POLITIKE

'5 Prioritete per 4 Milion Shqiptare+', PL: Program i qartë për arsim, punë dhe mbështetje për çiftet e reja

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2025, 12:07

'5 Prioritete per 4 Milion Shqiptare+', PL: Program i qartë

Sekretarja për Rininë në Partinë e Lirisë, Znj. Anisa Ibraj, ka prezantuar programin e partisë “5 Prioritete për 4 Milion Shqiptarë+”, duke e cilësuar atë si një kontratë serioze me të ardhmen e Shqipërisë ku programi vendos në qendër të politikave publike të rinjtë, familjen, dijen dhe punën.

Mes masave kyçe janë dyfishimi i buxhetit për arsimin dhe inovacionin, mbështetja financiare dhe profesionale për mesuesit, politika konkrete për familjet dhe çiftet e reja, përfshirë kredi dhe subvencione për strehim, si dhe mbështetje për startup-e dhe sipërmarrjen e të rinjve.

Ibraj thekson se pa të rinj të mbështetur, pa familje të qëndrueshme dhe pa arsim cilësor, nuk ka zhvillim ekonomik dhe stabilitet shoqëror. Programi i Partisë së Lirisë, sipas saj, është prova se ndryshimi është i mundur dhe se Shqipëria e së nesërmes ndërtohet me njerëzit që duan vendin e tyre dhe mundësitë për të ardhmen.

Fjala e plotë:

Programi i Partise se Lirise “5 Prioritete per 4 Milion Shqiptare+” eshte nje vizion i qarte per zhvillimin ekonomik, social dhe njerezor te vendit. 
Ky program nuk eshte thjesht nje pakete masash, por nje kontrate serioze me te ardhmen e Shqiperise, qe vendos ne qender te politikave publike te rinjte, familjen, dijen dhe punen.

Ne thelb te ketij programi qendron nje e vertete e panegociueshme: pa arsim nuk ka zhvillim, pa dije nuk ka ekonomi te forte, dhe pa rini te mbeshtetur nuk ka te ardhme. 
Por po aq e rendesishme eshte edhe familja, sepse pa cifte te reja te mbeshtetura dhe pa kushte per te ndertuar jeten ne Shqiperi, vendi vazhdon te zbrazet.
Partia e Lirise propozon nje ndryshim rrenjesor te modelit ekonomik dhe social, duke nisur nga arsimi dhe duke u shtrire drejt mbeshtetjes konkrete per te rinjte dhe ciftet e reja.
 Programi parashikon dyfishimin e buxhetit per arsimin, kerkimin shkencor dhe inovacionin, si dhe investimin ne nivelin 5% te PBB, mbi mesataren e Bashkimit Europian. 
Mesuesia trajtohet si dege prioritare kombetare, me mbeshtetje financiare dhe profesionale, sepse arsimi cilesor eshte baza e cdo zhvillimi afatgjate.

Paralelisht, ky program vendos per here te pare familjen dhe ciftet e reja ne qender te politikave shteterore. 

Parashikohet mbeshtetje  financiare per nënat pas lindjes, me pagesa ne masen 70 deri ne 100% te pages per dy vite, trefishim i bonusit te bebes dhe lehtesira fiskale per familjet me dy ose me shume femije.
 Keto masa nuk jane sociale ne kuptimin minimalist, por investim demografik dhe ekonomik.

Per ciftet e reja, programi ofron kredi deri ne 20 mije euro, ku interesat i paguan shteti, si dhe politika konkrete per strehimin, duke perfshire ofrimin e banesave sipas modeleve europiane, krijimin e fondit te banesave per ciftet e reja dhe blerjen me kosto te ulet te banesave te pashitura. 

Per blerjen e shtepise parashikohen interesa te subvencionuara dhe ulje e kredise sipas numrit te femijeve, duke e kthyer strehimin nga problem ne mundesi reale.

Programi gjithashtu parashikon rimbursime per shpenzimet baze ushqimore, mbeshtetje falas me ushqim dhe suplemente gjate shtatzenise, mbulim te plote te barnave per nenat dhe femijet deri ne nje vit, si dhe garantimin e jetes ne çerdhe, kopshte, shkolla dhe ambiente rekreative per cdo femije.

Keto masa krijojne siguri sociale dhe ulin pasigurine qe sot i shtyn ciftet e reja te shtyjne ose te heqin dore nga ndertimi i jetes ne Shqiperi.

Ky vizion lidhet drejtperdrejt me ekonomine prodhuese. Me krijimin e lehtesirave per te rinjte nen 30 vjec, krijohen kushte reale per pune, sipermarrje dhe karriere. 

Mbeshteja per startup-e, grantet deri ne 20 mije euro per te rinjte dhe lehtesirat fiskale jane mekanizma konkrete per ta kthyer energjine rinore ne vlere ekonomike.

 Si Sekretare e Rinise jam besimplote, se rendesia qe i jepet te rinjve dhe ciftet e reja ne kete program eshte thelbesore. Pa te rinj qe punojne, krijojne familje dhe qendrojne ne Shqiperi, nuk ka as zhvillim ekonomik dhe as stabilitet shoqeror.

Shqiperia nuk ka mungese potenciali, as mungese njerezish te afte. Ka mungese vullneti politik dhe vizioni afatgjate.

Programi “5 Prioritete per 4 Milion Shqiptare+” tregon se ky vullnet ekziston dhe se ndryshimi eshte i mundur.
Sepse Shqiperia e se nesermes ndertohet me njerez qe e duan e vendin  me mundesi e vizion.

Faleminderit!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan