Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, akuzoi Prokurorinë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, duke u shprehur se ajo dështoi në ngritjen e një Task-Force për të parandaluar krimin zgjedhor.
Ai i referohej raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit 2023, që tregoi se krimi zgjedhor nuk u parandalua.
Bylykbashi gjithashtu tha se këto problematika nuk janë adresuar në rezolutat që do të prezantohen në seancën plenare të hënën.
Bylykbashi:
Raporti i OSBE/ODIHR tregoi se Task-Forca e Prokurorisë nuk funksionoi, nuk u parandalua krimi zgjedhor dhe blerja e votës. Rezoluta këtu vetëm sa prekin sipërfaqen dhe nuk flasin të vërtetën. Parlamenti të vërë gishtin në plagë, situatat përkeqësohen më shumë dhe përshkallëzojnë. kemi raporte nga OSBE/ODIHR, DASH e të tjera, që nuk janë përfshirë këtu dhe që duheshin futur, duhen diskutuar
U ngrit një Task-Forcë që ka dështuar në mënyrë masive. Krimin zgjedhor mund ta shohim në të dyja krahët, se si funksionon aktualisht dhe se si do vazhdojë më tej. Kemi centralizim të pushtetit, institucionet nuk janë të pavarura, ka bashkëpunim me krimin e organizuar dhe gjithçka përfundon siç përfundoi në zgjedhje me krim zgjedhor. Nuk pres që mazhoranca të ketë qasje. Mazhoranca ka hallin se humbet zgjedhjet, ndaj edhe raportet flasin qartë. Rezolutat këtu nuk përputhen, nuk dalin çështje.
Ndërsa deputeti Ivi Kaso tha se mazhoranca ktheu krimin zgjedhor në një armë politike ndaj opozitës, duke përdorur krimin e organizuar për të manipuluar zgjedhjet, ndërsa prokuroria dështoi në parandalimin e tij.
Ja debatet në Komision, që u ndërprerje mbledhja për 1 orë:
Ivi Kaso:
Nuk mund të vazhdojë ky komision për shkak se nuk na janë bërë të ditura materialet për t’i shqyrtuar edhe pse ka tre ditë që është bërë rendi i ditës për projektrezolutat e institucioneve të rëndësishme të drejtësisë mbi raportin vjetor. Nuk është serioze, kur opozita ankohet për hapësirat në seanca plenare, ende vijon e njëjta situatë. Gjashtë rezoluta dhe ne ende nuk jemi njohur me to. Shumë gjëra nuk na pëlqejnë për Komisioni duhet të jetë serioz.
Ulsi Manja:
Më vjen keq që ankoheni për hapësira dhe kritika është për mua dhe shumë mirë, do e marr parasysh që këtej dhe tutje meqë po ankoheni. Për mua kemi kohë deri në 10 të darkës nëse doni kohë, ne këtu jemi, duhet t’i shqyrtojmë të gjashta projektrezolutat.
Oerd Bylykbashi:
Duhet të marrim kohë dhe t’i shqyrtojmë. Ne duhet të bëjmë një punë që vlen. E kam thënë edhe më parë, puna duhet bërë siç duhet. Marrim një kohë minimale, ditën e kemi përpara, të marrim kohën e duhur, t’i lexojmë, bëjmë debatin dhe e mbyllim. E kemi parë në parlament me ngushtimin e hapësirave në seanca plenare.
Ulsi Manja:
Ne e kemi lënë për të hënën raportimin e institucioneve në Parlament për raportin dhe projektrezolutat, e ka vendosur Konferenca e Kryetarëve. Por nëse ju doni ta shtyjmë atë datë e bëjmë, të mos e kthejmë në orë leximi dhe mësimi këtu.
Rendi i ditës për rezolutat te Komisioni i Ligjeve:
1. Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë së Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit, për vitin 2024.
2. Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për vitin 2024.
3. Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për vitin 2024.
4. Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë të Komisionerit të Mbikqyrjes së Shërbimit Civil, për vitin 2024.
5. Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit së Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2024.
6. Shqyrtimi i projektrezolutës së vlerësimit të veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik, për vitin 2024.
Kuvendi i Shqipërisë ka paraqitur një projektvendim për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformë...
Aulon Kalaja, kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit në qarkun e Durrësit, ka denoncuar publikisht disa problematika n&e...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, duke ngritur shqetë...
Denar Biba, kreu i Autoritetit të Konkurrencës, ka treguar kufizimet që ka institucioni që ai drejton në hetime, duke raportuar n&eum...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ndryshimet e fundit të bëra në buxhetin e sht...
Nga Avni Nezaj I qetë në humor. Zjarrfikës dhe zjarrndezës në debate. Ideator në krijimtari. Ndërthurës projektesh q&...
Për të folur për raportin e OSBE – ODIHR për zgjedhjet e 11 majit ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit Ka...
Ditën e sotme do të zhvillohen punimet e dy komisioneve parlamentare. Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike...
Muajin e kaluar, Shqipëria prezantoi një sistem të inteligjencës artificiale që do të shërbente si ministër në qe...
Publikimi i raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet vendore të 11 majit ka qenë sot kryefjalë në median shqiptare. Por...