Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie, një tjetër plagoset
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, ku dy automjete janë pë...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe t&e...
Dashi Gjatë ditës mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj. Sa i përket punës, ...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij përmbyllëse në Kuvendin Kombëtar të PD-së, u ndal ripërtëritja e partisë, ku tha se “kilometri i fundit” përfaqëson fazën më të rëndësishme dhe më frymëzuese të saj.
“Kilometri i fundit nuk është një kilometër i lehtë. Jo se them që është i lehtë. Në maratonë të gjithë e dinë se cila është pesha e kilometrit të fundit. Por nuk ka kilometër më frymëzues se ai. Kur ke arritur aty, kur ke arritur aty në kilometrin e fundit, bota duket e jotja”, tha Berisha, ndërsa shtoi se në këtë kilometër PD do të ndërmarrë çdo vendim, çdo masë për ripërtëritjen e partisë.
Ai theksoi se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të ndërmarrë një seri nismash, me të cilat do të çojnë në ligje të gjitha kërkesat e raporteve të Parlamentit Europian dhe ODIHR-it, në përputhje me interesat e opinionit publik shqiptar.
Po ashtu, ai tha se opozita ka luajtur një rol kyç në evidentimin e problematikave të Shqipërisë edhe në arenën ndërkombëtare dhe se PD do të mbetet e palëkundur në mbështetjen e integrimit europian të vendit.
“A i patë ju, a i lexuat raportet e Parlamentit Europian dhe të DASH-it? Ato nuk i kemi shkruar ne. Ato i mbajnë të gjithë spektrin europian, por ato janë çështje që i kemi ngritur ne. Ato janë çështje që i kemi mbrojtur ne.”, deklaroi kreu demokrat.
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, Berisha: Kilometri i fundit nuk është një kilometër i lehtë. Jo se them që është i lehtë. Në maratonë të gjithë e dinë se cila është pesha e kilometrit të fundit. Por nuk ka kilometër më frymëzues se ai. Kur ke arritur aty, kur ke arritur aty në kilometrin e fundit, bota duket e jotja.
Ndaj edhe ne në këtë kilometër të ndërmarrim çdo vendim, çdo masë për ripërtëritjen e partisë. Miqtë e mi, Partia Demokratike ka qenë lokomotivë e proceseve integruese dhe i numëruam më parë cilat kanë qenë.
Shiko çfarë arritëm ne. Ne, edhe nga izolimi, edhe mbrapa, me dritën e të vërtetës në duar dolëm që opinioni, jo vetëm opinioni publik me media po e po, por edhe opinioni zyrtar ndërkombëtar të ketë një qasje realiste për Shqipërinë.
A i patë ju, a i lexuat raportet e Parlamentit Europian dhe të DASH-it? Ato nuk i kemi shkruar ne. Ato i mbajnë të gjithë spektrin europian, por ato janë çështje që i kemi ngritur ne. Ato janë çështje që i kemi mbrojtur ne.
Edhe unë dua t’ju them këtu se ne qëndrojmë gardianë, ne qëndrojmë të pamposhtur në përpjekjen tonë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ylli ynë polar është integrimi europian i Shqipërisë. Por ky integrim, i cili në të cilin një peshë të veçantë të madhe ka faktori gjeopolitik, dhe ne e respektojmë, ai është një realitet, është një faktor natyror. Ky integrim ne besojmë se duhet të bazohet para së gjithash në meritë, në meritë, në meritë. A kërkohet nga Shqipëria dhe vendet që duan të integrohen kushte dhe kërkesa që cenojnë interesat e qytetarëve të këtyre vendeve?
Absolutisht jo. Përkundrazi. Kërkohen kushte dhe kërkesa që i bëjnë këta qytetarë më të lirë, sepse kërkohet të respektohen të drejtat e tyre. Që i bëjnë këta qytetarë më të begatë, sepse kërkohet të respektohet liria ekonomike, të funksionojë ekonomia e tregut, të funksionojë ligji.
Të respektohen të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve. Dhe jo me fjalë. Se po të pyesësh këtu, unë i përshëndes raportet që kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve.
I përshëndes se absolutisht… ju them vetëm një moment, ju lutem. Të kthehemi pak, të shkojmë në Himarë. Të shkojmë në Himarë ditën parazgjedhore bashkiake. Cilat ishin zërat dhe pozat shtazarake të Edi Ramës për të denigruar në shkallë ekstreme Fredi Belerin?
A i mbani mend apo jo? Po nuk ka shqiptar që i pranon ato.
A mund të pranohen ato? Ti imitosh kafshën për të denigruar një kandidat. Dhe ky… jo ne minoritetet i respektojmë. Çfarë respekton mor? Ti respekton vetëm xhepat e tu dhe të familjes tënde dhe paratë që vjedh me familjen tënde e asgjë tjetër.
Ndaj dhe ne, do ta shtojmë në çështje, e kemi pasur yll polar, dhe ju garantoj se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike me përkushtim të madh do të ndërmarrë një seri nismash, me të cilat do të çojnë në ligje të gjitha kërkesat e raporteve të Parlamentit Europian dhe ODIHR-it, në përputhje me interesat e opinionit publik shqiptar.
Dua të përshëndes deputetët e Partisë Demokratike për qëndrimet e tyre. Ju siguroj se ata janë dhe do mbeten zëdhënës të shkëlqyer të interesave tuaja dhe të qytetarëve shqiptarë në Parlament.
Të dashur miq, ky Kuvend mbaron sot.
Dhe ju nga ky Kuvend, njerëzisht ju lutem, përveç entuziazmit, para së gjithash të merrni mesazhin e tij:
Ripërtëritje, ripërtëritje, ripërtëritje!
Ky mesazh mbart në vete shpresën e pashuar të shqiptarëve.
Shpresa është forcë, forca është shpresë! Rrofshi ju, rroftë Partia Demokratike, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore!
Andrej Plenkoviç, Kryeministri i Kroacisë, ishte i pari që përshëndeti përmes një videomesazhi punimet e Kuvendit Komb&eu...
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim, nen për nen dhe në tërësi ndryshimet në statutin e pa...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtare të PD-së, ka sjellë në v...
Drejtori për Shqipërinë të Fondacionit KAS të CDU, Thomas Kunze, në fjalën e tij në podiumin e Kuvendit Kombëtar ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se përpjekjet e Edi Ramës dhe të mbështetësve të tij ndërkombëtarë p&eu...
Kreu i PD-së gjatë fjalës së tij në podiumin e Kuvendit Kombëtar u shpreh se, në praninë e miqve dhe përfaqë...
Partia Demokratike po zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar, ndërkohë që është zbardhur lista zyrtare e kandidatëve për...
Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, një sërë përfaqësuesish të lartë ndërkombëtar&eu...
Ish-kongresmeni, përfaqësues i Partisë Republikane të SHBA-së, Bob McEwen në fjalën e tij para Kuvendit Kombëtar t&eum...
Partia Demokratike i nisi punimet e Kuvendit Kombëtar duke prezantuar një avatar të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbe...