Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me trajtimin e ish-Presidentit Ilir Meta gjatë seancës gjyqësore, duke e cilësuar atë si të papranueshëm. Këlliçi deklaroi se Metës po i mohohen të drejtat bazike dhe po mbahet në izolim, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama për ndërhyrje në proces.
Ai theksoi se, ndonëse çdo qytetar duhet të përballet me drejtësinë, askujt nuk mund t’i cënohet dinjiteti dhe të trajtohet jashtë standardeve ligjore.
Reagimi i plotë:
I papranueshëm linçimi ndaj Ilir Metës!
Publiku pa sot se si trajtohet një kundërshtar i regjimit, një kundërshtar që di shumë për Edi Ramën! Ish-Presidenti, ish-Kryetari i Kuvendit, dhe ish-Kryeministri i vendit mbahet mbyllur në seancën gjyqësore pa pasur mundësi të komunikojë. Një izolim që po vazhdon prej muajsh, në mes të ditës, në mes të Tiranës, të kryeqytetit që pretendon se po ecën para me integrimin europian.
Vetëm një urdhër i Edi Ramës mund të dalë mbi procedurat, mbi rregullat, mbi normal ligjore.
Ilir Meta është privuar në qeli nga të drejtat bazike.
Edhe pse SPAK ka dhënë dakordësim për intervista apo takime me median, mbi këtë ka dalë administrata e burgjeve, pra urdhri i Edi Ramës.
Nuk ka dyshim se Ilir Meta duhet të jetë i barabartë para ligjit e të japë llogari para drejtësisë.Por nuk mund të pranohet që të jetë nën ligjin, që të linçohet siç treguan sot pamjet. Asnjë njeriu nuk mund t’i cënohet apo t’i nëpërkëmbet dinjiteti.
Pamjet e Metës sot janë një denoncim i fortë për Edi Ramën, për sistemin që ai ka ngritur, për karakterin e tij, për frikën e tij, për regjimin e tij. Qytetarët dhe ky vend nuk mund të pranojnë të vihen në jetë eksperimentet e trillet personale të një njeriu të korruptuar e të lidhur me krimin.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
27 Prill16:34
Bardhi reagon ashpër ndaj deklaratës së ministrit Hoxha: Fyerja ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut nuk mund të kalojë pa përgjegjësi
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me deklarat...
POLITIKE
27 Prill15:55
Ç’ndodhi në mbledhjen e PS-së? Rama paralajmëron Spiropalin për përjashtim, zbardhen diskutimet
Një tjetër situatë tensioni raportohet të ketë ndodhur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, mes Edi Ramës dh...
POLITIKE
27 Prill15:53
“Ferit Hoxha pranoi se ka fyer shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, Këlliçi: Ministri i Jashtëm thelloi skandalin, të shkarkohet menjëherë!
Deputeti i PD Belind Këlliçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me deklaratën e sotme të min...
POLITIKE
27 Prill15:19
“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”/ Ministri Hoxha pyetet për mesazhin e publikuar: Janë të javës së kaluar këto, gjërat kanë evoluar
Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me Izet Mexhitin, kryetar i...
POLITIKE
27 Prill14:44
Gjyqi ndaj Veliajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për seanca ‘live’, debate mes mbrojtjes dhe prokurorëve për kafazin e xhamit dhe afatet
Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar edhe ditën e sotme në GJKKO, mes debateve të forta mbi ...
POLITIKE
27 Prill13:42
“Ngritën akuzë me tre mesazhe të miat”, Kryemadhi pas seancës gjyqësore: Do kërkoj të dëshmojë edhe Rama
Kryemadhi shtoi se do të kërkojë si dëshmitarë personat që kanë qenë të përfshirë në hartimin e k&...
POLITIKE
27 Prill13:17
Meta reagon pas shtyrjes së seancës: Asnjë çudi nga drejtësia soroiste
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas seancës në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), duke e cilësuar procesin si të dirigjuar dhe t&...
POLITIKE
27 Prill12:39
Kryemadhi: Akuzohem për korrupsion për një shtëpi që kisha porositur para ligjit për minierat!
Seanca e parë në themel për Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin është shtyrë për në datën 11 maj. Mësohet se avo...
POLITIKE
27 Prill10:12
A shpëtohet porti i Durrësit? Malltezi: Ja 3 mënyrat ligjore për anulimin e projektit të shkatërrimit
Projekti kontrovers “Durrës Marina”, i cili parashikon transformimin e portit aktual të Durrësit në një zonë rezidenci...