POLITIKE

Këlliçi: Demokratët refuzuan të dorëzoheshin, u bashkuan nën drejtimin e Berishës! Nuk e shpëtuam PD-në vetëm për ta mbajtur gjallë, por për ta bërë më të madhe

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Maj 2026, 18:10

Këlliçi: Demokratët refuzuan të dorëzoheshin, u

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së ditën e sotme (30 maj) se Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha shpëtoi partinë nga zhdukja dhe krimi i organizuar i drejtuar nga pushteti.

Ai përmendi betejat elektorale dhe protestat, prej tyre edhe heqjen e tij dorë nga mandati i deputetit për të garuar për Bashkinë e Tiranës, edhe pse e dinte se ishte e vështirë përballë krimit të organizuar, patronazhistëve dhe grupit ‘5D”.

“Dhe atëherë, kur shumëkush mendoi se Partia Demokratike ishte në kapitullin e fundit të historisë së saj, demokratët bënë atë që dinë të bëjnë më mirë në momentet më të vështira të këtij vendi, refuzuan të dorëzohen. Nën drejtimin e Kryetarit tonë Sali Berisha u bashkuam në Kuvendin e Rithemelimit. Që kjo përpjekje e pangjashme në historinë politike të Ballkanit dhe Europës, që bllokoi projektin politik kriminal që synonte izolimin përfundimtar të opozitës. Pjesa e parë e skenarit iu dogj në duar autokracisë elektorale, që kërkon me çdo kusht vijimin e tij, shndërrimin e Shqipërisë në një vend ku rotacioni të jetë i pamundur”, tha deputeti demokrat mes të tjerash.

Por nënvizoi se me protestat dhe rezistencën e tyre ia dolën, nuk u dorëzuan dhe kryebashkiaku Erion Veliaj “sot është atje ku ndodhet” pasi ata u bënë bashkë.

“Përballë kishim jo vetëm administratën, propagandën e egër, por edhe një model të tërë pushteti që funksionon si korporatë e frikës dhe shantazhit. Edhe pse e dija se përballë kisha organizata kriminale, përfshi atë 5D, hoqa dorë nga ulësja e sigurt e Kuvendit, për të kërkuar votbesimin tuaj si kandidat për Bashkinë Tiranë. Ende sot u jam mirënjohës mbi 100 mijë qytetarëve që votuan kundër makinerisë së shfrenuar elektorale të Rilindjes, jo veç për një kandidat, por për të drejtën legjitime për të mos u ndjerë peng në qytetin e tyre. Ato vota faktuan se ne ishim përfaqësues të shqiptarëve që refuzojnë modelin kriminal të një narkoshteti, që refuzojnë shpopullimin, vrasjen masive nga ndotja e ajrit, lëngimin e arsimimit. Pas të gjitha shpifjeve e goditjeve monstruoze që mora në fushatë, as nuk e çova ndërmend të ndaloja, pasi beteja ime qe mision për të zhdukur njëherë e mirë farën e keqe në krye të qytetit tonë të dashur. Ia dolëm bashkë dhe sot Erion Veliaj është aty ku e meritonte!”, vijoi ai

Në fjalën e mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD-së, vlerësoi procesin e Rithemelimit si momentin që shpëtoi opozitën nga zhdukja politike dhe mbrojti pluralizmin në Shqipëri.

Ai tha se Partia Demokratike përballoi katër vite sfidash të paprecedenta, ndërsa theksoi se tashmë ka ardhur koha që PD të kalojë nga faza e mbijetesës në atë të ripërtëritjes dhe zgjerimit.

Këlliçi bëri thirrje për bashkimin e opozitës, hapjen ndaj të rinjve, profesionistëve, grave, diasporës dhe energjive të reja, duke e cilësuar këtë si kusht për ta kthyer PD-në në një alternativë të besueshme qeverisëse për shqiptarët.

Fjala e plotë e Belind Këlliçit:

Të nderuar delegatë. Të nderuar demokratë. I dashur Kryetar i PDSH Prof. Dr. Sali Berisha.

Teksa jemi mbledhur këtu në ditë të vështira për vendin, qytetarë të ndryshëm po merren zvarrë nga civilë me maska, në prani të policisë së shtetit në Zvërnec!

Miqtë e mi që jeni këtu në këtë sallë, miq të një historie të rrallë mbijetese!

Katër vite më parë, Partia Demokratike rrezikonte ekzistencën. Jo sepse kish humbur garën me pushtetin kriminal të Rilindjes, por sepse përballë kishte një sistem që kërkonte krijimin e një republike ku pushteti nuk mund të fitohej më, por thjesht të administrohej.

Ku zgjedhjet të shërbenin si dekor institucional për partnerët ndërkombëtarë, ndërsa rezultati të prodhohej nga patronazhimi, frika, paratë e pista dhe lodhja kolektive.

Propaganda u investua me gjithçka mundej që PD të pranonte fundin e saj, të zvogëlohej gradualisht, të kthehej në një opozitë simbolike, të menaxhueshme, të padëmshme.

Dhe atëherë, kur shumëkush mendoi se Partia Demokratike ishte në kapitullin e fundit të historisë së saj, demokratët bënë atë që dinë të bëjnë më mirë në momentet më të vështira të këtij vendi, refuzuan të dorëzohen.

Nën drejtimin e Kryetarit tonë Sali Berisha u bashkuam në Kuvendin e Rithemelimit.

Qe kjo përpjekje e pangjashme në historinë politike të Ballkanit dhe Europës, që bllokoi projektin politik kriminal që synonte izolimin përfundimtar të opozitës. Pjesa e parë e skenarit iu dogj në duar autokracisë elektorale, që kërkon me çdo kusht vijimin e tij, shndërrimin e Shqipërisë në një vend ku rotacioni të jetë i pamundur.

Ajo që ndodhi në zgjedhjet lokale të vitit 2023 synonte zhdukjen përfundimtare të partisë së parë opozitare në vend. Pa vulë, pa logo, pa financa, pa minutazh mediatik, por me të vetmin parim që pushteti kriminal i Ramës nuk ka arritur ende ta blejë: rezistencën e demokratëve patriotë.

Mbrojtja e PD-së u njehsua me mbrojtjen e vetë idesë së demokracisë.

Përballë kishim jo vetëm administratën, propagandën e egër, por edhe një model të tërë pushteti që funksionon si korporatë e frikës dhe shantazhit. Edhe pse e dija se përballë kisha organizata kriminale, përfshi atë 5D, hoqa dorë nga ulësja e sigurt e Kuvendit, për të kërkuar votbesimin tuaj si kandidat për Bashkinë Tiranë.

Ende sot u jam mirënjohës mbi 100 mijë qytetarëve që votuan kundër makinerisë së shfrenuar elektorale të Rilindjes, jo veç për një kandidat, por për të drejtën legjitime për të mos u ndjerë peng në qytetin e tyre.

Ato vota faktuan se ne ishim përfaqësues të shqiptarëve që refuzojnë modelin kriminal të një narkoshteti, që refuzojnë shpopullimin, vrasjen masive nga ndotja e ajrit, lëngimin e arsimimit.

Pas të gjitha shpifjeve e goditjeve monstruoze që mora në fushatë, as nuk e çova ndërmend të ndaloja, pasi beteja ime qe mision për të zhdukur njëherë e mirë farën e keqe në krye të qytetit tonë të dashur.

Ia dolëm bashkë dhe sot Erion Veliaj është aty ku e meritonte!

Zgjedhjet humbën kuptim e funksion, por nuk u ndalëm. Sepse premtimi i Rithemelimit qe atuja e vetme për demokratët. Pushteti nuk kërkonte vetëm të fitonte ndaj Partisë Demokratike, por ta kthente atë në relike muzeale të tranzicionit shqiptar, një simbol pa forcë, një emër pa nerv, një opozitë dekorative që duhej të ekzistonte vetëm si alibi për fasadën demokratike të regjimit.

Në 2025-ën, edhe pse jo me rezultatin që punuam e kërkuam sepse garonim përballë një parti-narkoshteti, sërish na mbajti rezistenca.

Trokitëm në çdo organizatë ndërkombëtare për të faktuar se në Shqipëri tashmë nuk ka më zgjedhje por farsë, nuk ka më program por patronazhistë, nuk ka më vizion por grupe kriminale.

Sot çdo kancelari ndërkombëtare është e informuar mbi shtetin kriminal e patronazhist të Edi Ramës, faktet e Opozitës tashmë janë 32 kushtet për integrimin.

Sot opozita shqiptare nuk konsiderohet më “problemi”, por alarmi që grisi perden e hekurt të propagandës e lobuesve të autokratit Rama.

Ta themi troç, nëse Rithemelimi nuk do të kishte ndodhur, sot nuk do të diskutonim për “reset”, për modernizim apo për rotacion. Do të diskutonim vetëm për fundin politik të opozitës shqiptare. Andaj Rithemelimi ishte kushti i parë i shpresës, momenti kur Partia Demokratike refuzoi të firmoste kapitullimin.

Nuk do të kishte të ardhme politike të Partisë Demokratike pa atë refuzim historik për t’u dorëzuar. Dhe kjo është meritë e demokratëve.

E njerëzve që qëndruan këtu sepse nuk kishin më asgjë përveç bindjes së tyre. Në kohën kur shumëkush largohej nga politika si nga një ndërtesë në zjarr, demokratët hynë sërish brenda saj për ta shpëtuar.

Por sot, pikërisht sepse e shpëtuam Partinë Demokratike, pas rezistencës, pas betejave, pas mbijetesës, kemi detyrimin moral të bëjmë pyetjen që ndan partitë historike nga ato kalimtare.

A e shpëtuam Partinë Demokratike vetëm për ta mbajtur gjallë?

Apo për ta bërë më të madhe se vetja? A u përmbush plotësisht premtimi i Rithemelimit?

Rithemelimi ishte premtim për ripërtëritje politike në kuptimin më fisnik të fjalës: një Parti Demokratike më e hapur, më moderne, meritokratike, më tërheqëse për shoqërinë shqiptare.

Ndaj ky Kuvend duhet të jetë prova jonë kryesore para shqiptarëve si për reflektim të sinqertë, ashtu edhe për gatishmëri si qeveri në pritje. Le të bëjmë disa pyetje të pashmangshme:

A e ndjen sot veten plotësisht në shtëpinë e vet i riu shqiptar që nuk pranon të jetojë me standardin e ulët të këtij regjimi?

A e gjejnë veten tek ne profesionistët që u përjashtuan jo sepse nuk dinin, por sepse nuk u përkulën?

A e ndjejnë Partinë Demokratike si adresën e tyre intelektualët që refuzojnë propagandën si mënyrë jetese?

A i kemi afruar realisht gratë e zonjat e këtij vendi, ato që mbajnë familje, biznese, universitete, spitale, institucione?

A e kemi bërë PD-në shtëpinë natyrale të diasporës shqiptare, të atyre që u larguan jo nga mungesa e dashurisë për Shqipërinë, por nga mungesa e ajrit dhe meritokracisë për të jetuar normalisht këtu?

Dhe pyetja më e rëndësishme:

A kemi ditur t’i hapim dyert për mendjet novatore, për energjitë e reja, për ata që nuk kërkojnë privilegje, por hapësirë për të kontribuar?

Koha e mbijetesës u mbyll dhe një parti që ka kaluar përmes zjarrit nuk ka luksin të sillet si viktimë. Sepse ne nuk ishim të tillë në Rithemelim dhe nuk ka sesi të jemi në Ripërtëritje.

Dhe këtu dua të ndalem tek një çështje që kërkon pjekuri historike.

Unë besoj se demokratët nuk kanë luksin të fragmentohen pafundësisht në parti të vogla që ushqehen nga të njëjtat plagë, nga të njëjtat zhgënjime dhe nga e njëjta histori. Sepse përballë nuk kemi një kundërshtar normal politik, por një sistem që ka investuar prej vitesh në përçarjen e çdo alternative që mund ta rrezikojë.

Ndaj sot më shumë se kurrë duhet të kuptojmë se bashkimi nuk është kompromis dobësie, por inteligjencë politike për të kuptuar momentin historik.

Dhe momenti historik është ky: ose opozita bashkohet rreth një projekti modern, të hapur dhe serioz qeverisës, ose regjimi do të vazhdojë të fitojë, jo nga forca e tij, por nga copëzimi ynë.

Pushteti aktual nuk mbahet vetëm nga propaganda, por edhe nga perceptimi se alternativa ende nuk është bërë shumicë morale.

Detyra jonë është të bindim Shqipërinë se Partia Demokratike nuk është më vetëm partia e rezistencës.

Por partia ku mund të bashkohen energjitë më të mira të këtij vendi.

Në Ballkan, pushtetet nuk bien vetëm sepse lodhen, por edhe kur njerëzit fillojnë të besojnë se alternativa është më e sigurt se frika.

Ky është misioni ynë sot, jo thjesht të fitojmë zgjedhjet e ardhshme, por të rikthejmë besimin se politika mund të prodhojë ende dinjitet, standard dhe shtet.

Ky është reset-i i vërtetë i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan