I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

KURBIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me banorë të Kurbinit. Berisha gjatë fjalës së saj u shpreh se edhe 9 ditë e ndanë PD-në nga fitorja. Ai tha se fitorja e PD-së është në duart e qytetarëve.
Berisha tha së këto 9 ditë që kanë mbetur nga zgjedhjet e 11 majit duhet të bashkohen për tu prezantuar programin partiak. Sipas tij ky program nuk synon pushtetin e Sali Berishës por synon t’u kthejë paratë e taksave çdo shqiptari.
Ai foli për tërmetin e shtatorit të vitit 2019 që dëmtoi pallatet në Thumanë. Berisha premtoi se se vitin e parë do përmbyllen të gjithë plagët e krijuara nga tërmeti në këtë qytet dhe në të gjithë territorin e zonës së tij. Kryedemokrati theksoi se pas ardhjes në pushtet të PD-së në Kurbini dhe në dhe çdo rreth tjetër në Shqipëri do të rikthehen të gjitha institucionet siç i kanë pasur para reformës së Edi Ramës.
Sipas tij do të bëhet largimi i shërbimeve nga qytetarët që i gjobit ata çdo ditë. Ai tha se do shkarkohet menjëherë kryebashkiakia e Kurbinit, Majlinda Cara. Berisha tha se Cara do të duhet të punojë ose të ketë vite burgu të paktën 30 vjet për rrogat që paguan për ata që janë në Spanjë, që janë në Dubai, dhe që i merr paratë dhe i ndaj me të tjerët.
"Miqtë e mi, jam këtu në Kurbin, qytet që me 26 nëntor të vitit 2019 përjetoi një katastrofë natyrore të madhe. Sot pas 6 vitesh nga qeveria shqiptare pothuajse nuk është bërë asgjë.
U ndërtuan apartamentet nga qeveria turke dhe unë e falënderoj me mirënjohje, po sot mbi 200 familja qëndrojnë në çadra dhe jo në banesat e tyre. Sot një seri pallatesh sërish janë jashtë çdo standardi. Edi Rama nuk e ka mendjen të zgjidhë problemet e qytetarëve të Kurbinit, qytetarëve të Durrësit, qytetarëve të Shqipërisë që pësuan një tronditje të madhe, por e ka mendjen se si të pasurohet, si të fryjë më shumë kontot e tij bankare.
Miq, në shtator të vitit 2019 ndodhi një tërmet që pothuajse thërrmoi pallatet në Thumanë. Qytetarët e Thumanës u lanë në pallate të pabanueshme gjersa tërmeti tjetër u mori jetën dhe sot nuk ka asnjë përgjegjës. Askush sepse të gjithë ata ishin klani i Edi Ramës, ministrat e Edi Ramës, zyrtarët e Edi Ramës. Miqtë e mi, jam këtu për t’u zotuar para jush se vitin e parë do përmbyllen të gjithë plagët e krijuara nga tërmeti në këtë qytet dhe në të gjithë territorin e zonës së tij. Pa përjashtim!
Jam këtu për t’u zotuar para jush se Kurbinit dhe çdo rrethi tjetër në Shqipëri do i rikthehen të gjitha institucionet siç i kanë pasur para reformës famëzezë të Edi Ramës. Që të gjitha, me gjykata dhe prokurori, që të gjitha pa përjashtim. Miq, largimi i shërbimeve nga ju është gjobë për ju. Kjo merr fund. Ajo që do shkarkohet menjëherë është Majlinda. Bëhu gati. Dhe i them këtu para jush se do të duhet të punojë ose të ketë vite burgu të paktën 30 vjet për rrogat që paguan për ata që janë në Spanjë, që janë në Dubai, dhe që i merr paratë dhe i ndaj me të tjerët, të gjitha taksat tuaja. Ndaj edhe Majlinda bashkë me Sakon e Durrësit dhe të tjerë, do shkoni tek Erion Veliaj, atje e keni vendin. Miqtë e mi, qytetarë të fitores, kjo energji, kjo entuziazëm rrezaton fuqishëm në mbarë Shqipërinë.
Fitorja është në duart tona, ndaj këto 9 ditë që kanë mbetur, ta bëjmë natën ditë. Të takojmë çdo të njohur, t’i telefonojmë çdo miku që të bashkohemi me 11 Maj në votën e fitores. U garantoj ju, garantoj çdo qytetar të këtij rrethi se programi nuk është program partiak. Se ky program nuk synon pushtetin e Sali Berishës. Por ky program synon t’u kthejë paratë e taksave çdo shqiptari, demokrat, socialist, pa parti, çfarëdo që të jetë ai. Ky program ka për qëllim të krijojë mundësi të re për çdo qytetar të Kurbinit, pavarësisht bindjeve të tij politike. Një mundësi të re për punësim, për pagë më të mirë, për jetesë më të mirë dhe jetë më të sigurt. Ndaj dhe ne në parimin t’u kthejmë paratë qytetarëve, 100 ditët e para do vendosim pensionin minimal 200 euro. Minimumin jetik 200 euro.
560 mijë pensionistë që marrin sot nën 172 euro, do të marrin 200 euro. 200 euro të marrin dhjetëra mijëra qytetarë që janë në ndihim ekonomike, do marrin qytetarët e papunë, do marrin fëmijët me një prind, do marrin studentët me bursë. Jo vetëm kaq. 500 euro do marrin rrogëulëtit.
Dhe të gjithë rrogëulëtit, të gjithë pensionistët, të gjithë qytetarët me minimumin jetik do marrin ushqimet me një çmim 20 përqind më të ulët se të tjerët. Karta e konsumatorit u garanton atyre rikthimin e TVSH-së 450 euro në vit. Paratë qytetarit nënkupton që qeveria kur të ndajë buxhetin, në çdo buxhet më së pari të ndajë paratë për rrogat dhe pensionet, për ata që janë ndihmë ekonomike. Nuk do ketë më pensionist, nuk do ketë më shqiptar që do qajë me lot të ftohta mjerimi për kafshatën, për ilaçet, për qiranë. Jo, jo, do ketë një ndarje krejt tjetër të të ardhurave.
Edi Rama pensionet i la pothuajse aty ku ishin. Rrogat e larta i trefishoi, i pesëfishoi. Shqipëria është i vetmi vend në botë ku një nëpunës i lartë merr sa 50 pensionistë. Nuk ka asgjë më çnjerëzore se kjo. Merr fund. Rrogat e larta mbeten aty, do rriten rrogat e ulëta dhe të mesme. Rrogat e mesme do jenë 1250 euro, të ulëtat do jenë 500 dhe do rriten vazhdimisht gjersa shqiptarët të paguhen më mirë se të gjithë qytetarët e tjerë të Ballkanit. Shqipëria është vendi më i pasur dhe ju e meritoni pagesën," tha ai.
TIRANË- Ambasada e SHBA-ve ka dalë më një njoftim të rëndësishëm ku i ka bërë thirrje qytetarëve s...
CËRRIK- Policia ka dalë pasditen e sotme më një njoftim zyrtar pas denoncimit të Degës së Partisë Demokratike në ...
pamje nga librazhdi LIBRAZHD- Një shkelje e Kodit Zgjedhor është raportuar në Bashkinë e Librazhdit. Një banderolë me f...
edi rama DIBËR- Në takimin e sotëm në Dibër, kryeministri Edi Rama iu rikthye fjalës "çyryk", me të cilën ki...
edi rama DIBËR- Kryeministri Edi Rama u shpreh se qarku i Dibrës është prova që në ditën e zgjedhjeve ja vlen të sh...
rama, noizy DIBËR- Reperi me origjinë dibrane, Rigels Rajku i njohur si Noizy ka shoqëruar sot Ramën në takimin përmbyll&eum...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë në Tiranë ka folur n...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë në Tiranë foli n&eum...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë në Tiranë zbuloi nj&...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë në Tiranë foli në li...