Renditja e 10 lojtarëve më të mirë të Kupës së Botës të të gjitha kohërave
Me Kupën e Botës FIFA 2026 në kulmin e saj, po shohim disa nga lojtarët më të mirë në planet duke luftuar p&...
Me Kupën e Botës FIFA 2026 në kulmin e saj, po shohim disa nga lojtarët më të mirë në planet duke luftuar p&...
Inteligjenca letoneze po paralajmëron se Rusia po përgatit provokime të mundshme kundër shteteve baltike ose Polonisë, duke...
Indeksi i Biznesit 2025 i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, i zhvilluar në bashkëpunim me Revistën Monitor,...
Gjatë misionit të saj për lirinë e medias në Tiranë, Reporterët pa Kufij u bënë thirrje anëtarëve t&eum...
Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, sekretari i Përg...
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas rastit të helmimit në Akademinë e Sigurisë, ku dhjetëra kursantë të Kolegjit Pr...
Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në supe...
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në Konferencën e Kryetarëve ka përsëritur kërkesën për zhvill...
Ndërsa qeveria reklamon Shqipërinë si historinë më të madhe të suksesit turistik në rajon, ekspertët paralajm&eum...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj nd&eu...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka reaguar lidhur me situatën e mungesës së ujit në Vlorë, duke deklaruar se qyteti ka qenë pa furnizim për gjashtë ditë, duke e cilësuar situatën si alarmante për qytetarët.
Sipas tij, uji është një nevojë jetike dhe jo luks, pasi lidhet drejtpërdrejt me jetesën, higjienën dhe nevojat bazë të përditshme.
Gjunkshi thekson se vetëm pas katër ditësh pa ujë qytetarët dolën në protestë, ndërsa në të njëjtën kohë, sipas tij, punonjës të Bashkisë merrnin pjesë në aktivitete festive.
“Dhe u desh edhe protesta e kësaj të hëne që të reagonte Kryeministri Edi Rama. Madje, reagimi ishte për ta “siguruar” ujin… për gjysmë dite. Këtë duhej ta bënte që ditën e parë, nëse do të kishim një shtet serioz. Por ne nuk kemi shtet serioz. Frika nga 200 protestues mjaftoi që Kryeministri të vepronte me urgjencë. Dhe tani, për një tub uji, u bë një show, sikur në Vlorë po zbarkonte një anije kozmike”, shkruan Gjunkshi në Facebook.
Ai iu përgjigj kryeministrit, i cili një ditë më parë tha se tubacioni ishte që në vitin 2009-2010, kohë kur në pushtet ishte Sali Berisha.
“E kujt është përgjegjësia që Vlora të rrijë 5 ditë pa ujë? Patjetër… Saliu. Sepse investimi i ujësjellësit qenka i vitit 2009. Pra, një investim i Sali Berisha “paska faj”, edhe pse kanë kaluar 16 vite. Ndërkohë, një investim i Edi Ramës, rruga Qukës–Qafë Plloçë, me 360 milionë euro, u shemb 2 muaj pas inaugurimit”, shkruan demokrati.
Postimi i plotë:
Prej 6 ditësh, Vlora është pa ujë. Qytetarët janë në hall të madh, sepse pa ujë nuk jetohet. Uji është jetik, sidomos për nevojat bazë, për higjienën, për tualetin. Kjo nuk është luks. Është minimum jetese.
U deshën 4 ditë pa ujë që qytetarët të dilnin në protestë, ndërkohë që punonjës të Bashkisë festonin në një mbrëmje gala. Ky kontrast është fytyra reale e pushtetit sot: qyteti pa ujë, pushteti në festë.
Vetëm pas protestës së parë nisën të “zgjohen” institucionet.
Dhe u desh edhe protesta e kësaj të hëne që të reagonte Kryeministri Edi Rama. Madje, reagimi ishte për ta “siguruar” ujin… për gjysmë dite.
Këtë duhej ta bënte që ditën e parë, nëse do të kishim një shtet serioz. Por ne nuk kemi shtet serioz.
Frika nga 200 protestues mjaftoi që Kryeministri të vepronte me urgjencë. Dhe tani, për një tub uji, u bë një show, sikur në Vlorë po zbarkonte një anije kozmike.
Pastaj sheh keqpërdorimin e Policisë së Shtetit të cilët bëjnë shoqërimin e tubit, a thua se po transportonin armë kimike. Sa qesharakë që janë. Përdorimi i policisë dhe ushtrisë për propagandë është fundi!
E kujt është përgjegjësia që Vlora të rrijë 5 ditë pa ujë?
Patjetër… Saliu. Sepse investimi i ujësjellësit qenka i vitit 2009. Pra, një investim i Sali Berisha “paska faj”, edhe pse kanë kaluar 16 vite.
Ndërkohë, një investim i Edi Ramës, rruga Qukës–Qafë Plloçë, me 360 milionë euro, u shemb 2 muaj pas inaugurimit.
-investimet e propagandës shemben,
dhe dështimet mbulohen me show.
Ky është Edi Rama: njeriu i skenës, i propagandës, dhe i talljes me qytetarët.
Vlora sot nuk ka nevojë për shfaqje.
Vlora ka nevojë për ujë, për përgjegjësi dhe për shtet.
Eurodeputeti Fredi Beleri ka lëshuar akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë dhe qeverisë lidhur me çështjet e pr...
Gazetarja, Klodiana Lala ka komentuar mbrëmjen e sotme, hetimet e SPAK dhe çfarë pritet sipas saj të ndodhë në vitin 2026. Sip...
Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin “Studio24”, ka komentuar zhvillimet politike të fundvitit, duke u ndalur te puna e SPAK dhe ...
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, ka bërë një analizë të thelluar për situatën p...
I ftuar në emisionin “ÇIM PEKA LIVE”, diplomati Agim Nesho deklaroi se sistemi shtetëror në Shqipëri ka rënë pr...
Duhet të jetë e mundimshme të mbijetosh 4 apo 5 ditë pa ujë në shtëpi, por akoma më e rëndë është ...
Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar zhvillimet politike të fundvitit, duke u ndalur te puna e SPAK dhe hetimet e mëdha që, sipas tij, po prekin q...
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me përfundimin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. N&...
Mazhoranca socialiste nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama, ka rrëzuar kërkesën e 5 deputetëve të PD-së për mbledhjen e ...
Në fjalën e tij drejtuar protestuesve, kreu i PD-së Sali Berisha, ka deklaruar se, protestat do të vijojnë si një strategji të...