E rëndë në Patos, një person gjendet i pa jetë në oborrin e banesës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Patos.Një person është gjetur i pa jetë në oborrin e bane...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Patos.Një person është gjetur i pa jetë në oborrin e bane...
Edon Zhegrova ishte protagonist i minutave të fundit në përballjen mes Sassuolos dhe Juventusit, por dopieta e tij nuk mjaftoi për të...
350 kg drogë janë gjetur në një anije të mbërritur nga Brazili në portin e Mersinit, në Turqi, ndërsa nënt&e...
Protesta kundër qeverisë vijon në rrugët e Tiranës, teksa qytetarët pjesëmarrës në ditën e 106-të t&eum...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të dielën se planifikon të heqë tarifën prej 15% për uiskin irlandez. Trum...
Kontratat koncesionare dhe partneritetet publik-privat do të kalojnë nën një kontroll më të fortë administrativ, pasi ...
Disa mijëra njerëz jetojnë në një makinë, furgon ose kamping në qytetin e Los Anxhelosit. Situata nxjerr në pah vë...
Një qytetare që mori pjesë në protestë ka reaguar ashpër ndaj situatës në vend, duke ngritur shqetësime për ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim të ardhur nga një oficer i Policisë s...
Komisioni Europian po shqyrton mundësinë e një “Akti për Ujin”, i cili do të vendoste një kuadër më të...

Eurodeputeti Fredi Beleri ka lëshuar akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë dhe qeverisë lidhur me çështjet e pronave në Himarë ndërsa thekson se cikli i kësaj qeverisjeje ka arritur në fund.
Eurodeputeti Fredi Beleri, nga studioja e “Kafe Shqeto”, tha se qeveria e Kryeministrit Edi Rama po ndodhet në një moment të vështirë politik, ku ka “hapur zarfin e tretë”, një figurë e përdorur për të treguar se kjo qeverisje po përgatit më shumë kriza. Beleri, duke komentuar çështjet e pronave në Himarë, theksoi se vendimi i Gjykatës së Lartë për çështjen e falsifikimit të pronave në Dhërmi, ku ishin të përfshirë ish-ministrja Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, u mbyll shumë shpejt dhe në favor të tyre.
Ai denoncoi se ndërkohë çështja e tij ka mbetur pezull për më shumë se gjashtë muaj, duke theksuar padrejtësitë dhe manipulimet që po ndodhin në sistemin e drejtësisë. Beleri e cilësoi këtë një shembull të skandalit të madh që po përfshin pronat në Himarë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, ku 8,000 pasuri janë regjistruar, por qytetarët nuk po marrin certifikatat e pronësisë, duke ngritur dyshime për manipulim të procesit.
Ai gjithashtu theksoi se skandalet e fundit kanë nxitur pyetje edhe nga mbështetësit më të fortë të qeverisë Rama, duke sugjeruar se është koha që të gjith të kuptojnë se çfarë po ndodh në Shqipëri.
Deklarata:
Prona është e sekuestruar. Ish-kryetari i bashkisë së Himarës dhe dy nënpunës të Himarës kanë vuajtur dënimin e tyre. Ndërsa zonja Xhaçka është akoma në Kuvendin e Shqipërisë. Duhet të dini se para një muaji, më 18 nëntor, nëse nuk gaboj, Gjykata e Lartë mbylli këtë çështje në mënyrë të formës së prerë. Duhet të nënvizoj se nxitoi mbyllja e çështjes nga Gjykata e Lartë, e cila nuk është një gjë normale. Çështja ime ka të paktën gjashtë muaj që është në proces, dhe akoma nuk më është caktuar data, ndërsa çështja e zonjës Xhaçka është mbyllur shumë shpejt. Dhe u mbyll, siç e dinë të gjithë, duke e shpallur zonjën Xhaçka dhe zotin Agaçin të pafajshëm për çështjen e falsifikimit të tokave në Dhërmi.
Unë nuk di kush ka falsifikuar. Përfituesi i falsifikimit ishte ndërtuesi, bashkëshorti i zonjës Xhaçka, i cili nuk mori asnjë pasojë. Pra, pronari nga Himara, Bonjaku, luftonte për të regjistruar atë pronë për 30 vjet. Sapo bëri kontratë shitjeje me zonjën Xhaçka dhe zotin Agaçin, toka u regjistrua, doli leja dhe u mor edhe statusi i investitorit strategjik. Sigurisht, në Imar nuk është vetëm çështja e zonjës Xhaçka; ka edhe dhjetëra çështje të tjera ku ka pasur abuzime me pronat dhe po bëhen akoma, ndërkohë që po flasim. Nëpër media lexoj çdo ditë që skandali më i madh i pronave mund të jetë ASHK-u, ata që kanë në dorë kadastrën. Ata kanë mbaruar regjistrimin fillestar të të paktën 8,000 pasurive në Imar. Ato janë të disponueshme në e-Albania, por qytetarët nuk po i marrin letrat. Pse nuk po i marrin? Kjo është me dyshim. Ka mbaruar regjistrimi fillestar, ka mbaruar procedura, kanë mbaruar afatet dhe nuk po lëshohen vërtetimet ose certifikatat e pronësisë. Për mua, kjo është arsyeja: megjithëse ka presion nga BE-ja dhe ndërkombëtarët për zgjidhjen e çështjes së pronave në Shqipëri, këto certifikata nuk po lëshohen. Nuk po lëshohen sepse po manipulohen. Nuk ka ndonjë arsye tjetër, për ato prona që të paktën nuk kanë konflikte.
Dua t'ju them gjithashtu se, pas ngjarjeve të fundit në Shqipëri, nuk ka një qëndrim zyrtar nga Brukseli. Qëndrimi që ekziston është ai i Martës Kos në Tiranë, ku ajo bëri një prononcim për zgjedhjet që ishin të lira dhe demokratike. Sigurisht, në korridoret e Brukselit, por jo vetëm atje, të gjitha këto që po dalin në pah po shihen nga qytetarët shqiptarë dhe mbështetësit më të fanatikë të zotit Rama, të cilët po e vënë në dyshim atë që po ndodh. Unë besoj se është koha që edhe të shurdhët do të dëgjojnë, edhe të verbërit do të shohin.
Sepse nuk ka njeri që mund të fshihet sot pas gishti dhe të thotë "nuk e dija" ose "nuk ka ndodhur asgjë", pasi janë zbuluar kaq hapur të gjitha ato që opozita shqiptare ka denoncuar kaq vjet. Edhe të gjithë ata që merreshin me opozitën, sot e dinë më mirë. Nuk e di, nuk kam ndjekur... Në Vlorë kishte përpjekje për t'ia faturuar opozitës faktin që qytetarët ishin pa ujë për katër ditë. Kjo, fatkeqësisht, u besua nga shumë shqiptarë dhe ndërkombëtarët për një periudhë të gjatë. Por kjo periudhë ka mbaruar.
Po dua të them diçka të fundit, një fabul, dhe do më lejoni vetëm një minutë. Vjen në detyrë një kryeministër i ri dhe gjen në zyrë tre zarfa. I thotë sekretari: "Kur të keni krizën e parë, hapni zarfin e parë dhe do të shihni udhëzimin." Vjen kriza e parë, kryeministri hap zarfin e parë dhe udhëzimi thotë: "Do t'ia hedhësh të gjitha opozitës dhe do thuash që kur morët qeverinë, gjetët gjithçka të djegur dhe asgjë në vendin e vet nuk funksiononte." Kryeministri e bëri këtë, e hodhi mbi opozitën dhe kaloi krizën. Kur erdhi kriza e dytë, ai hap zarfin e dytë dhe udhëzimi thotë: "Do ua hedhësh të gjitha bashkëpunëtorëve, atyre që janë pa shpatull, pa shpinë." Kryeministri e bën dhe këtë, e zbatoi dhe kaloi krizën e dytë. Kur erdhi kriza e tretë, sekretari i thotë: "Hap zarfin e tretë."
Gazetarja, Klodiana Lala ka komentuar mbrëmjen e sotme, hetimet e SPAK dhe çfarë pritet sipas saj të ndodhë në vitin 2026. Sip...
Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin “Studio24”, ka komentuar zhvillimet politike të fundvitit, duke u ndalur te puna e SPAK dhe ...
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, ka bërë një analizë të thelluar për situatën p...
I ftuar në emisionin “ÇIM PEKA LIVE”, diplomati Agim Nesho deklaroi se sistemi shtetëror në Shqipëri ka rënë pr...
Duhet të jetë e mundimshme të mbijetosh 4 apo 5 ditë pa ujë në shtëpi, por akoma më e rëndë është ...
Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar zhvillimet politike të fundvitit, duke u ndalur te puna e SPAK dhe hetimet e mëdha që, sipas tij, po prekin q...
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me përfundimin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. N&...
Mazhoranca socialiste nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama, ka rrëzuar kërkesën e 5 deputetëve të PD-së për mbledhjen e ...
Në fjalën e tij drejtuar protestuesve, kreu i PD-së Sali Berisha, ka deklaruar se, protestat do të vijojnë si një strategji të...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha nga Foltorja para Kryeministrisë, se ish-zv/drejtori i AKSHI-t Daniel Shima u rrëmbye një jav&e...