POLITIKE

Berisha: Ramën e mbron vetëm mafia, shqiptarët po blejnë jashtë për shkak të kostos së lartë të jetesës

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Prill 2026, 20:07
Berisha: Ramën e mbron vetëm mafia, shqiptarët po blejnë

Lideri i demokratëve Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj Ramës, duke deklaruar se ai ‘mbrohet vetëm nga mafia’, ndërsa sipas tij qytetarët shqiptarë po detyrohen të bëjnë pazaret në vendet fqinje për shkak të kostos së lartë të jetesës në vend.

Gjatë fjalës para qytetarëve, Berisha theksoi se Shqipëria, sipas tij, ka paga të ulëta dhe çmime të larta, duke e cilësuar vendin si një nga më të shtrenjtët për të jetuar në raport me të ardhurat.

‘Sot, mijëra qytetarë nga Dibra, nga Korça, nga Tropoja, Kukësi, Shkodra, vrapojnë të blejnë naftën në vendet përreth. Vrapojnë të bëjnë pazaret në vendet përreth sepse Shqipëria është vendi me rrogat më të ulëta dhe çmimet më të larta.’, u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Edi Rama kërkoi mbrojtje në Dibër, në një kohë kur Dibra është boshatisur si kurrë në historinë e saj.

Jo vetëm Dibra, por pothuajse e gjithë Shqipëria rurale është bërë si pothuajse e paqenë.

Është vendosur në hapësirën e ekzistencës apo mosekzistencës së saj.

Sot, mijëra qytetarë nga Dibra, nga Korça, nga Tropoja, Kukësi, Shkodra, vrapojnë të blejnë naftën në vendet përreth.

Vrapojnë të bëjnë pazaret në vendet përreth sepse Shqipëria është vendi me rrogat më të ulëta dhe çmimet më të larta.

Është vendi i shndërruar në koston më të lartë të jetesës dhe të papërballueshme.

Atëherë kush mund ta mbrojë Edi Ramën sot? Askush.

Por Edi Ramën nuk e mbrojnë dot as socialistët.

E mbron vetëm mafia që ndan me ta krimin.

Dhe mos harroni se ajo parti është themeluar mbi krimin, ka vazhduar mbi krimin dhe sot është e pushtuar nga krimi.

Socialist të ndershëm që e mbron atë, nuk ka.

Qytetar të ndershëm që e mbron atë, nuk ka.

Shqiptar të ndershëm që i thotë vetës shqiptar dhe mbron atë, nuk ka.

Nuk ka pasur antishqiptar më të hapur pas Enver Hoxhës se Edi Rama.

Imagjinoni pak, cila ishte pozita e Beogradit në vitin 2013 dhe si e ndihmoi ky që dele të zezë të bëjë Prishtinën dhe të nxjerrë Beogradin si konstruktiv, shërbëtori i Vuçiçit.

Nuk e harrojnë shqiptarët këtë.

Nuk e harrojnë shqiptarët kurrë shpalljen e veriut të Kosovës si tokë e askujt.

Nuk harrojnë shqiptarët kurrë projektin e shtrirjes së shtetit serb në Kosovë, të asociacionit që thotë ky.

Nuk harrojnë shqiptarët kurrë kërcënimin që i bëri me Vuçiçin dhe Putinin Kosovës se do përfundojnë në kohën e bronzit.

Nuk harrojnë shqiptarët kurrë zhdukjen e Kosovës nga harta e Ballkanit të Hapur dhe paraqitjen e saj si territori i Serbisë.

Nuk harrojnë shqiptarët kurrë sanksionet që vendosi ndaj qeverisë së Kosovës dhe Kosovës ky bastard vetëm për të zbatuar urdhrat e Beogradit.

Nuk harrojnë shqiptarët kurrë Ballkanin e Hapur që shkatërroi bujqësinë shqiptare dhe tregun shqiptar.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 27 Prill18:51

Sa e ndryshoi burgu Ilir Metën

Edhe pse izolimi i gjatë e ka ndryshuar dukshëm në pamje fizike, Ilir Meta në thelb mbetet i njëjti, me të njëjtat akuza, t&e...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë