Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me hetimin që ka nisur Policia e Shtetit ndaj një “fushate” online kundër bizneseve të afërta me qeverinë, duke vënë nën verifikim mbi 10 mijë profile false.
Në një deklaratë, Berisha theksoi se hetimi është urdhëruar nga Kryeministri Edi Rama, për të cilin thotë se është i tmerruar nga protesta masive që vijon prej më shumë se një muaji në shesh.
“I tmerruar nga uragani i protestës rinore e qytetare, i damkosur brenda dhe jashtë vendit, Edi Rama urdhëroi së fundmi narkopolicinë e tij dhe shërbimin informativ të policojnë veprimtarinë digjitale dhe rrjetet sociale të protestuesve, në fakt të mbarë qytetarëve.”, deklaroi Berisha.
Berisha thotë se PD e konsideron si të pacenueshme të drejtën e çdo qytetari për të shprehur mendimin dhe opinionin e tij në rrjetet sociale për çdo gjë dhe për cilindo.
Sipas tij, kjo fushatë gjasme kundër përshtypjeve negative është organizuar nga “narkoinstitucionet” dhe “patronazhistët” për të sulmuar pjesëmarrësit e protestës.
“Nën pretekstin e identifikimit të autorëve të këtyre përshtypjeve negative, kërkohet të gjendet një shkak për të vendosur një policim të plotë, digjital dhe masiv të veprimtarisë online të qytetarëve”, shtoi ai, duke e konsideruar këtë veprim si të ngjashëm me regjimin e Iranit.
“Me policimin digjital, po përgatitet terreni që ashtu siç bëri me TikTok-un dhe duke ndjekur shembullin e Ajatollahëve të bllokohen mijëra llogari dhe, po qe e mundur, rrjetet sociale në tërësi.”, shtoi ai.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
10 Korrik12:46
DeVolkskrant: “Albanian Files” i hodhi ‘benzinë’ zjarrit kundër Ramës
Nga deVolkskrant
“Do të jetë një dhuratë nga Shqipëria për Evropën”, tha kryeministri Edi Rama në një...
POLITIKE
10 Korrik12:20
Prestigjiozja spanjolle jehonë injorimit që iu bë Ramës nga Trump, El Mundo: Reflektim i dinamikave të ndryshme personale mes liderëve
Samiti i fundit i NATO-s i mbajtur në Ankara ka lënë, përtej debateve të ndërlikuara strategjike mbi sigurinë ndërkomb...
POLITIKE
10 Korrik12:05
“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google ndaj miqve të Ramës
Një muaj më parë, kur protestat masive kundër qeverisë sapo kishin filluar, në një cep të internetit, një platfor...
POLITIKE
10 Korrik08:38
Le Monde: I ndaluar në shumicën e vendeve evropiane, Kanye West merr 4 mln euro për koncertin në Shqipëri, protestuesit hedhin akuza të forta ndaj Ramës
Gazeta prestigjioze franceze Le Monde i ka kushtuar një artikull koncertit të reperit amerikan Kanye West, i planifikuar për t’u mbajtur ...
POLITIKE
9 Korrik22:51
“Më çuan njerëz te shtëpia” - Marjana Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS
Ish-deputetja e PS-së, Marjana Koçeku këtë të enjte në një intervistë në emisionin “Now” me Erla M&eu...
POLITIKE
9 Korrik22:36
Protesta e 40-të - Marshimi vijon në rrugët e Tiranës, protestuesit: Ju erdhi fundi...
Marshimi i qytetarëve në Tiranë ka vijuar edhe pas grumbullimit përpara Kryeministrisë, në kuadër të ditës së ...
POLITIKE
9 Korrik22:13
Koka: Protesta po prodhon ngjarje, të gjithë zërat bashkohen te një kërkesë: Rama të japë dorëheqjen
I ftuar në studion e “Çim Peka Live” në Syri TV, gazetari Bledi Koka deklaroi se protesta kundër qeverisë Rama ka hyr&eum...
POLITIKE
9 Korrik22:12
Strasburgu pa marrëveshje/ Rama: Eurodeputetët votuan për Shqipërinë, opozita zgjodhi protestën
Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asocim Shqipëri–Bashkimi Evropian nuk arriti të miratojë një rezolutë të përba...
POLITIKE
9 Korrik22:07
Bardhi i përgjigjet Ramës pas mbledhjes BE-Shqipëri: Të ka dalë boja, Europa pa korrupsionin tënd
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës lidhur mbledhjen e Komitetit Parl...
POLITIKE
9 Korrik21:46
Hetimet për review-t online, Abilekaj: Rama po tenton të mbyllë gojën e qytetarëve, po kriminalizohet kritika
Debati për hetimin e mijëra llogarive online dhe procedimin e qytetarëve për vlerësimet negative në internet ndaj bizneseve ka sje...