Vendimi që ngre dyshime/ Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë ...
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë ...
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Korçës ishte dj...
Një rrëmbim në mes të trazirave të vitit 1997, një garazh i kthyer në dhomë torture dhe një ekzekutim makabër ...
Historia nis më 19 gusht 2026, kur në internet publikohet një njoftim për punë nga shtëpia. Kompania që pretendohej se kë...
Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, është përballur me probleme të përsëritura me depërtim...
Nga Ermal Pashaj Quhem Ermal Pashaj dhe jam mjek, kirurg.Nëse nuk më keni parë në klinikë, apo spital mund të më keni par&eu...
Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit n...
Një unazë martese, një kapëse kartëmonedhash prej ari dhe 2 090 euro të përfituara nga një vjedhje me thyerje në Os...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të premte, ku një konflikt familjar ka përfunduar me dy të v...
Një qytetar denoncon pranë redaksisë së “Piranja News’ rrugën e re pranë spitalit të Lezhës, e cila duket se...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për lidhje me trafikun e drogës, duke e cilësuar atë si kërcënimin kryesor për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në Fier, Berisha ngriti shqetësime për ekonominë, rënien e prodhimit industrial, largimin e të rinjve dhe krizën demografike.Berisha argumentoi se flukset e parave që ai i lidh me trafikun e drogës ndikojnë në zhvlerësimin e euros dhe dollarit, duke dëmtuar eksportuesit shqiptarë. Ai u ndal veçanërisht te industria e këpucëve dhe sektori i tekstileve, për të cilët tha se kanë humbur fitimet dhe janë përballur me vështirësi.
Berisha pretendoi gjithashtu se prodhimi industrial dhe ai bujqësor kanë pësuar rënie, ndërsa rritja ekonomike, sipas tij, mbështetet kryesisht te ndërtimi dhe të ardhurat nga taksat.
Sali Berisha: Shqipëria nuk mund të jetë kurrë eksportues droge, kryesor droge. Ky rrënim, dhe unë ju flas ju, në qoftë se më pyesni sot, cili është sot armiku më i egër i çdo shqiptari? Unë ju them është narkoshteti. Narkoshteti kudo. I ndërtuar nga Edi Rama, i ndërtuar nga ministrat e tij lidhur njëri pas tjetrit me kartelin e drogës. I ndërtuar nga Olsi Rama me grupin që solli nga Miçigani në Shqipëri. Çfarë ndodhi me këtë? Prisni. Pse është ky armiku ynë numër një? Sepse vagonat, kontejnerët që vijnë me euro të drogës, me dollarë të drogës dhe që shkarkojnë në portin e Durrësit haptas dhe që i kam denoncuar me dokumente, ato rrëzojnë euron dhe dollarin. Dhe euro dhe dollari në Shqipëri ka rënien më të madhe në botë. Ka rënie më të madhe se në çdo narkoshtet të Amerikës Latine. Çfarë sjell kjo rënie? Prisni. Kjo zhvlerëson eksportet. Jo, i zhvlerëson. Ishim vendi i tetë në botë në prodhimin e këpucëve.
Kishim një eksport të fuqishëm të rrobave të modës së lartë. Por rënia e euros, të gjithë këto eksporte shkonin me euro, rënia e euros zhduku fitimin e tyre dhe ato njëra pas tjetrës u larguan nga Shqipëria. Dhe sot, vetëm nga viti 2021 deri në vitin 2026 sipas Eurostatit, prodhimi industrial në Shqipëri ka rënien më të madhe në Europë pas Ukrainës. Po çfarë do të thotë të bjerë prodhimi industrial?
Do të thotë të shkatërrohen dhjetëra, qindra, mijëra vende pune. Do të thotë që njerëzit të humbasin vendet e punës. Kjo është. Dhe, dhe bërtasim, kemi rritje. A e dini nga vjen rritja? Nuk e thonë. 70% vjen nga taksat e rrogave tuaja. Po, po.
Prodhimi industrial ka rënë, prodhimi bujqësor ka rënien më të madhe. Vjen nga ndërtimi, kullat e drogës, të cilat nuk i prek dot kush, janë molla e ndaluar. Dhe maturantja që foli këtu që unë dua të ndërtoj ëndrrën, nuk ka gjë më të bukur se ëndrrën e saj dhe ëndrrën e tyre.
Por ato, kur të vijnë në punë s'blejnë dot një apartament, kur të vijnë në punë s'blejnë dot një shtëpi. Nuk gjejnë dot një punë. Dhe pastaj marrin ëndrrën e tyre rrugëve të botës. Ripërtërirja për Shqipërinë do të thotë të shpallësh përparësi absolute, të domosdoshme dhe të vlefshme për çdo çmim, ripopullimin e këtij vendi. Do të thotë të bësh gjithçka që këta të rinj të mbështeten me të gjitha mënyrat, të ndërtojnë bizneset, të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Do të thotë të bësh gjithçka që të kthesh mbrapsht këtë katastrofë të tmerrshme demografike ku kemi rënë. Sot ne kemi o të dashur miq, lindjet që kemi patur 100 vite më parë kur ishim nën 1 milion. Është statistikë e gjendjes civile kjo. Duhet të bëjmë gjithçka, një politikë demografike pro lindjeve. Duhet të bëjmë gjithçka të kthejmë shqiptarët në Shqipëri që ikën. Përndryshe ne, kështu siç jemi, jemi komb pa të ardhme.
Çdo vit vdesim shumë më tepër se lindim. Këtu na katandisi ky, këtu e katandisi vendin ky regjim. Ndaj dhe ne së bashku duhet të vendosim të ndahemi nga kjo e keqe, të ndalim këtë të keqe, por duhet të vendosim jo vetëm si parti demokratike, por duhet të bëjmë gjithçka që ky vendim të jetë i shoqërisë shqiptare. I çdo shqiptari, i çdo biznesmeni, i çdo labi, i çdo malësori, i çdo kosovari që banon në këtë qark dhe kudo që ndodhet. Pra është një thirrje për shpëtim. Dhe kjo thirrje për shpëtim e Shqipërisë, e ripërtëritjes së Shqipërisë, e bën dhe më imperative ripërtëritjen e Partisë Demokratike.
Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka me një përkushtim të madh të garantojmë shqiptarët se jemi forca politike që do ripërtërijmë Shqipërinë dhe se ato që kemi realizuar, për ato që kemi realizuar ne nuk kërkojmë votën, por ato janë një dëshmi e seriozitetit tonë ndaj premtimeve. Edhe një herë ju falënderoj shumë për praninë tuaj këtu. Rroftë Fieri! Rroftë Shqipëria!
Sali Berisha ishte sot në Fier në kuadër të turit të tij të Foltoreve të Ripërtëritjes ku foli edhe për seanc&...
Politika shqiptare njeh jo pak raste kur zërat kritikë brenda partive përfundojnë duke mbështetur pikërisht vendimet që kan&e...
Kuvendi i Shqipërisë ka vulosur gjatë orëve të vona të natës fatin e reformës së re territoriale, duke miratuar me ...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PS-së për ta nd&eum...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike. Gjatë fjalës së tij, Rama...
Pas deklaratave të bëra në News24, gazetari Almer Toska se kishte marrë kërcënime nga vëllai i Igli Tares, ndërsa &ccedi...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me masën e sigurisë &...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka dënuar me tonë të ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e krijuar në Fier, ku ndërprerjet e furnizimit me ujë ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe do të marrë pjes...