Edhe pse izolimi i gjatë e ka ndryshuar dukshëm në pamje fizike, Ilir Meta në thelb mbetet i njëjti, me të njëjtat akuza, të njëjtin ton përballjeje me mazhorancën dhe prokurorët e gjykatësit specialë. Që ditën kur u arrestua me një operacion të përdhunshëm nga forcat speciale, nën mbikqyrjen konstante të prokurorit Altin Dumani, ish-presidenti Ilir Meta është mbajtur nën një regjim të ashpër izolimi në paraburgimin 313 në rrugën Jordan Misja në Tiranë.
Si pretekst për ashpërsimin e masave kundër tij u gjetën disa prononcime mediatike nëpërmjet telefonit dhe që atëherë, ai ka rrëfyer nëpërmjet letrave për metodat speciale me të cilat është trajtuar si i paraburgosur, ku përmend kufizimin e komunikimit me zyrtarët e partisë, ndërprerjen e aktiviteteve sportive në ambjentet e përbashkëta, izolimi i zgjatur ndryshe nga të paraburgosurit e tjerë, mungesa e energjisë elektrike në qeli apo edhe për detaje që tingëllojnë vogëlsira, si shpimi i bidonave të ujit për t’i penguar stërvitjen, por që në thelb tregojnë një përpjekje për t’ia vështirësuar qëndrimin në burg.
Pamjet që u publukuan këtë të hënë në seancën e parë të gjyqit tregonin pikërisht këtë gjë. 553 ditë paraburgimi kishin lënë gjurmë të dukshme mbi fizikun e tij. Rrudhat e shtuara në fytyrë ia shtonin moshën dhe dobësimi i tejskajshëm tregonte se çfarë peshe të shton mbi supe regjimi i paraburgimit. Për shumëkënd, ky transformim fizik i 57-vjeçarit Ilir Meta shkaktoi habi dhe përfundimi i thjeshtë ishte se Ilir Meta nuk është më i njëjti.
Po t’i shtosh këtu edhe kafazin e xhamtë ku e kishin futur, hijen e rëndë të sallës së gjyqit, mbushur me prokurorë e gjykatësve veshur me të zeza; faktin se pranë kishte ish-bashkëshorten me të cilën refuzon të komunikojë, gjithçka duket si kapitulli i fundit i një rënieje të pandalshme për një njeri, që po përjeton periudhën më të errët të jetës së tij.
Por kjo nuk ishte e gjitha. Nga pas xhamit ku e kishin mbyllur, Meta u kthye nga kamerat dhe gazetarët të cilëve u kërkoi transmetim direkt të seancave gjyqësore në televizione. Mesazhi që përcolli nga aty tregoi se asgjë nuk kishte ndryshuar nga qëndrimet e mëparshme. Video më poshtë:
“Jam ai Ilir Meta i 2 Marsit, kundër vendimeve të gjykatësve te Lana që urdhëronte Charles McGonigal që sot është në burg dhe që nuk do të mbetet i vetëm atje. Nuk jam në pozita të pabarabarta unë këtu. Në pozita të pabarabarta janë ata. Që i ka përzgjedhur Charles McGonigali për të montuar me shpifje, me gënjeshtra një proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar. Nga sot deri në momentin e fundit, ju ftojë të ndiqni dhe transmetoni seancën”, dëgjohet të thotë Meta ndërsa seanca sapo kishte nisur.
Para se ta arrestonin, Ilir Meta ka qenë një ndër denoncuesit më të ashpër të reformës në drejtësi, veçanërisht kundër gjykatësve dhe prokurorëve specialë që më pas urdhëruan arrestimin e tij.
Pas një viti e gjysëm në burg, kush ka pritur që ai të heshtë dhe të qëndrojë kokëulur për të përfituar diçka nga mëshira e gjykatësve, duhet të jetë zhgënjyer. Prandaj shfaqja e tij këtë të hënë në sallën e gjyqit ishte më shumë se një kronikë gjyqësore për kërkesën për transmetim live në televizione.
Sepse qytetarët panë një njeri të rënduar fizikisht nga presionet e izolimit, por që nuk ka ndryshuar asnjë grimë nga kredo e tij politike. Nga mënyra se si foli sot, nga mënyra se si vazhdoi me të njëjtat denoncime, ai mbetet i njëjti./Lapsi.al
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
27 Prill18:47
Pamja e Metës u bie në sy të gjithëve, ish-ministri reagon ashpër: Arrestimi i tij është ndëshkim, jo izolim për hetim
Ish-ministri i Drejtësisë dhe një nga bashkëpunëtorët e hershëm të Ilir Metës, Ylli Manjani ka bërë nj&eu...
POLITIKE
27 Prill18:38
Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin
Vetëm pak orë pas seancës së parë të gjyqit në themel, ish-presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë t...
POLITIKE
27 Prill18:34
Berisha: Protesta e 8 majit ka të bëjë me farsën elektorale dhe mbrojtjen e vjedhjeve nga Rama
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me drejtuesit e rinj të degëve është shprehur se, në qendër t...
POLITIKE
27 Prill18:32
“Me mbrojtjen për lubi Ballukun u shndërrua në njeriun me pushtet absolut në vend”, Berisha: Tashmë ka ndodhur “lubizimi” i plotë i qeverisë
Në takimin me drejtuesit politikë të PD në qarqe, kreu i PD, Sali Berisha sulmoi Ramën duke e akuzuar se me mbrojtjen që i ka b&eu...
POLITIKE
27 Prill18:28
‘Nuk më përjashton ajo’/ Spiropali i përgjigjet Ramës: Nuk është trimëri të...
Edi Rama kërcënoi sot Elisa Spiropalin me përjashtim nga grupi parlamentar i PS-së.
Ai i tha Spiropalit se herën e parë nuk votoi...
POLITIKE
27 Prill17:48
“Publiku pa sot se si trajtohet një kundërshtar i regjimit, që di shumë për Ramën”/ Këlliçi: I papranueshëm linçimi ndaj Ilir Metës!
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me trajtimin e ish-Presidentit Ilir Meta gjatë seancës gjyqësor...
POLITIKE
27 Prill16:34
Bardhi reagon ashpër ndaj deklaratës së ministrit Hoxha: Fyerja ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut nuk mund të kalojë pa përgjegjësi
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me deklarat...
POLITIKE
27 Prill15:55
Ç’ndodhi në mbledhjen e PS-së? Rama paralajmëron Spiropalin për përjashtim, zbardhen diskutimet
Një tjetër situatë tensioni raportohet të ketë ndodhur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, mes Edi Ramës dh...
POLITIKE
27 Prill15:53
“Ferit Hoxha pranoi se ka fyer shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, Këlliçi: Ministri i Jashtëm thelloi skandalin, të shkarkohet menjëherë!
Deputeti i PD Belind Këlliçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me deklaratën e sotme të min...