FOTO-LAJM/ Bregdeti i Dhërmiut i ndotur, turistët përballen me substancën ngjitëse
Megjithëse plazhi i Dhërmiut konsiderohet një nga plazhet më të mira në vend dhe qeveria premton në vijimësi një ...
Megjithëse plazhi i Dhërmiut konsiderohet një nga plazhet më të mira në vend dhe qeveria premton në vijimësi një ...
Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi se PPE mbështet plotësisht protestën rinore qytetare, për shkak të kauzës të saj të ...
Kompjuterët e sekuestruar në zyrat e Armand Shakajt kanë zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, duke forcu...
Fillimisht protestuan për flamingot, por tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka nisur të th&...
Fillimisht protestuan për flamingot, tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka filluar të broho...
Tirana, kryeqyteti shqiptar do të presë këtë të shtunë, 4 korrik protestën e 35-të masive, ku qytetarët kërkoj...
Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa si pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar. Sipas inf...
Në vitin 1942, ekonomisti austriak Joseph Schumpeter formuloi një nga konceptet më të rëndësishme të kapitalizmit modern: &ld...
Festimet për 250-vjetorin e lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nisur në hijen e Mount Rushmore, nën v&eum...
Nga Lutfi Dervishi Një protestë nuk është thjesht një listë akuzash ndaj pushtetit. Kur zgjat më shumë se një muaj...
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali komentoi një zhvillim të raportuar ndërkombëtar që lidhet me një nismë të kongresmenit amerikan Joe Wilson.
Sipas saj, bëhet fjalë për një propozim amendamenti në Aktin Kombëtar të Mbrojtjes në SHBA, i cili do të kërkonte nga Departamenti i Shtetit dhe strukturat e inteligjencës amerikane një hetim dhe raportim mbi lidhjet e pretenduara mes qeverisë shqiptare dhe trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, si dhe mbi çështje të tjera të lidhura me situatën politike në vend.
Zhulali e cilësoi këtë nismë si një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke theksuar se, sipas saj, përfshirja e një çështjeje të tillë në një akt të Kongresit amerikan përbën një precedent të veçantë për një vend anëtar të NATO-s.
Ajo shtoi se propozimi është ende në proces shqyrtimi në Kongres dhe pritet të kalojë në seancë plenare, ku do të diskutohet më tej dhe do të vlerësohet mbështetja e mundshme bipartizane.
Në intervistë, Zhulali theksoi gjithashtu se në nismë përfshihet edhe kërkesa për raportim mbi, siç u shpreh ajo, çështje të përndjekjeve politike në Shqipëri, duke e lidhur këtë me vlerësimin më të gjerë politik të situatës në vend.
Gazetarja: Zhvillime të rëndësishme edhe ndërkombëtarisht në rrafshin e gjithë 34 ditëve të protestave në Shqipëri. Ilda, sigurisht përtej atyre lajmeve ndërkombëtare që vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes në mediat shumë prestigjioze, madje dhe pak minuta më parë isha duke parë një nga mediat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kishte ardhur, kishte bërë edhe një reportazh, sapo e kishte publikuar madje në rrjetet sociale. Vjen një lajm i rëndësishëm në një nivel më të lartë. E kam fjalën këtu pikërisht për kongresmenin Joe Wilson, i cili ka propozuar, po e lexoj më saktësisht që të jem e qartë dhe për ata që nuk e kanë informacionin, një ligj i cili kërkon nga ana e Sekretarit të Shtetit dhe strukturave të inteligjencës amerikane, hetim dhe raportim mbi lidhjet dhe lehtësimin që qeveria Rama i ka bërë trafikut ndërkombëtar të kokainës. E lexova me shumë kujdes në mënyrë që mos të ndalem unë te interpretimi, por të na e sqarosh ti. Çfarë është kjo në informacionin tënd dhe këndvështrimin tënd?
Ilda Zhulali: Po, ky është një lajm shumë i rëndësishëm, lajmi i dytë ose i tretë shumë i rëndësishëm që na vjen ndërkombëtarisht lidhur edhe me atë çfarë po ndodh në Shqipëri dhe që ka një peshë shumë të madhe për këtu. Ky është një propozim, një amendim i aktit kombëtar të mbrojtjes që vjen nga...
E para ky është një akt i paprecedent, nuk ka ndodhur asnjëherë që për një vend anëtar të NATO-s, të vijë një kërkesë e tillë në Kongresin Amerikan dhe të prezantohet në formën e një amendimi të ligjit. Kongresmeni Wilson ka bërë një propozim për ta amenduar aktin kombëtar të mbrojtjes, duke shtuar një amendament që e bën operacional zbatimin e ligjit dhe ka kërkuar që për Shqipërinë të kërkohet një hetim dhe raportim i hollësishëm nga Departamenti i Shtetit bashkë me Drejtorinë e Inteligjencës, për të zbuluar lidhjet me narkotrafikun dhe qeverinë shqiptare. Kështu që kjo është, një akt në vetvete është shumë i rëndë, dhe thashë e bën edhe më të rëndë fakti që bëhet fjalë për një vend anëtar të NATO-s.
Dhe e dyta është sepse kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë jo vetëm për Shqipërinë, por për asnjë vend tjetër. Gjithmonë aty diskutohet për çështje që përbëjnë kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfshirja e Shqipërisë në këtë formë, pra kërkesa për një hetim dhe raportim për çështjet e lidhjes së narkotrafikut me qeverinë shqiptare, tashmë konsiderohet si një çështje e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe kjo është në një farë mënyre aktakuza më e rëndë dhe njolla më e rëndë që vendoset në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Patjetër që ky amendament është ende në proces shqyrtimi brenda Kongresit, do të shqyrtohet në seancë plenare, tashmë në Kongres, por ajo që është si të thuash më së paku, kjo çështje do të jetë pjesë e një diskutimi shumë të madh në Kongresin Amerikan. Do të shikojmë nëse kjo do të jetë pastaj, do të përqafohet në mënyrë bipartizane qoftë nga republikanët po ashtu dhe nga demokratët, dhe çfarë rrjedhe do të marrë më tej. Por në momentin që flasim, ajo që dimë me siguri është që kjo çështje do të merret në shqyrtim në seancën e radhës në seancë plenare në Kongresin Amerikan.
Gazetarja: Dhe tashmë ne dimë që kanë kaluar, apo jo, komisionin e rregulloreve dhe komisionin e ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tani këtu ka pasur qëndrim, po e quajmë po përmend të njëjtin term, bipartizan apo jo, në këto dy organizma ose në këto dy hapa të kaluara tashmë, në këto dy shkallë të kaluara tashmë?
Ilda Zhulali: Deri tani janë ezauruar hapat e komisioneve, prandaj po them që tashmë ajo do të kalojë në seancë plenare, ku edhe do të ketë një diskutim edhe më të hollësishëm aty. Secila palë do të paraqesë argumentet e veta dhe me shumë gjasë të dyja palët do të jenë në mbështetje të këtij amendimi.
Por doja të thoja dhe një element tjetër që është pjesë e këtij propozimi, që bashkë me kërkesën për të hetuar lidhjet e narkotrafikut me qeverinë shqiptare, ka dhe një kërkesë tjetër për të dhënë llogari në lidhje me përndjekjet politike dhe shtypjen politike të qeverisë në Shqipëri. Të dyja këto bashkë i japin trajtë asaj që ne e kemi përshkruar shumë herë si narkoshteti, që është dhe autokracia e Edi Ramës që ka ndërtuar për gjithë këto vite në Shqipëri, duke i dhënë edhe trajtat e narkoshtetit. Kështu që kjo i bën bashkë autokracinë dhe narkoshtetin në një propozim të vetëm për t'u shqyrtuar dhe për të marrë dhe një, si të thuash, vlerësim përfundimtar politik në nivelin e Kongresit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por kjo është e ndërthurur dhe me agjencitë e tjera, me Departamentin e Shtetit, pra merr edhe nivel ekzekutiv, edhe forcë ekzekutive, pasi përfshin dhe nivelin ekzekutiv në këtë propozim. Me detyrimin që kur ky akt të miratohet, brenda 180 ditëve, jo më larg, pra si 6 muaj, duhet të ketë një raportim të hollësishëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me Drejtorinë e Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Organizatorët e protestës që po zhvillohet prej mbi një muaji në kryeqytet u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gji...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha postoi një mesazh në kujtim të 36-vjetori i kryengritjes së 2 korrikut 1990. Berisha shkruan se kjo...
Gazetari Andi Bushati, i ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, komentoi protestat kundër kryeministri...
Prej 33 ditësh mijëra qytetarë dalin në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. E nd&eu...
Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit, i cili refuzoi ngritjen e komisioneve hetimo...
Ish-prokurori Ervin Karanxha ka kritikuar mënyrën se si sistemi i drejtësisë dhe organet e ndjekjes penale kanë trajtuar çë...
TIRANË- Teksa protesta e qytetarëve ka hyrë në ditën e 34 për largimin e qeverisë, zërat brenda PS për k&...
Duke raportuar për veprimtarinë e strukturës që drejton në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK Klodian Braho nuk përjashtoi mund&eum...
Në një postim në rrjetet sociale deputetja, tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka shpërndarë një intervistë të...