria e Shqipë...
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së bashkës...
Ndizen akoma më fort sistemet e alarmit te Norvegjia teksa bëhet gati për sfidën historike me Anglinë në çerekfinale t&eu...

Pas miratimit me konsensus të 31 nga 35 amendamenteve të paraqitura nga opozita në rekomandimet përfundimtare të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
Tabaku, njëherazi nënkryetare e Komitetit të Stabilizim-Asociimit, e cilësoi votimin e eurodeputetëve si një konfirmim të shqetësimeve të ngritura prej kohësh nga opozita mbi gjendjen e demokracisë, sundimin e ligjit, ekonominë dhe funksionimin e institucioneve në Shqipëri.
Sipas saj, amendamentet e miratuara tregojnë se procesi i integrimit europian është përdorur nga qeveria si mbulesë për miratimin e ligjeve që favorizojnë një pakicë të privilegjuar, në vend që të shërbejë për ndërtimin e standardeve europiane dhe demokratizimin e vendit.
“Integrimi është trajtuar si noter i zullumeve të pushtetit, jo si instrument për demokratizimin e vendit”, shkruan Tabaku.
Pas dy ditësh debat në Komitetin e Stabilizim-Asociimit, ku përfaqësuesit e opozitës paraqitën me fakte dhe argumente shqetësimet reale të Shqipërisë dhe shqiptarëve, eurodeputetët miratuan me konsensus 31 nga 35 amendamentet e paraqitura në emër të opozitës në rekomandimet përfundimtare të Komitetit të Përbashkët.
Këto amendamente janë një dëshmi e qartë e gjendjes së vendit.
Ato tregojnë se procesi i integrimit europian është përdorur nga qeveria jo për të ndërtuar standarde europiane, por për të miratuar ligje me porosi, ligje që i shërbejnë një pakice të privilegjuar. Integrimi është trajtuar si noter i zullumeve të pushtetit, jo si instrument për demokratizimin e vendit.
Sistemi i ngritur nga kjo shumicë është mbështetur mbi shkrirjen e partisë me shtetin, përdorimin politik të institucioneve dhe të të dhënave të qytetarëve, si dhe kthimin e administratës publike në makineri elektorale.
Parlamenti është kthyer në noter të interesave të pakicës që sundon. SPAK është vendosur vazhdimisht në shënjestër sa herë hetimet prekin njerëzit e pushtetit. Institucionet përdoren për të mbrojtur politikisht të hetuarit dhe për të penguar drejtësinë.
Dosjet e fundit të SPAK-ut për krimin e organizuar kanë treguar gjithashtu se prona e shqiptarëve është trajtuar si plaçkë e pushtetit, e gatshme për t’u shpërndarë te klientët e qeverisë dhe grupet kriminale. Ndërkohë, pronarët e ligjshëm sorollaten prej vitesh dyerve të administratës, pa marrë as pronën dhe as drejtësinë që u takon.
Edhe prokurimet publike janë kthyer në plaçkë lufte. Ato mikromenaxhohen nga sistemi për të shpërblyer ata që i shërbejnë makinerisë së pushtetit.
Një nga amendamentet më të rëndësishme është kërkesa për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike. Prej më shumë se tre vitesh kemi kërkuar heqjen e këtij ligji, ndërsa së fundmi kemi depozituar sërish në Kuvend propozimin për shfuqizimin e tij.
Ky ligj nuk solli zhvillim. Ai krijoi privilegje, përqendroi pasuritë publike dhe private në duart e një pakice dhe e ktheu shtetin në ndërmjetës të interesave klienteliste.
Miratimi i këtyre amendamenteve është një mesazh i qartë: Europa nuk pranon ligje në letër dhe as integrim fasadë. Ajo kërkon shtet ligjor, konkurrencë, pronë të mbrojtur, drejtësi të pavarur dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve.
Shqipëria nuk ka nevojë për një sistem që punon për pakicën. Ka nevojë për një shtet që punon për shumicën.
Për vite me radhë, Kanye West ishte në qendër të vëmendjes kryesisht për deklaratat e tij antisemite. Qeveria e Shqipë...
Eurodeputetët kanë mbështetur qëndrimet e opozitës në Komitetin e Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Europian, të pas...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me koncertin që pritet të mbajë Kenye West në Tiranë m&eu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për ndalimin e tre deputetëve të koalicionit shqiptar VLEN në Maqedoninë e ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare gjatë takimit të përbashkë...
Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Evropian nuk arriti të miratojë një rezolutë të pë...
Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ka deklaruar se qeveria shqiptare po injoron kërkesat e Bashkimit Evropian. I ftuar në emisionin “Kafe Shq...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, ku ka folur gjerësisht për pro...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka ngritur shqetësime për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri gjat&eu...
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, ish-deputeti Petrit Vasili akuzoi qeverinë se ka ngritur një “struktur&eu...