350 kg kokainë me anije nga Brazili, goditet rrjeti i drogës në Turqi, 9 të arrestuar
350 kg drogë janë gjetur në një anije të mbërritur nga Brazili në portin e Mersinit, në Turqi, ndërsa nënt&e...
350 kg drogë janë gjetur në një anije të mbërritur nga Brazili në portin e Mersinit, në Turqi, ndërsa nënt&e...
Protesta kundër qeverisë vijon në rrugët e Tiranës, teksa qytetarët pjesëmarrës në ditën e 106-të t&eum...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të dielën se planifikon të heqë tarifën prej 15% për uiskin irlandez. Trum...
Kontratat koncesionare dhe partneritetet publik-privat do të kalojnë nën një kontroll më të fortë administrativ, pasi ...
Disa mijëra njerëz jetojnë në një makinë, furgon ose kamping në qytetin e Los Anxhelosit. Situata nxjerr në pah vë...
Një qytetare që mori pjesë në protestë ka reaguar ashpër ndaj situatës në vend, duke ngritur shqetësime për ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim të ardhur nga një oficer i Policisë s...
Komisioni Europian po shqyrton mundësinë e një “Akti për Ujin”, i cili do të vendoste një kuadër më të...
Ford (F.N) po tërheq nga tregu 223,472 automjete në SHBA, për shkak të depozitave të karburantit që mund të kenë rrjed...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar në rrjetet sociale për situatën e furnizimit me ujë në Tiran&e...

Mazhoranca socialiste nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama, ka rrëzuar kërkesën e 5 deputetëve të PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit e thirrur të mbahej sot me qëllim shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministers së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Në deklaratën e tij për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se, nuk ka ndodhur kurrë që të vonohet shqyrtimi i kërkesës nga Këshillit për Rregulloren e Mandateve për një periudhë dyjavore, me pretendimin absurd se e pandehura ka kërkuar tre javë për t’u mbrojtur.
Sipas tij, e pandehura, Belinda Balluku, që është përballur me akuza të rënda, mund të kërkojë edhe tre muaj ose tre vite, pasi çdo individ, kur kërkohet arrestimi i tij, tenton ta shtyjë dhe ta zvarrisë procesin sa më shumë të mundet. Ai shprehu keqardhjen për faktin se në këtë rast, kërkesa e një personi që akuzohet për abuzim në vlerën e 1.1 miliardë eurove po merr prioritet, duke zvarritur procesin dhe duke e lënë pas kërkesën e prokurorisë.
Bardhi u shpreh se, në përputhje me ligjin, prokuroria ka kërkuar shqyrtimin e çështjes brenda tre deri pesë ditëve, por që sot bëhen dy javë që nga momenti i dorëzimit të kërkesës dhe ende nuk është realizuar as dëgjimi i prokurorisë. Ai theksoi se kjo vonesë është pa precedent dhe ka për qëllim të mundësojë prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve.
Fjala e tij:
Nuk ka ndodhur kurrë që të vonohet shqyrtimi i kërkesës nga Këshilli dy javë, me pretendimin absurd se e pandehura ka kërkuar tre javë për t'u mbrojtur. E pandehura, e kam thënë edhe herës së shkuar, mund të kërkojë dhe tre muaj, mund të kërkojë edhe tre vite, sepse po kërkohet dërgimi i saj në burg. Dhe çdo njeri ndaj të cilit kërkohet arresti me burg, tenton ta shtyjë dhe ta zvarrisë këtë proces sa të mundet. Dhe unë ndjej keqardhje që për kryetarin e kuvendit dhe anëtarët e tjerë të mazhorancës në Këshillin e Mandateve, prevalon kërkesa e dikujt që akuzohet për abuzim 1.1 miliardë euro, përkundrejt kërkesës së prokurorisë.
Sepse siç e dini, prokuroria ka kërkuar shqyrtimin brenda tre, maksimumi pesë ditëve nga momenti që ka mbërritur kërkesa. Sot bëhen plot dy javë nga ky moment dhe ne ende nuk kemi as dëgjimin e prokurorisë për kërkesën që ajo ka sjellë në kuvend. Dhe nuk ka ndodhur kurrë me asnjë rast të mëparshëm që t'i jepet një kohë kaq e gjatë, aq më tepër kur është provuar që po prishen provat dhe po intimidohen. Dua të ju bëjm me dije se ne rithërrasim mbledhjen e këshillit ne 6 janar ora 11:00
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp ka komentuar çështjen ‘Balluku’. Ai ka vijuar me ...
Në konferencën me gazetarët Rama tha se ka tundimin e madh ta mbajë 6 orë konferencën e tij, me arsyetimin se gazetarët kan...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit deklaroi se viti 2025 ka shënuar “rilindjen e industrisë ushtarake” në ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e fundvitit me gazetarët deklaroi se paga e mjekëve dhe e infermierëve do të rrite...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli dhe për rritjen e pagave dhe pensionet. Dhe pse 12 vite në ...
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama në një konferencë me gazetarët, ku do të bëjë dhe mbylljen e vitit që sapo l&...
Kryeministri Edi Rama e nisi konferencën e fundvitit me një raport të Institutit amerikan Cato, që sipas të cilit e rendit Shqipë...
Taksa të llojit të karakterit të fshehtë le të themi, që janë këto siç është kjo e radhës, pra e...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka reaguar lidhur me situatën e mungesës së ujit në Vlorë, duke deklaru...
Eurodeputeti Fredi Beleri ka lëshuar akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë dhe qeverisë lidhur me çështjet e pr...