POLITIKE

Berisha: Atë që Rama përjetoi në vitin 1991, kur ikte me autoblinda nga Blloku, do ta provojë sërish

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2025, 19:39

Berisha: Atë që Rama përjetoi në vitin 1991, kur ikte me

Duke folur në Foltoren para kryeministrisë, krydemokrati Sali Berisha ka ashpërsuar tonet ndaj Edi Ramës, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestave dhe përballje të drejtpërdrejtë politike.

Berisha deklaroi se forumet drejtuese të PD-së dhe grupi parlamentar kanë marrë një vendim ‘solemn’ për të vijuar protestën deri në fitore, duke e akuzuar Ramën për grabitje të votës, korrupsion masiv dhe shndërrim të shtetit në instrument të krimit.

Pjesë nga fjala :

Por duhet të them këtu, koha ka kaluar, sigurisht, megjithatë vijmë më të vendosur se kurrë.Dy mbledhje janë bërë dy ditët e fundit nga forumet e PD, kryesia e saj dhe grupi parlamentar.Kanë dalë me një vendim solemn. T’i përvishemi gjer në fitore. Kanë dalë me një vendim solemn, se rrugë tjetër përveç protestës, përveç përballjes, përveç kacafytjes me të, nuk ka dhe nuk do ketë.Miq, dhe për të gjithë shqiptarët, i ftoj të arsyetojnë, votën ua shkelmon.

Duke u shkelmuar votën, i poshtëron.Shkelmon lirinë e tyre.Për t’u blerë votën në zgjedhjet e fundit u fali 2 miliardë euro 83 mijë bizneseve, në një kohë kur 760 mijë pensionistë nuk blejnë dot ilaçet, nuk sigurojnë dot kafshatën e muajit.Votën e rrëmbeu me banditë të administratës, amoralë që shndërrojnë misionin e tyre, detyrën e tyre në shërbim të qytetarëve, në plaçkitës dhe grabitës së votës së tyre.

Votën e grabiti me banda, me banditë, me kriminelë, me kartelet e drogës.Por, në dallim me çdo herë tjetër nga viti 2001 gjer sot, e kapëm për fyti, u faktuam shqiptarëve dhe botës se ky është armik i votës së lirë të shqiptarëve, armik i demokracisë së shqiptarëve.Në të drejtën tonë, në të drejtën e Zotit, në guximin tonë, ne nuk duhet t’i ndahemi asnjë minutë gjersa të largojmë nga skena këtë kriminel të votës së lirë.Miq, të harrojmë çdo gjë që ka ndodhur në 12 vite. Le t’i harrojmë të gjitha.Të marrim vetëm 10 ditët e fundit.Çfarë ndodh? Së bashku me zëvendëskryeministren, të kapur në flagrancë, me dokumente, me mesazhe të tyre, se vetëm në një tender në tunelin e Llogarasë kanë vjedhur 50 milionë euro.

Në çdo vend të botës, dorëheqja është akti i parë i njerëzve të përgjegjshëm.Dhe ky, jo vetëm që nuk jep dorëheqjen vetë, jo vetëm që nuk shkarkon bashkëvjedhësen e vet, por çfarë bëri?Me urdhër, mori nga Gjykata Kushtetuese licencën për të vjedhur publikisht pa asnjë përgjegjësi para ligjit, para drejtësisë, para shqiptarëve.

A mund të pranojmë ne një kryeministër të tillë?Jo, kurrë. Cilido të jetë çmimi, ne do e paguajmë.

Ne një kryeministër të tillë nuk e pranojmë kurrë.Pra, ky hajdut, që çdo tullë të sarajeve të tij, i ka djersën, mundin e taksapaguesve shqiptarë, para të vjedhura nga paratë e tyre.Ku hajdut që vetëm në 2 vite ka bërë 140 fluturime, duke transportuar privatisht para të vjedhura dhe drogë, në gropa të zeza, që nuk i di kush se ku janë.

Ky hajdut që lë të sëmurët pa ilaçe të vdesin në mëshirën e fatit dhe thotë që janë shumë dhe s’kam ç’u bëj.Ky hajdut, që vetëm aty në oborr, ka Kopshtin e Edenit, me vlerë 4.2 milionë euro me peshq ekzotikë, ndërkohë që fëmijët tanë mbushin rrugët e Europës dhe botës.

Ky hajdut rri këtu për shkakun tonë. Por kjo merr fund.Ky hajdut rri këtu sepse nuk i kemi treguar ne forcën tonë.Ne do ia tregojmë atij.Dhe unë u jap ju fjalën se atë që ka përjetuar në vitin 1991, tek ikte me autoblinda nga Blloku në tunelet e Enver Hoxhës, do t’ia provojmë së shpejti. Po, po.

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve