POLITIKE

Kalaja: SPAK i ndarë në kampe mes Ramës e Ballukut, lobojnë kundër njëri-tjetrit

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Prill 2026, 19:26
Kalaja: SPAK i ndarë në kampe mes Ramës e Ballukut, lobojnë

Në një intervistë në emisionin “Task Force” në Syri TV, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se SPAK-u nuk po vepron në mënyrë të barabartë ndaj të gjitha dosjeve dhe se balancat brenda tij janë ndryshuar në favor të figurave politike si Belinda Balluku.

Kalaja theksoi se, ndërsa disa dosje si ajo e Belinda Ballukut kanë mbetur në stanjacion që nga 12 marsi, dosja e AKSHI-t lëviz më shpejt për shkak të implikimit të familjes së kryeministrit. Ajo shtoi se kjo tregon fuqinë shantazhuese të Ballukut në organet e drejtësisë.

Avokatja kritikoi mungesën e veprimeve hetimore për çështje të tjera si dosja e teatrit dhe trajtimin e pabarabartë të zyrtarëve politikë dhe qytetarëve të zakonshëm. Sipas saj, SPAK është ndarë në kampe dhe nuk po ruan standardet e reformës në drejtësi, duke favorizuar interesat politike mbi ligjin.

Kalaja gjithashtu theksoi se OSBE/ODIHR kishte vënë në dukje mungesën e ndarjes së qartë mes partisë dhe shtetit, duke sugjeruar se ndërhyrjet politike janë të dukshme edhe në vendimet e SPAK-ut.

Kalaja:

Po të shikoni Dallandyshe Bicin e thirrur sot, në dijeninë time ka shumë kallëzime penale ndaj Dallandyshe Bicit, por ajo thirret pikërisht për dosjen e personave të lidhur me çështjen e AKSHI-t. Dhe nëse bëjmë një krahasim midis dosjes Belinda Ballukut, e cila ka ngelur në stanjacion, jemi që në datën 12 mars dhe sot që flasim, nuk kemi asnjë veprim të ri në raport me këtë çështje, në aspektin politik, janë shumë dakord.

Për sa kohë që politikisht sot Belinda Balluku është më e fuqishme se me 12 mars, tregon qartazi që kanë ndryshuar balancat jo vetëm brenda Partisë Socialiste, në raport të shantazhit, po flasim gjithmonë për këtë lojën e shantazhit, por këto balanca kanë ndryshuar dhe brenda SPAK-ut. Dhe keqardhja më e madhe që unë ndjej, po në fakt çdo qytetar shqiptar, unë e kam edhe politikisht, edhe si qytetare, po edhe si avokate, është që sot SPAK-u përveçse nuk zbaton ligjin, është i ndarë në kampe, ku njëri kamp lobon kundra kampit tjetër.

Më konkretisht? Sepse më konkretisht, nga data 12 mars, nëse ju keni ndonjë informacion, unë tërhiqem dhe kërkoj ndjesë, madje mbaj përgjegjësi për këto që po deklaroj, nuk ka asnjë veprim hetimor, është lënë të harrohet si gjithë dosjet e tjera, se u bënë gjashtë vjet, po është futur për vitin e shtatë, dosja e teatrit.

Të gjithë thonë po dënohet Erjon Veliaj, po s'po dënohet për gjërat që ka bërë Erjon Veliaj. Po dënohet për ato urdhra që ka dhënë Edi Rama. Ndërkohë ne kemi një dosje po që lëviz me shpejtësi. Të lëvizim me shpejtësi dosja e AKSHI-t, kur ne kemi dhënë prova dhe fakte të pakundërshtueshme që në dosjen e AKSHI-t është e implikuar drejtpërsëdrejti familja kryeministrore, tregon që sot Belinda Balluku është më fuqi shantazhuese në organet e drejtësisë dhe nëse janë ato kriteret e vëna nga Bashkimi Europian, në dijeninë time përpara se të flitej për emër, ka një avancim shumë të madh nga Europa se këtë radhë ato kanë folur me emra konkret, siç është rasti i Ballukut, por ato e kanë bërë një kusht të panegociueshëm, shtetin e së drejtës. Ku jemi me shtetin e së drejtës?

Tallet një kryeministër, thotë nuk ka është akuzuar për korrupsion, del dhe në mbrojtje, çfarë halli ka ky që na del në mbrojtje, na merr një të varfër si Mirlinda Karçanaj, ndërkohë që ne u vuam në dijeni vetëm para tre katër ditësh që zonja paska në posedim dhe në pronësi të saj jo më apartamente, po vila luksoze. Në zonat më të shtrenjta të jugut. Pra, unë problematikën kryesore, në këndvështrimin tim, e shikoj brenda SPAK-ut, ato videot për të cilat në fakt, fatkeqësisht, e thashë dhe herën e fundit do të jetë kjo emisioni në këtë studio, që ka një problem të madh sepse nuk kemi asnjë reagim nga ana e SPAK-ut. Tani, fakti që pranohen në heshtje, tregon se ka video edhe më të rënda për të cilat publiku nuk është i informuar akoma.

Po ju përgjigjem me një, me një pyetje unë retorike. Si mund të ketë kur Plarent Ndreca, është ende avokat. Heq kapelën e e oficerit që ka pasur në Ministri të Brendshme në raport me çështjen ku është i pandehur, heq dhe vesh atë të avokatit mbrojtës dhe sulmon prokurorët e SPAK-ut. Pra është subjekt nën hetim. Këtë problem ne nuk e kemi kërkuar, unë personalisht, unë s'e kam kërkuar asnjëherë për emra të veçantë. Por kur kemi kërkuar standartin, ky është standarti që shkelet. Kur kam kërkuar unë standartin për Irenën me disa mbiemra, jo për individin. Do iki një gjyqtare, do vijë një gjyqtare tjetër, atë vendim nuk e merr dot SPAK-u, as Adriana Kalaja nuk e merr dot. Ne kemi folur gjithmonë për standartin që duhet të na japi kjo reformë. Kush e ruan pra standartin më? Nuk e ruan më njeri. Pra, kush e shënoi ai standartin? Kush është sot?

Sot ka rënë standarti i reformës dhe sot reforma në drejtësi ne na paraqitet me fytyrën e SPAK-ut që nuk ka frikë të marri vendime konkrete për çështje nga më të ndryshmet, me fytyrën e SPAK-ut që nuk heton krimin zgjedhor në kohën që duhet ta hetonte dhe jo më kot unë vazhdoj të qëndroj opinionit tim bindës që Belinda Ballukun dhe sot pengesat tona për anëtarësim dhe për përmbylljen e kapitullit Vijnë nga ajo? Vijnë, jo, nga SPAK-u, sepse ishte mburoja që Altin Dumani dhe dumanët e tjerë të SPAK-ut i bënë mandateve të Edi Ramës, ku nuk u pa, e thotë dhe vetë raporti i OSBE/ODIHR-it, nuk dinte ku fillonte partia dhe ku mbaronte shteti. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan