POLITIKE

‘Rama në hall të madh’, Vokshi: Ja pse nuk e lëshon Belinda Ballukun

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2025, 10:16

‘Rama në hall të madh’, Vokshi: Ja pse nuk e lëshon

Në një kohë kur tensionet politike në Kuvend kanë arritur kulmin me përjashtimin e 23 deputetëve të opozitës, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, një nga të përjashtuarat, e ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama. Sipas saj, veprimet e fundit të maxhorancës nuk janë gjë tjetër veçse një përsëritje e përkeqësuar e historisë së përplasjeve dhe bllokimit të opozitës.

Vokshi, gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, e cilësoi situatën aktuale si një "deja vu", duke kujtuar periudhat e mëparshme të protestave dhe përjashtimeve, ku opozita kërkonte komisione hetimore dhe interpelanca. Ajo theksoi se megjithëse maxhoranca socialiste gëzon një shumicë të konsiderueshme, sjellja e saj në parlament tregon një strategji të qartë për të heshtur zërin e opozitës.

Sipas deputetes demokrate, sesioni i ri parlamentar filloi me shkelje të rënda. Ajo deklaroi se që në seancën e parë, kur diskutohej programi i qeverisë, opozitës iu mohua e drejta e fjalës në mënyrë "antikushtetuese dhe antiprocedurale". "Seanca u mbyll për më pak se gjysmë ore. Që nga ai moment nuk ka pasur më jetë normale parlamentare," u shpreh Vokshi.

Në qendër të akuzave të saj ishte çështja e ministres Belinda Balluku. Vokshi argumentoi se refuzimi i prerë i kryeministrit Rama për të lejuar diskutimin e heqjes së imunitetit për Ballukun, lidhur me skandale të njëpasnjëshme, nuk bëhet për të mbrojtur ministren, por vetë kryeministrin.

"Ai do me çdo kusht ta mbrojë Belinda Ballukun, që të mos vijë në parlament. Ka rënë në hall të madh, nuk di si t'ia bëjë Belindës, sepse Belinda e merr me vete edhe Edi Ramën," deklaroi Vokshi. Sipas saj, mbrojtja e Ballukut është në fakt një vetëmbrojtje për Ramën, duke lënë të kuptohet se një hetim i mundshëm ndaj ministres do të implikonte drejtpërdrejt edhe kreun e qeverisë. "Ai nuk po e mbron Belindën, ai po mbron veten e tij," përfundoi deputetja e opozitës.

Flavio Qarri: Rikthehemi, rikthehemi të flasim për këto artifica spektakolare që si me shaka i kanë hequr 23 deputetë nga salla e kuvendit dhe sigurisht ca të tjerë i kanë larguar nja 30 ditë të mira. Një nga të përjashtuarat e famshme që nuk e ka për herë të parë, Albana Vokshi, është me ne në këtë mëngjes.

Duket si një rikthim në fakt, e kam bërë dhe një herë tjetër kur patën një stinë të gjatë përjashtimesh të deputetëve të Partisë Demokratike dhe u bënë të rregullta pamjet e përplasjeve tuaja tek dera e kuvendit. Është një déjà vu?

Albana Vokshi: Dëgjo, Edi Rama e përsëriti historinë, por për fat të keq ka filluar ta përsërisi në mënyrë më të përkeqësuar. Juve ju kujtohen, sikurse e përmendët, ju kujtohen disa prej protestave që ne kemi bërë para rreth një viti e pak kur kërkonim të drejtat për të folur, për komisione hetimore, për interpelanca e kështu me radhë. Në fakt në, në nisje të këtij sesioni të ri, pavarësisht se ky parlament nuk, ëh, nuk përcjell pra vullnetin e qytetarëve, nuk personifikon vullnetin e votuesve, menduam që duke pasur këtë supermaxhorancë, Edi Rama nuk do kishte nevojë as për të të prerë fjalën, as për, as për të refuzuar interpelancat, as për të refuzuar komisionet hetimore e kështu me radhë.

Po përkundrazi, që ditën e parë, që në seancën e parë kur do kur do të diskutohej programi i qeverisë dhe, përbërja e qeverisjes, ju kujtohet që na e hoqi të drejtën e fjalëve të gjithve, nxori diellën, në mënyrë antikushtetuese, antiproceduriale, duke u tall me të gjithë deputetët, duke u tall me të gjithë qytetarët, dhe e mbylli seancën për më pak se gjysëm ore. Që nga ai moment nuk ka pasur më jetë normale parlamentare. Shto këtu edhe skandalet e njëpasnjëshme. Shto që do me çdo kusht ta mbrojë Belinda Ballukun, që të mos vijë pra për në në parlament për t'u diskutuar heqja e imunitetit, sepse nuk e ka gjetur, ka rënë në hall të madh. Nuk di si t'ia bëjë Belindës, sepse Belinda e merr me vete edhe Edi Ramën. Pra, nëse Edi Rama po refuzon që Belinda Balluku të vijë në parlament, të bëjë transparencë për gjithë vjedhjet e saj, të t'i heqi imunitetin e ta çojë para drejtësisë, ai nuk po e mbron Belindën, ai po mbron veten e tij.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan