Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarë dhe demokratë në njësinë nr. 5 në Tiranë, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës për shpopullim masiv të vendit dhe degradim të institucioneve publike.
Berisha u shpreh se Shqipëria po përjeton një nga periudhat më të rënda demografike në historinë e saj moderne, duke e krahasuar situatën me kohë të errëta historike. Ai deklaroi: “Në 10 vite, nga viti 2015 deri në vitin 2024, vetëm në hapësirën Shengen me regjistër të Eurostatit janë larguar 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Nëse shtojmë edhe ata që kanë ikur në SHBA, Kanada, Australi dhe vende të tjera, kemi humbur 47% të materies tonë kombëtare.”
Ai e lidhi këtë fenomen me, siç tha, “politikën çnjerëzore të Edi Ramës”, duke pretenduar se mungesa e shërbimeve, punësimit dhe perspektivës ekonomike ka nxitur emigracionin masiv. Në fjalën e tij, Berisha bëri edhe krahasime historike, duke përmendur projektet e shpopullimit në rajon, për të argumentuar ngjashmëritë që ai sheh me situatën aktuale në Shqipëri.
Ish-kryeministri akuzoi gjithashtu qeverinë për shkatërrim të institucioneve të kulturës në Tiranë. “Ne kishim një teatër kombëtar dhe sot nuk ka, përveç Teatrit të Operës, asnjë institucion kombëtar në kryeqytet. I shkatërroi korrupsioni,” tha ai.
Duke folur për ekonominë, Berisha pretendoi se rritja ekonomike e raportuar nga qeveria nuk reflekton realitetin e qytetarëve. Sipas tij, “pasurohet një grup i vogël njerëzish, ndërsa qytetarët varfërohen”. Ai shtoi se çmimet janë rritur ndjeshëm, përfshirë ushqimet dhe ilaçet, ndërsa pagat, sipas tij, kanë mbetur prapa.
Sali Berisha: Kohëra në të cilën në një 10-vjeçar, jo nga një luftë rajonale, as nga një luftë botërore, as dhe nga një epidemi shfarosëse, por nga një politikë çnjerëzore, nga një politikë që shkelmon ditë e natë interesat e qytetarëve, shqiptarët u larguan nga ky vend si asnjë komb tjetër në Europë nga vendi i tyre.
Në 10 vite, nga viti 2015 deri në vitin 2024, vetëm në hapësirën Shengen me regjistër të Eurostatit janë larguar 1 milion e 99 mijë shqiptarë.
Në qoftë se ne shtojmë këtu ata që janë në larguar për në zona të tjera të globit, Kanada, SHBA, Australi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe kudo, ne kemi humbur në 10 vite 47% të materies tonë kombëtare.
Vaso Çubrilloviç, me qëllim të konsolidimit përfundimtar të etnisë pushtuese serbe në Kosovë, bëri projektin e shpopullimit të Kosovës.
Ai shpopullim nuk ishte pa sukses.
Rreth 300-400 mijë shqiptarë u larguan.
I cili konsistonte në mosofrim të shërbimeve, në infrastrukturë të rrënuar, në shkolla, shërbim shëndetësor të keq.
Në shpunësime dhe pamundësi pune.
Në falimentim të fermave.
Nuk i nxirrte pra të gjithë para vrasjes, por teknikat e largimit të shqiptarëve ishin absolutisht identike me këto që ka përdorur Edi Rama në Shqipëri.
Urdhëroni, po e fillojmë që këtu.
Këtu jemi në një sallë teatri, a mund të imagjinoni se ku e katandisën këta kulturën e kombit?
Ne kishim një teatër kombëtar dhe sot nuk ka, përveç teatrit të operës, asnjë institucion kombëtar në Tiranë.
I shkatërroi korrupsioni.
I hëngri korrupsioni.
Të shkojmë pak më tutje.
E dëgjoni çdo ditë flet rritja ekonomike kaq e aq. Po a e dini se çfarë është ajo?
Ajo është pasurimi i një grupi shumë të vogël njerëzish dhe një varfërim masiv i shqiptarëve.
Çdo njeri, që ka konceptin e buxhetit familjar, të rrogës dhe çmimeve, e ka të qartë se në rast se çmimet më shumë se rrogat, vështirësia ekonomike bëhet gjithnjë e më e madhe në Shqipëri.
Ne ishim në vitin 2013, qytetarët më të mirëpaguar në rajon, jo vetëm në këto 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, e vërteta më të paguar edhe se rumunët dhe bullgarët që ishin anëtarë të BE.
Ku jemi sot?
Sot jemi më të keqpaguarit.
Po. Më të keqpaguarit, po çmimet si janë?
Çmimet e ushqimeve dhe mallrave bazë janë rritur pothuajse 100 përqind ose më shumë.
Çmimet e ilaçeve janë stratosferike dhe janë krejt pa vlerë.
Ndaj dhe dalim tek ajo fjalë që një i ri shqiptar i tha para një jave Niko Peleshit në Dublin, ne marrim rrugët se vidhni ju. Ne ikim ju se vidhni ju, dhe jo vetëm vidhni, por ju mbroni vjedhjet tuaja, siç e mbrojtët në rastin e Lubi Ballukut.
Dhe çfarë ndodhi?
Të gjitha mediat e censuruan zërin e këtij të riu guximtar që përfaqësonte 720 mijë të rinj që janë larguar nga Shqipëria.
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 8 majit, gjat&eu...
Drejtuesi i departamentit të shëndetësisë në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti, gjatë fjalës së tij në fo...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, kanë komunikuar vendimet e marra në mbledhjen e qeve...
Gazetari Basir Çollaku, teksa ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Ai e...
Raporti më i fundit i progresit nga Bashkimi Evropian përshkruhet si një nga më negativët për Shqipërinë, duke nxjerr&...
Kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi ka reaguar ashpër lidhur me ngjarjen tragjike në Durrës, duke theksuar se familjarët e viktimav...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi rikthen denoncimin për aferën e ‘Tigrave 1 dhe 3’, të Belinda Ball...
Monika Kryemadhi ishte këtë të mërkurë në një intervistë për “Shqipëria Live”, ku foli gjatë ...
Në një mbledhje të tensionuar të Asamblesë së Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, e mbajtur në ambie...
Deputeti Saimir Korreshi ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kryqëzimi në Savër, të cilin e ka cilësuar si një nga pika...