Gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ tek kryeministrit, kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje dhe të rinjve që të dalin në shesh në datën 12 mars.
Berisha: Ata që kanë përjetuar diktaturën staliniste, e kanë shumë të qartë se cila ishte përgjegjësia për konformizmin ndaj saj. Por do t’u them një gjë, konformizmi ndaj këtij regjimi është dy herë më i pafalshëm se sa ai tjetri. Sepse me atë tjetrin duhet të mateshe me burgun, me skuadrat e pushkatimit, me kampet e përqendrimit, kurse sot vërtet matesh me privacione, por rrugën e fitores e ke të sigurt.
Kam një thirrje të veçantë për të rinjtë shqiptarë. Vendi juaj, të dashur studente dhe studentë, gjimnaziste dhe gjimnaziste, të rinj dhe të reja kudo që ndodheni, sot ka nevojë më shumë se kurrë për guximin dhe energjinë tuaj. Ai kërkon guximin dhe energjinë tuaj para së gjithash për ju të dashur të rinj. Para së gjithash për të ardhmen tuaj. Para së gjithash që ju të jeni banorët e këtij vendi, që ju të ndërtoni këtu ëndrrën tuaj, që Shqipëria të jetë Shqipëria e ëndrrave tuaja dhe jo të merrni rrugët e botës me ëndrrën tuaj pas krahu për t’u degdisur. Kjo është arsyeja pse Shqipëria u fton ju, pse ka nevojë për guximin dhe energjinë tuaj.
Ndaj dhe harroni të gjitha pasojat që mund të kenë prindërit nga puna apo papuna, ngrihuni fuqishëm sepse çdo ditë e më shumë privacionet do shtohen.
Dilni në shesh.
Të dalim në ballë. Mos harroni të dashur të rinj dhe të reja, sot vendi juaj për herë të parë në histori, kreu i qeverisë së këtij vendi del në tregun e basteve, a do bjerë apo nuk do bjerë në vitin 2026 kreu i organizatës kriminale Edi Rama. Nuk ka ndodhur kurrë me ndonjë qeveri. Duhet ta fshini një minutë e më parë.
Javët nuk duhet t’ia zgjasim këtij horri, këtij krimineli, këtij hajduti që nuk ka asgjë të përbashkët me zyrtarin, nuk ka asgjë të përbashkët me qytetarin, nuk ka asgjë të përbashkët me njeriun me dinjitet, por është një kriminel
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
9 Mars20:25
“T’i japim përgjigjen e merituar Ramës”/ Berisha: Më 12 mars në orën 10:00, e gjithë Shqipëria tek Parlamenti
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se më 12 mars në orën 10:00, e gjithë Shqipëria do të jetë te...
POLITIKE
9 Mars20:14
Deklaratat e Ramës/ Bushati: Tregoi se i ka shpallur mbrojtje hajdutëve përballë SPAK-ut
Analisti Andi Bushati deklaroi se qëndrimi i fundit i kryeministrit Edi Rama shënon për herë të parë një përplasje reale...
POLITIKE
9 Mars19:05
Berisha-intelektualëve: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja juaj po e ndihmon regjimin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ para kryeministria u ka bërë nj&eu...
POLITIKE
9 Mars18:15
"Kush nuk hap gojën do të marrë mbështetjen e tij”, Shkullaku analizon mesazhet e Ramës në mbledhjen e grupit
‘Mesazhi i Ramës është i qartë, Belinda Balluku nuk ka folur asnjë fjalë deri më sot, pra si të thuash i ka besuar...
POLITIKE
9 Mars17:20
“Mbrojtje politike nga drejtësia”, BIRN: PS i bën barrikadë Ballukut, refuzon heqjen e imunitetit
Mazhoranca socialiste deklaroi të hënën qëndrimin e saj kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK...
POLITIKE
9 Mars16:40
'Mbrojtja fanatike', Gjokutaj: Manovra e Ramës për Ballukun, dështim i plotë që i hapi rrugën SPAK-ut
Avokati Genc Gjokutaj foli mbi zhvillimet e fundit të lidhura me ish-ministren Belinda Balluku, ku theksoi se veprimet e Kryeministrit për të mbr...
POLITIKE
9 Mars15:52
Gjyqi ndaj Erion Veliajt, Dado: Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha po bëhen pengesë për vijim e gjykimit
Ditën e sotme është mbajtur seanca e parë në themel e gjyqit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Seanca ësht&e...
POLITIKE
9 Mars15:47
SPAK, fundi i “bastardëve” pa lavdi
Nga Armand Shkullaku
Duhej të kalonte një dekadë që, më në fund, edhe mbështetësit më të flaktë të...
POLITIKE
9 Mars13:35
Berisha akuza Ramës: Portin e Durrësit do që ta ndërtojë me rusët, kundër NATO-s!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot nga konferenca për mediat kryeministrin Edi Rama, si të përfshirë në t&...
POLITIKE
9 Mars13:24
Çështja Balluku/ Berisha: Kemi komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, e panë vetë gjendjen e rëndë të Shqipërisë
Kreu demokrat tha sot para gazetarëve se PD ka “komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, ata erdhën dhe e panë...