POLITIKE

75-vjetori i krijimit të Aviacionit Ushtarak, Begaj: Kapitull i ri në transformimin e Forcës Ajrore

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Prill 2026, 19:15
75-vjetori i krijimit të Aviacionit Ushtarak, Begaj: Kapitull i ri në

Nga baza e Kuçovës, Begaj nderoi brezat që kanë shërbyer në aviacionin ushtarak dhe Forcën Ajrore ndër vite, nga komandanti i parë Edip Ohri,  si edhe 43 Dëshmorët e  Kombit që dhanë jetën në krye të detyrës, ndërsa theksoi transformimin e aviacionit ushtarak  dhe vlerësoi rrugëtimin që ai ka bërë nga krijimi tij, deri më sot.

“Historia e Forcës Ajrore është histori transformimi. Një transformim që ka ndjekur vetë rrugën e Shqipërisë: nga izolimi, tek integrimi, nga teknologjia e kufizuar, te standardet e Aleancës”, deklaroi Presidenti Begaj në fjalën e tij gjatë kësaj ceremonie.

Baza e Kuçovës dhe kompletimi me helikopterë Black Hawck shënojnë një kapitull të ri në historinë e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.

“Plani i modernizimit të Forcës Ajrore është ambicioz dhe i nevojshëm. Modernizimi i flotës me helikopterë, zhvillimi i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore të bazuar në tokë, ngritja e Detashmentit të Avionëve pa Pilotë, plotësimi i sistemit të integruar të vëzhgimit ajror dhe transformimi i bazës si Bazë Taktike Ajrore e NATO-s janë investime me të cilat ne kemi hapur një kapitull të ri. Një kapitull ku Forca Ajrore nuk është vetëm garant i sovranitetit, por është edhe kontribues aktiv në sigurinë kolektive”,  theksoi Presidenti i Republikës.

Duke iu referuar sfidave të reja të sigurisë dhe konflikteve ndërkombëtare në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, Presidenti Begaj nënvizoi se mbrojtja kolektive nuk është opsion, por domosdoshmëri.

“Konteksti gjeopolitik i sotëm kërkon përkushtim, kërkon përgjegjësi, kërkon gatishmëri”, – theksoi Kreu i Shtetit, duke rikonfirmuar angazhimin e Shqipërisë në përmbushje të synimit të buxhetit të mbrojtjes deri në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, sipas vendimit të NATO-s në Samitin e Hagës.

Si President dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Kreu i Shtetit garantoi mbështetjen e fortë dhe të palëkundur ndaj Forcave të Armatosura ku, siç u shpreh “jo sepse obligohemi nga protokollet, por sepse e dimë me siguri se krenaria dhe siguria jonë kombëtare mbahet dhe ruhet edhe nga siguria jonë ajrore”.

“Efektivëve që shërbejnë sot në Forcën Ajrore, pilotëve, teknikëve, kontrollorëve, meteorologëve dhe çdo ushtaraku e civili të kësaj force u them: ju jeni trashëgimtarët e denjë të 75 viteve histori, keni mbajtur shpirtin e armës ajrore dhe e keni çuar drejt standardeve më të larta”, – deklaroi Kreu i Shtetit, duke garantuar se sakrifica e veteranëve nuk ka qenë e kotë. “Ju ndërtuat themelet dhe mbi ato themele ne vijojmë të ndërtojmë”,  përfundoi fjalën Presidenti Bajram Begaj.

Presidenti i Republikës ndoqi edhe demostrim të Forcës Ajrore i cili filloi me fluturimin  e dy avionëve F – 16 të NATO-s si edhe Flotës së Helikopterëve të Bazës Ajrore, Farkë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë