7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...
Gazetari Julian Hoxhaj komentoi zhvillimet më të fundit politike dhe raportin e qeverisë me drejtësinë, duke u ndalur veçanërisht tek çështjet që lidhen me ministren Belinda Balluku dhe aferat në sektorin energjetik.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama arriti të kalojë një nga momentet më të vështira politike përballë presionit të drejtësisë dhe sot po sillet sikur institucionet e drejtësisë janë të parëndësishme për qeverinë.
Hoxhaj deklaroi se çështja e Ballukut ka kaluar kufijtë e një afere të zakonshme korrupsioni dhe sipas tij bëhet fjalë për dëmtim të interesave kombëtare. Ai solli si shembull kontratat për parqet fotovoltaike dhe projektet energjetike, për të cilat pretendoi se po rëndojnë qytetarët shqiptarë me kosto shumë më të larta, ndërsa paralajmëroi se këto dosje nuk mund të mbyllen pa një hetim të plotë nga drejtësia.
Hoxhaj: Në valën e skepticizmit vijoj të mendoj që Edi Rama arriti në mënyrë shumë interesante ta kalojë atë moment të vështirë, unë besoj që ka qenë një nga momentet e tij më të vështira në lidhje me drejtësinë. U duk sikur pati një lloj një lloj goditje, sikur qeveria tashmë ishte nën presionin e drejtësisë. Zërat shumë thoshin që do të kishte edhe tolerime, ndoshta një lloj tërheqje me marrëveshje të kryeministrit. Por pamë që ai arriti ta kalojë atë situatë dhe sot është në kushtet që e injoron totalisht atë që po ndodh, madje jo vetëm gjatë ditës së sotme... ai në disa raste ka bërë deklarata të tilla dhe rasti më i rëndë mendoj unë ishte kongresi që ndodhi pak javë më parë, një forum që bëhej në kuadër të një organizimi mbi drejtësinë në vendin tonë ku merrnin pjesë po themi njerëz të së drejtës nga e gjithë Evropa. Dhe Edi Rama aty deklaroi pikërisht të njëjtën gjë që deklaroi dhe sot, që tha se partia që ai drejton në qeveri ka bërë reformën në drejtësi, drejtësia është e barazlarguar nga pushteti, pra nuk është e varur nga pushteti, është e pavarur, e të tjerë e të tjerë, është rritur lufta ndaj korrupsionit. Por në fakt statistikat tregojnë të kundërtën e histori të tilla. Në fakt e vërteta është që raporti i qeverisë, i kësaj qeverie në të gjitha aspektet me drejtësinë është një raport që unë e shoh problematik edhe në vijim. Pra, kushdo qoftë në krye të SPAK apo në krye të çdo institucioni drejtësie, do ta ketë të pamundur që ta anashkalojë atë që do Edi Rama. Pra të bëjë të njëjtën gjë që kërkon Edi Rama, siç po bën Edi Rama: të anashkalojë historinë me Ballukun, ta kalojnë dhe institucionet e drejtësisë. Për fat të keq deri tani po ndodh, por unë besoj që në vijim do të ketë, do të ketë njerëz të cilët do të merren edhe me këto dosje që po flasim sot. Sepse historia e Belinda Ballukut nuk mund të mbyllet sot. Sepse historia e Belinda Ballukut është histori e...
Ferko: Po e them, ti je kaq i bindur duke shtuar këtu dhe duke kujtuar për të gjithë ata që na ndjekin se sa element shumë të rëndësishëm të aferave, jo thjesht aferës që lidhet me zonjën Balluku, ka publikuar ditë...
Hoxhaj: Shiko, nuk është çështje më e korrupsionit kjo. Kjo është çështje tradhtisë kombëtare dhe që janë vepra të rënda shumë, të rënda penale, dhe e kompromentimit të politikanëve ndërkombëtarë.
Pra, Edi Rama sot po përdor çdo mjet, çdo mekanizëm, që nga falja e territorit, që nga investimet strategjike, që nga po themi koncesionet e panumërta apo tendera të ndryshëm me tendera të paracaktuar, për të përfituar mbështetje ndërkombëtare. Në një nga emisionet e fundit, e që sigurisht prandaj thashë që dosja e Ballukut nuk mund të mbyllet sepse tashmë ka kaluar në nivele të tjera. Në një nga emisionet e fundit që ne kemi transmetuar në emisionin Plug kemi folur për një nga licencat e prodhimit të energjisë elektrike nëpërmjet paneleve fotovoltaike në zonën e Karavastasë. Që është përfituar nga një kompani franceze... e cila ka pasur mbështetjen dhe vëmendjen e Presidentit të Francës. Kjo është dëshmuar nga Kryeministri i Shqipërisë dhe kjo kompani nëpërmjet disa manovrave ligjore dhe jo ligjore, ka arritur që të gjithë prodhimin e energjisë t'ia shesë qeverisë shqiptare jo me çmimin që u shpall fitues, pra që sipas Belinda Ballukut ishte një rekord botëror apo sipas Edi Ramës ishte një tregues që Shqipëria ishte një fuqi energjetike, do t'i siguronte po themi do t'i jepte siguri dhe rajonit për prodhimin e energjisë, por me një çmim gati 3 apo 4 herë më të lartë sesa çmimi i parashikuar në kontratë. Dhe kjo është një kosto që do ta paguajnë qytetarët shqiptarë. Dhe për çfarë ka ndodhur kjo? Këndvështrimi im dhe këtu po bëj koment: Kjo ka ndodhur që Edi Rama të blejë influenca politike në Francë. E njëjta gjë ndodhi edhe me tigrat e energjisë.
Por këto janë influenca të cilat në një farë mënyre kompromentojnë politikanë të huaj, kompromentojnë presidentin e Francës, kompromentojnë ish-ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, apo shumë personalitete të tjera që vijnë në Shqipëri për të ushtruar kryesisht funksione diplomatike dhe kur ikin dëgjojmë që janë bërë dhe biznesmenë, kanë pasur dhe influenca të caktuara për të marrë koncesione dhe këtë e ka dëshmuar Edi Rama pa e fshehur fare.
Pra jemi në kushte të tilla që drejtësia shqiptare, ndoshta dhe me mendimin e partnerëve të huaj, do të duhet të kapërcejë pikërisht atë pragun e thjeshtë të korrupsionit, sepse sot veprat penale kanë arritur në nivele pra, sepse tek parku fotovoltaik nuk është më çështje korrupsioni. Është çështje që ka kaluar në nivele të shitjeve të interesave, pra është një lloj tradhtie që u bën interesave të qytetarëve shqiptarë, të cilët do të duhet të paguajnë më shumë para për të blerë energjinë, ndërkohë që ka konkurrentë të tjerë, sepse është deformuar dhe tregu, sepse ngjitur me Karavastanë ka plot parqe fotovoltaike që i kanë dhënë po këta, e njëjta qeveri, dhe ndërkohë atyre u thuhet që ti do dalësh do ta shesësh në tregun e lirë, ndërsa këtij me një kontratë preferenciale i thuhet do ta blej unë të gjithë energjinë dhe do të jap 111 milionë euro.
Apo siç është rasti i shumë, po them, i historive të tjera që nga tenderat e rrugëve që këto tashmë janë një pjesë e madhe e tyre nën hetim. Prandaj nuk besoj që do të ketë njeri që do të mbyllë sytë, njeri që do të mbyllë veshët dhe nuk do të shohë apo dëgjojë pikërisht dhe të merret me këto histori që ne po flasim sot.
PD ka publikuar emrat fitues të dalë nga Kuvendi Kombëtar i datës 30 maj 2026. Sipas njoftimit zyrtar nga PD, rezulton se kandidatët...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura gjatë protestës së zhvilluar në Zvërnec t&eum...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me incidentet që ndodhën gjatë protestës së djeshme në Vlorë, ku qytetarë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot (31 maj) nëpërmjet një komunikimi me video-mesazh në rrjetin social, duke iu p&...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, kërkon që rojet private që dhunuan qytetarët të cilët protestonin kun...
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në rubrikën “Shënimet e Javës”, duke theksuar se me ...
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në Zvërnec, ku sipas tij një protestues është dhunuar nga...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së dit&...
Ka përfunduar procesi i votimit në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Pas fjalimeve të mbajtura nga deputetët dhe d...