POLITIKE

Eurodeputeti austriak: Sjellja e Ramës pengesë për anëtarësim, ka fyer BE-në

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Korrik 2026, 10:32

Eurodeputeti austriak: Sjellja e Ramës pengesë për

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ka deklaruar se qeveria shqiptare po injoron kërkesat e Bashkimit Evropian.

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, Waitz paralajmëroi se kjo sjellje mund të kthehet në një pengesë serioze për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ai theksoi se BE i ka bërë të qartë Tiranës se ligji 21/2024 nuk është në përputhje me standardet evropiane dhe pengon përmbushjen e kapitullit 27 për mjedisin.

Sipas eurodeputetit, Komisioni Evropian i ka kërkuar disa herë qeverisë shqiptare ta rishikojë këtë ligj, por përgjigjet e deritanishme kanë qenë të paqarta dhe vetëm kanë shtyrë zgjidhjen e problemit.

Waitz theksoi se BE-ja bazohet mbi standarde dhe ligje të përbashkëta, të cilat duhet të respektohen edhe nga vendet që synojnë anëtarësimin. Ai paralajmëroi se nëse qeveria shqiptare vazhdon të injorojë shqetësimet e Bashkimit Evropian dhe nuk ndryshon qasje, kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Pyetje, Flavio Qarri: Sa i takon qeverisë shqiptare, fakti që ju shohim në shesh do të thotë se diplomatikisht dhe politikisht qeveria shqiptare nuk është treguar e arsyeshme ndaj kërkesave të Bashkimit Evropian?

Thomas Waitz: Ka pasur ankesa konkrete nga ana e Bashkimit Evropian. E kemi bërë të qartë se ligji 21 i vitit 2024, që ndryshon mbrojtjen e natyrës, nuk është në përputhje me kërkesat për mbylljen e kapitullit 27 për mjedisin. Ky është një hap në drejtim të kundërt me objektivat e negociatave, sepse Bashkimi Evropian ndërtohet mbi standarde dhe ligje të përbashkëta. Komisioni Evropian i ka kërkuar disa herë qeverisë shqiptare ta rishikojë këtë ligj, por përgjigjja e qeverisë ka qenë se “ndoshta e ndryshojmë, ndoshta jo”. Kjo shihet si një përpjekje për të fituar kohë dhe madje si një fyerje.

Pyetje: Cili është parashikimi juaj? Si do të reagojë Bashkimi Evropian dhe a mund të ndikojë kjo protestë në qëndrimin ndaj qeverisë shqiptare?

Thomas Waitz: Mendoj se qeveria ende ka mundësinë të kuptojë se nuk mund të punojë kundër qytetarëve të saj. Rruga pro-evropiane nënkupton respektimin e shtetit të së drejtës dhe procedurave demokratike. Nga këndvështrimi i Bashkimit Evropian duhet të vendoset një moratorium për ndërtimet në atë zonë derisa gjithçka të sqarohet. Nëse qeveria vazhdon të reagojë si deri tani, kjo mund të kthehet realisht në një pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan