Ulen temperaturat, shi në disa zona! Njihuni me parashikimin e motit për sot
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe t&e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe t&e...
Dashi Gjatë ditës mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj. Sa i përket punës, ...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar theksoi se PD hyn në një fazë të re modernizimi dhe konsolidimi politik.
Ai theksoi rëndësinë e kolegjialitetit, duke vënë në qendër vendimmarrjen e bazës dhe përfshirjen e zërave të rinj, si dhe ndërthurjen e eksperiencës me energjinë e rinovimit.
Fjala e plotë:
Të nderuar Kryetar i Partisë Demokratike, Profesor Doktor Sali Berisha,
Të nderuar delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike,
Të nderuar demokratë që na ndiqni anë e kënd Shqipërisë sot,
Së pari, në përfundim të një mandati katërvjeçar si nënkryetar, duke më dhënë votën në një nga garat e forta brenda Partisë Demokratike, unë dua t’ju falënderoj me përulësi për atë nder dhe privilegj që më dhatë dhe jam përpjekur ta përmbush këtë detyrë më së miri. Në fund të këtij mandati, ashtu siç e kërkon statuti, e rikthej këtë mandat në duart tuaja.
Pesë vite më parë, në këtë sallë u miratua një statut që kulmonte përpjekjen për centralizimin e Partisë Demokratike. Ishte korriku i vitit 2021. Vetëm pak kohë më parë, më 19 maj të atij viti, ishte goditur lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pikërisht për të gjunjëzuar Partinë Demokratike. Asfiksia e forcës më të madhe të djathtë ishte vetëm pak hapa larg.
Miq, kemi ecur një rrugë të vështirë që atëherë. Periudha nga 9 shtatori deri më 11 dhjetor 2021 do të mbetet në histori me dy ngjarje të pashëmbullta: Foltorja e demokratëve dhe Kuvendi i 11 dhjetorit 2021. Një revolucion politik i pashëmbullt në Shqipëri dhe në rajon, që e shpëtoi Partinë Demokratike dhe ia ktheu atë përsëri anëtarëve të saj.
Do të mbeten në memorien historike të pluralizmit dhe demokracisë shqiptare imazhet madhështore dhe fantastike të Kuvendit të 11 dhjetorit 2021. Bashkë me to, statuti i 11 dhjetorit 2021 do të mbetet një monument, për të na kujtuar vlerat, idealet dhe parimet që ngërtheu ajo lëvizje e jashtëzakonshme. Statuti përmes të cilit kaloi rithemelimi dhe bashkimi i Partisë Demokratike. Statuti që i ktheu demokratëve, pas shumë mundimi, vulën dhe simbolet e tyre. Statuti që vuri si gur themeli votën e demokratëve, dinjitetin dhe kolegjialitetin.
Një PD me dinjitet, e rithemeluar dhe koherente në vlera e parime, me vizion modern, ngjall besim te shqiptarët, si ata që jetojnë këtu në Shqipëri, ashtu edhe ata që janë në diasporë.
Kolegjialiteti është një nga kumtet e mëdha të 11 dhjetorit 2021. Është një angazhim që duhet ta përmbushim me çdo kusht. Është rruga nga ku kaloi rithemelimi dhe bashkimi dhe sot aty duhet të kalojë përsëri rinovimi dhe modernizimi i Partisë Demokratike.
Kolegjialiteti jep mundësi për hapje dhe rinovim, për të afruar zërat e rinj, për të bashkuar eksperiencën me energjinë e rinovimit dhe ripërtëritjes, dhe për të prodhuar energji, sinergji, guxim dhe pjekuri në vendimmarrje.
Këshilli Kombëtar që do të dalë sot me votën e delegatëve të këtij kuvendi duhet të rrezatojë këtë qëllim dhe këtë parim në përfaqësimin dhe vendimmarrjet politike që mandatojnë lidershipin e Partisë Demokratike në sfidat që kemi përpara në 10–15 vitet e ardhshme.
Kryetari i Partisë Demokratike, Profesor Doktor Sali Berisha, që sapo mori një mandat të qartë dhe të jashtëzakonshëm përsëri nga e gjithë anëtarësia e Partisë Demokratike, bashkë me Këshillin Kombëtar të ri që del sot nga vota juaj dhe me kryesinë e re që do të dalë nga vota e Këshillit Kombëtar, nga sot marrin mandatin për ta çuar Partinë Demokratike drejt fitores.
Mbaroi lufta për mbijetesë dhe për mbrojtje nga sulmi i egër i Edi Ramës. Nga sot ne luftojmë përpara. Nga sot e tutje na duhet të hartojmë vizionin e një qeverisjeje ku besojnë shqiptarët, të një Shqipërie që e beson diaspora dhe prandaj na votojnë.
Le t’i bindim shqiptarët me mesazhin tonë, me lidershipin që do të projektojmë dhe me fytyrat që do të përfaqësojnë një Shqipëri të drejtë, atë Shqipëri që do të fusim në Bashkimin Europian.
Ky është mandati ynë sot. Kjo është sfida jonë. Objektivi ynë i fitores. Së bashku si demokratë, bashkë me frontin opozitar, jam i sigurt se ne do të fitojmë patjetër.
Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti e bekoftë Partinë Demokratike.
Faleminderit, suksese dhe fitore.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, mbajti një fjalim me tone mobilizuese në Kuvendin Kombëtar të PD-së...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij përmbyllëse në Kuvendin Kombëtar të PD-së, u ndal&n...
Andrej Plenkoviç, Kryeministri i Kroacisë, ishte i pari që përshëndeti përmes një videomesazhi punimet e Kuvendit Komb&eu...
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim, nen për nen dhe në tërësi ndryshimet në statutin e pa...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtare të PD-së, ka sjellë në v...
Drejtori për Shqipërinë të Fondacionit KAS të CDU, Thomas Kunze, në fjalën e tij në podiumin e Kuvendit Kombëtar ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se përpjekjet e Edi Ramës dhe të mbështetësve të tij ndërkombëtarë p&eu...
Kreu i PD-së gjatë fjalës së tij në podiumin e Kuvendit Kombëtar u shpreh se, në praninë e miqve dhe përfaqë...
Partia Demokratike po zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar, ndërkohë që është zbardhur lista zyrtare e kandidatëve për...
Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, një sërë përfaqësuesish të lartë ndërkombëtar&eu...