Shqipëria një hap më pranë BE-së? COREPER miraton mbylljen e tre kapitujve të negociatave
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian (COREPER) ka miratuar Pozicionin e P&eum...
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian (COREPER) ka miratuar Pozicionin e P&eum...
Më shumë se 800 anije tregtare kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit me ndihmën e Marinës Amerikane që nga fill...
José Mourinho mbërrin në Madrid këtë të premte dhe do të zhvillojë seancën e tij të parë st...
Një influencuese dhe modele braziliane ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Dubai, ndërsa autoritetet po hetojnë ...
Banorët e fshatit Homezh në Bashkinë e Pogradecit janë detyruar të marrin vetë punën në dorë për të sht...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rrëzuar kërkesën e Pamela Qirkos, ish-anëtare dhe ish-kryetare e Komisionit të Pavarur t&...
Gjykata e Fierit ka ndryshuar masat e sigurisë për tre vajzat e përfshira në ngjarjen e dhunimit të një 17-vjeçareje, ras...
Rusia ishte një hap larg përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë. Por sipas informacioneve të fundit ka qenë K...
Samiti i fundit i NATO-s i mbajtur në Ankara ka lënë, përtej debateve të ndërlikuara strategjike mbi sigurinë ndërkomb...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim ku paralajmëron qytetarët shqiptarë për përdo...
Media franceze Courrier des Balkans i ka kushtuar vëmendje polemikave që kanë shpërthyer në Shqipëri për financimin me rreth 4 milionë euro nga fondet publike të koncertit të reperit amerikan Kanye West.
Artikulli sjell protestën e artistëve dhe aktivistëve para Ministrisë së Turizmit, të cilët e cilësuan institucionin “Ministria e Turpit” dhe akuzuan qeverinë se po favorizon spektaklin në kurriz të kulturës shqiptare.
Në shkrim përmenden edhe deklaratat e Kanye West, i ndaluar të performojë në shumë vende evropiane për shkak të qëndrimeve antisemite, ndërsa pasqyrohen reagimet e kryeministrit Edi Rama, i cili mbron financimin si një investim me përfitime ekonomike, si dhe kritikat e opozitës, artistëve dhe analistëve që bëjnë thirrje për bojkot të koncertit.
Sipas Courrier des Balkans, kjo revoltë pasqyron ndjenjën e braktisjes që përjetojnë shumë artistë vendas në një vend ku buxheti për kulturën përfaqëson vetëm rreth 0.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ku institucionet kulturore përballen me vështirësi të mëdha.
Rama: Koncerti shmang një “turp kombëtar”
Artikulli thekson se kryeministri Edi Rama mbrojti këtë shpenzim, duke deklaruar se ai synon të shmangë një “turp kombëtar” dhe se koncerti pritet të sjellë të paktën 100 milionë euro përfitime ekonomike.
Megjithatë, sipas autorit, kjo shifër duket pak e besueshme dhe nuk i bind protestuesit, të cilët e shohin vendimin si një tjetër simbol të një qeverie që favorizon spektaklin në kurriz të kulturës shqiptare.
Artikulli sjell edhe reagimin e ish-zëvendëskryeministrit Genc Pollo, i cili ka kritikuar ashpër financimin.
“Edi Rama subvencionon me 4.3 milionë euro një artist të njohur për thirrjet e tij pro-naziste dhe antisemite, ndërkohë që prej muajsh qeveria siguronte se nuk do të përdorej asnjë qindarkë nga fondet publike. Me një buxhet vjetor të kulturës prej vetëm 21 milionë eurosh, pse duhet që taksapaguesit shqiptarë të shpëtojnë një aktivitet privat? Rama e përdor paranë publike si arkën e tij personale”, citohet Pollo.
Thirrje për bojkot
Artikulli përmend edhe reagimin e analistit politik Adri Nurellari, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve të bojkotojnë koncertin.
“Kjo nuk është kundër muzikës apo lirisë artistike, por kundër normalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe antisemitizmit. Ironia është se e njëjta qeveri që i quan protestuesit e Revolucionit të Flamingove Rozë ‘antisemitë’, po hap dyert e Shqipërisë për një artist që është bërë simbol botëror i antisemitizmit me deklaratat e tij”, citohet ai.
“Lufta hibride” dhe kontradikta politike
Sipas Courrier des Balkans, debati rreth koncertit tashmë shkon përtej çështjes financiare apo kulturore.
Artikulli ngre pyetjen se si Edi Rama, i cili është paraqitur prej vitesh si një nga mbështetësit më të fortë të Izraelit në Evropë duke mbajtur edhe fjalim në Knesset dhe që ka akuzuar protestuesit e “Flamingove Rozë” se manipulohen nga Irani për shkak të aleancës së Shqipërisë me Izraelin, mund të presë dhe financojë me para publike një artist të njohur për deklaratat e tij antisemite, pro-naziste dhe kundër Izraelit.
Artikulli shpjegon se protestat, të cilat nisën si një reagim qytetar kundër projekteve të diskutueshme të zhvillimit imobiliar, kanë marrë tashmë një dimension gjeopolitik.
Sipas autorit, kryeministri Rama ka akuzuar Iranin se po zhvillon një “luftë hibride” dezinformimi për të destabilizuar Shqipërinë, duke pretenduar se aktorë të huaj dhe grupe të mbështetura nga Teherani po përhapin pretendimin se projektet në fjalë synojnë vendosjen e palestinezëve nga Gaza në territorin shqiptar.
Nga ana tjetër, protestuesit, të cilët gjatë demonstratave në Tiranë mbajnë flamingo rozë gjigante të fryra me ajër, i hedhin poshtë këto akuza dhe i konsiderojnë ato një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga problemet reale.
Për ta, protesta është një lëvizje legjitime kundër korrupsionit, privilegjeve që u jepen investitorëve të huaj dhe shkatërrimit të mjedisit.
Artikulli përfundon se, mes polemikave për financimin e koncertit dhe një krize që po merr përmasa ndërkombëtare, Edi Rama ndodhet tashmë nën presion në disa fronte njëkohësisht.
Monika Kryemadhi ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, ku i drejton katër pyetje ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, lidhur me hetimin dh...
Sot mbahet protesta e 41-të qytetare kundër qeverisë, ku mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish në Tiranë pë...
Aktivistja Luçiana Kokaj ka folur për dhunën e ushtruar nga policia, gjatë protestës para Kuvendit. Ajo tha se u hodh sprai pa nj&eum...
Në vend po ndizen protesta të tjera për shkak të skandaleve të reperit. “Duhej të shmangnim turpërimin e Shqipëris...
Analisti i njohur Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në News24, ka komentuar situatën politike dhe tensionet sociale në vend, ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me hetimin që ka nisur Policia e Shtetit ndaj një “fushate” online...
Nga deVolkskrant “Do të jetë një dhuratë nga Shqipëria për Evropën”, tha kryeministri Edi Rama në një...
Samiti i fundit i NATO-s i mbajtur në Ankara ka lënë, përtej debateve të ndërlikuara strategjike mbi sigurinë ndërkomb...
Një muaj më parë, kur protestat masive kundër qeverisë sapo kishin filluar, në një cep të internetit, një platfor...
Gazeta prestigjioze franceze Le Monde i ka kushtuar një artikull koncertit të reperit amerikan Kanye West, i planifikuar për t’u mbajtur ...