Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në konferencën e sotme për mediat lidhur me kontratën e lobimit të PD në SHBA. Berisha tha se kontrata e firmosur me kompaninë amerikane "Continental" është transparente dhe është për të ndihmuar çdo shqiptar.
Kryedemokrati sqaroi se "Continental" është i kontraktuar si avokati i kauzave të drejta të PD, kurse Chris LaCivita është kontraktuar këshilltar elektoral i PD.
Ai theksoi se kjo kontratë është e afishuar në entin federativ amerikan dhe nuk ka asgjë sekrete aty. Më tej Berisha u shpreh se kontrata e PD me kompaninë amerikane nuk është si bashkëpunimet e kryeministrit Edi Rama me Charles Mc Gonigal.
Ai shtoi se janë disa patriotë shqiptarë që kanë krijuar një fondacion dhe që duan që PD të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA dhe Shqipëria të ketë marrëdhënie shumë të mira.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
E ka pranuar shërbim. Interpretojeni si të duash. Gjersa ka një shërbim të ofruar, PD i del zot, nuk ka asnjë diskutim. Sepse ai është një fondacion atdhetarësh, patriotësh, që e duan shumë këtë vend, antikomunistësh, të cilët shohin tek Edi Rama një shkatërrimtar të vërtetë të kombit dhe kanë krijuar një fondacion për të ndihmuar PD. Por ata, atë kontratë nuk firmosur për veten e tyre, për të ndihmuar ata veten. Për të ndihmuar ata aq sa çdo shqiptar është fjala. Këtu nuk ka asnjë lloj kontradikte...
...Më vjen keq që e shtron kështu. Ua kam thënë dhe u them ju, me saktësinë më të madhe. Chris LaCivita është i kontraktuar për zgjedhjet, konsulent për zgjedhjet dhe për asgjë tjetër, se në ligje janë të ndryshme. ‘Continental’ është i kontraktuar, avokati të kauzave të drejta të PD, kurse Chris LaCivita është kontraktuar këshilltar elektoral i PD. Nuk lejohet që të bëjnë aktivitete që nuk parashikohen në kontratë. Kjo kontratë është e afishuar në entin federativ amerikan dhe nuk ka asgjë sekrete aty. Lexojeni dhe shikoni çfarë thotë. Është shumë transparente.
Nuk është historia e McGonigalit këtu që jepen paratë në garazh. Nuk është historia e Bilalit, që martohet më Bilalin se duhet të ishte çift. Bëhej gruaja e Bilalit ky që të futej në darkë me Obamën, mbasi aty pëlqehej që çiftet duhet të ishin burra. Nuk është histori e tillë. Nuk ke gjëra të tilla. Këtu ke gjëra të deklaruara në mënyre transparente. Janë patriotë shqiptarë që kanë krijuar një fondacion dhe që duan që PD të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA dhe Shqipëria të ketë marrëdhënie shumë të mira.
Këtu besoj se është një gjë shumë transparente. Natyrisht unë e kuptoj se u ka djegur shumë disave, u ka djegur. Lexojeni pak se çfarë thotë rezoluta. Rezoluta thotë se janë përdorur institucione kundër opozitës, akoma më keq kundër pluralizmit për të shtypur pluralizimin. Pra lexojeni pak, është baras diktaturë aty ku synohet të shtypet pluralizmi.
Çfarë thotë tjetër, krimi elektoral i pandëshkuar. Nuk ka ndëshkueshmëri. Kush duhet ta ndëshkojë? Ka një institucion që quhet SPAK dhe i referohet pikërisht SPAK-ut, i cili sipas Edi Ramës është garant kryesor. A e di ti sa kohë po e mbajnë dosjen e McGonigal ata. Është e tëra kryekëput e kontrolluar. Po të mos mbanin dosjen, Edi Rama do ishte në ishullin Riker. Në ishullin Riker, që ka një burg të famshëm me një histori nga më dramatiket. Aty e ka vendin, se aty është dhe McGonigal që po vuan dënimin.
konferenca TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur në konferencë nga gazetarët lidhur me kontr...
konferenca TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në konferencën për gazetarët se në dy ditët...
edi rama KUÇOVË- Kryeministri Edi Rama tha sot në takimin në Kuçovë se kur Partia Socialiste mori detyrën, Shqip&eum...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një konferencë për gazetarët. Berisha e nisi f...
KROACI- Marrëveshja e përbashkët e nënshkruar në mes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës në fushën...
KORÇË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Korçë, Ivi Kaso ka paditur penalisht ish-nënkryetaren e Bashkisë...
TIRANA- Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike ka hyrë në fazën më intensive të saj, ndërsa strategu amerikan Chris L...
BELSH- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me qytetarët në Belsh kritikoi ashpër qeverinë e krye...
BELSH- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim elektoral në Belsh. Berisha tha se Shqipëria do të...
TIRANA- Qeveria ka ndryshuar 10 ditë përpara zgjedhjeve, për herë të parë për këtë vit buxhetin e vitit...