Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se ish-kryebashkiaku i Burrelit, Agron Malaj është një nga hajdutët më të mëdhenj të qeverisjes vendore në Shqipëri.
Berisha tha se skema e aferës "5D" të bashkisë Tiranë ndodh në Mat dhe kudo. Sipas tij në vend që biznesmenët të aplikojnë dhe të fitojnë tendera, i bllokojnë dhe i marrin vetë me familjarët. Lideri i opozitës u shpreh se ish-kryebashkiaku ka një vëlla me emrin Fatos, që sipas "vjedh tendera" në Tiranë.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Po ndërtojmë rrugë, thotë. Aty janë vjedhjet më të tmerrshme. Do u jap një shifër. Rruga e Kombit është rruga të cilën vetë Behteli e ka shpallur një nga projektet më të vështira që ka realizuar në botë. 27 metra e gjerë, ka kushtuar 10 milionë euro kilometri me gjithë tunelet e gjata të Kalimashit. Rruga e Arbrit, 27 kilometrat e mbetura, 10 metra të gjera, kanë kushtuar 11 milionë euro kilometri. Prisni. Po i lëmë zonat malore. Po zbresim në fushë. Rruga Lushnje-Fier me 4 korsi ka kushtuar 1 milion euro kilometri e ndërtuar me kompani italiane. Në vitin 2012 kemi përfunduar rrugën Levan-Vlorë. Ajo është rruga më e gjerë në Shqipëri, 35 metra e gjera. Ajo kushtoi gjithsej 2.4 milionë euro. 2.4 milionë euro kur në një kohë kur rruga te Ura e Limuthit kushton 20 milionë euro. Unaza 17 milionë euro.
Pra, o miq, çfarëdo që jeni, të cilës parti që i përkisni, shikoni se si vidheni në mënyrë të pamëshirë nga këta hajdutë. Ato para mund të ishin pensione sot dhe ju duhet të kishit një pension 450 euro sot. Nuk është vetëm kaq, janë 130 milionë euro të djegësit të Tiranës, që nuk ka një tullë të vendosur. Paratë tuaja të zhdukura. 130 milionë euro janë 812 mijë pensione. Të zhdukura. Miq, nuk është pra një problem partie. Është një problem qytetari, është një problem kombëtar. Çfarëdo bindje të kesh, nuk mund të pajtohesh kurrë me kriminelë të tillë. Po 5D-ja, këtu në Mat është, kudo. Çfarë bënë këta? Në vend se biznesmenët të aplikojnë, të fitojnë tendera, i bllokuan, i marrin vetë me familjarët.
Ky Agron Malaj këtu, ky është një nga hajdutët më të mëdhenj të qeverisjes vendore në Shqipëri. Ky ka një vëlla që quhet Fatos. A e dini ju se Fatosi është një hajdut i pamëshirë i tenderave në Tiranë? Pra, Agroni nuk ngopet me ato që vjedh ju matjanëve. Nuk i dalin. Po me Fatosin dhe Erion Veliajn kanë vjedhur dhjetëra miliona euro qytetarëve të Tiranës për punë, ujësjellësa, etj. Këta ndajnë paratë njëri me tjetrin. Këta ndjekin modelin Rama. Sepse Edi Rama është sot i vetmi kryeministër në Europë që ka oborrin 8300 metër katrorë tokë, të tërën të plaçkitur, të grabitur. Që ka sarajet, dy herë më të gjata se sarajet e Enver Hoxhës, i cili ishte një gjakësor, por sarajet nuk i regjistroi në emër të vet, as të fëmijëve. I regjistroi pronë të shtetit. Kurse këto saraje janë pronë e Edit.
sali berisha BURREL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot në Burrel se fitorja e shqiptarëve mbi "të keqen" i ka d...
sali berisha BURREL- Koalicioni "Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore" zhvillon sot takimin përmbyllës...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka ngritur një akuzë të re ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa. Mësohe...
edi rama TIRANË- Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë kanë reaguar me indinjatë ndaj disa deklaratave të kryemi...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij në rrjetet sociale "Sy m'Sy" u ka bëë thirrje të gjithë shqiptarë...
Florenc Çapja TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg Florenc Çap...
ajola xoxa TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt do të paraqitet ditën e sotme në...
foto e postuar nga rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur ditën e sotme se kanë mbetur 3 ditë nga ulja e avionit t...
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë kërkesë KQZ e Ministrisë së Brendshme që të qytetarët t&eu...
TIRANË- Partia Demokratike ka paraqitur sërish një ankesë në KQZ në lidhje me problematikat e regjistruar me votuesit në Gr...