Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Gazetari Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, u shpreh se Shqipëria nuk funksionon më si një shtet demokratik, por si një regjim ku pushteti, krimi i organizuar dhe media e kapur bashkëpunojnë për të shantazhuar edhe investitorët e huaj.
Duke komentuar raportin ndërkombëtar që ngre alarmin për kapjen e shtetit, Bushati theksoi se vetë përmendja e mediave si pjesë e këtij shantazhi është e tmerrshme, pasi dëshmon një realitet ku askush nuk gjen drejtësi.
Sipas tij, në Shqipëri është shuar çdo mekanizëm për mbrojtjen e individit: as drejtësia, as media dhe as pushteti nuk ofrojnë zgjidhje. “Sikur këto fakte t’i fusje në një program inteligjence artificiale dhe t’i kërkoje të përcaktonte nëse ky është një shtet demokratik apo autokratikpërgjigjja do të ishte e qartë”, u shpreh Bushati.
Ai theksoi se raporti duhet të shërbejë si dëshmi tronditëse për faktin se në Shqipëri, demokracia ka vdekur dhe se kjo situatë nuk është më çështje debati politik, por një realitet i dhimbshëm për çdo qytetar.
Pjesë nga deklarata:
Nga i gjithë raporti, që ka shumë gjëra të përsëritura, nënvizova një shprehje për investitorët e huaj që shantazhohen njëkohësisht nga administrata, media dhe krimi i organizuar. Vetë fakti që përfshin edhe ne, mediat, është i tmerrshëm.
Nuk do të ndalem te kjo, por do të ndalem te çfarë pasqyre është kjo renditje.
Në një shoqëri demokratike, kur të kërcënon ose një kriminel ose një punonjës i shtetit, ose do të shkosh të denoncosh në media, ose do të shkosh te drejtësia. Kur as mediat dhe as gjykatat nuk të japin zgjidhje, atëherë unë them: edhe sikur të mos kishim opozitë dhe qeveri, por t'i fusnim këto të dhëna në një inteligjencë artificiale dhe t’i thonim: “Në një vend ku një biznesmen kërcënohet dhe nuk gjen të drejtën në asnjë gjykatë a është ky një vend demokratik apo një regjim autokratik?” nuk kam bërë testin, por çdo program me AI e gjen menjëherë se çfarë është demokracia.
Ne nuk jetojmë më në demokraci. Por, sa më shumë vazhdojmë të debatojmë për këtë, aq më shumë fakte mblidhen në këtë drejtim. Nëse një biznesmen, që ka edhe fuqinë e parasë, nuk gjen të drejtën, po një qytetar i thjeshtë ku do ta gjejë atë?
Të marrim raportin dhe ta bëjmë pjesë të debatit, ta përshtatim për çfarë na intereson ne sepse ai është një vërtetim i qartë që, fatkeqësisht, këtu demokracia ka vdekur.
Gazetarja Alba Kepi ka zbuluar detaje nga intervista që bëri me gazetarin Nello Torçhia, autorin e librit “Të Pamposhtuarit”...
Monika Kryemadhi ka deklaruar se hetimi për Ilir Metën ka nisur nga Erion Veliaj dhe mashat e tij mediatike. Ajo tha se duhej sajuar një &ccedi...
Duke komentuar me ankimimin e Erion Veliajt në Kushtetuese, gazetari Artan Hoxham, solli në vëmendje rastin e kryetarit të Bashkisë s&e...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një postim me foto nga takimi i Presidentit Begaj dhe bashkëshortes s&eu...
Avokati Jordan Daci komentoi ankimin e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese për vendimin e shkarkimit të tij si kryetar i Bashkisë s&e...
Ish-deputetja, njëkohësisht ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me akuzat ndaj saj dhe Ilir Metës nga SPAK, duke the...
Deputeti demokrat, Gjin Gjoni, e konsideron raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, si më negativin, që një qeveri shqiptare ka pasur ...
Siç e kishte paralajmëruar nga qelia ku po pret gjykimin për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, Erion Veliaj paditi të h&...
Gazetari Basir Çollaku ka komentuar situatën e kriminalitetit dhe luftës kundër karteleve të drogës në Shqipëri, gjat&...
Ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho ka sfiduar publikisht zëvendësen e kryeministrit, Belinda Balluku, lidhur me mungesë...