POLITIKE

Debati për “Diellën”/ Presidenti Begaj: Një zgjidhje më e shpejtë për proceset që ne kemi në të ardhmen

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Shtator 2025, 21:02

Debati për “Diellën”/ Presidenti Begaj: Një zgjidhje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka folur për herë të parë për ministren virtuale “Diellën”, ndërsa i përgjigjet akuzave të opozitës, e cila pretendon se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën duke dekretuar atë si pjesë të kabinetit qeveritar. 

Ai u shpreh se nga pikëpamja kushtetuese, dekreti i tij flet qartë, ndërsa tregon se përgjegjësia i takon kryeministrit Edi Rama. Gjithsesi, kreu i shtetit theksoi se nëse ka pretendime për ligjshmërinë , atëherë institucionet janë aty për të vlerësuar dhe gjykuar.  Gjatë diskutimit me gazetarin Sokol Balla, presidenti Begaj tha se jetojmë në epokën e Inteligjencës Artificiale dhe përdorimi i saj në funksion të arritjeve shoqërore, patjetër që duhet përshëndetur dhe inkurajuar më tej. 

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla:Të flasim pak për gjënë më të përfolur që është e famshmja ministre me AI, Diella. Shumë ju kanë akuzuar sidomos nga opozita se ju keni shkelur Kushtetutën dhe keni dekretuar. Unë jam i qartë në dekretin tuaj ku thuhet se përgjegjësia i takon kryeministrit. Nëse na sqaroni diçka më shumë nga pikëpamja kushtetuese pasi është hera e parë u bë lajm botëror. 

Presidenti Bajram Begaj: Nga pikëpamja kushtetuese dekreti flet vetë. Dhe nëse dikush mendon që ky dekret është në kundërshtim apo bie ndesh me Kushtetutën patjetër, që institucionet janë aty për ta vlerësuar dhe për ta gjykuar. 

Sokol Balla: Po ju e vlerësuat me stafin tuaj apo jo? 

Presidenti Bajram Begaj: Patjetër që ka qenë një diskutim shumë i gjatë në lidhje me këtë çështje dhe mund të them që jetojmë në epokën e Inteligjencës Artificiale 

Sokol Balla: Sepse keni folur edhe në fjalën tuaj sot në Asamble për këtë. 

Presidenti Bajram Begaj: Jetojmë në kohë kur zhvillimet teknologjike janë të shumta dhe janë të shpejta. Teknologjia ndryshon me shpejt se sa moda sot, dhe patjetër ne duhet të jemi kreativë duhet të jemi njerëz që duhet të përshtatemi kohës. Duhet të përshtatemi me zhvillimet e reja të inteligjencës artificiale patjetër që, në këtë algoritëm mendoj që për sa kohë algoritmi nuk komandon njerëzit por njerëzit komandojnë algoritmin dhe përgjegjësia është aty. 

Sokol Balla: Gjithë ideja është, deri në çfarë pike kjo inteligjencë artificiale është e kontrollueshme dhe a ka rrezik që ajo t’i kapërcejë kufijtë. Këtu është edhe debati, por sigurisht opozita e ka hallin diku tjetër e ka hallin që Diella është një maskim I mënyrës sipas saj se si qeveria abuzon me fondet publike. 

Presidenti Bajram Begaj: Unë mendoj që në këto zhvillime të vrullshme teknologjike të lidhura edhe me inteligjencën artificiale ku e gjithë bota flet për një gjë të tillë, duhet të na bëjnë ne të përshtatemi dhe të punojmë fort që qoftë Kuvendi, ligjet që do miratohen, të jenë të tilla që ti paraprijnë ndërhyrjeve që ne anatemojmë apo kemi frikë se mund të ndodhin në të ardhmen. 

Sokol Balla: Washington Post bëri një koment ku tha Shqipëria na e kaloi edhe ne. Pra, në vetvete përtej debatit ligjor kushtetues për Diellën, mendoni se ishte diçka pozitive, progresiste e administratë shqiptare që mund të jetë një përpjekje shtesë për të luftuar korrupsionin? 

Presidenti Bajram Begaj: Mendoj se qëllimi është serioz, dhe për sa kohë algoritmi është për të ndihmuar njerëzit dhe për të ndihmuar në proceset administrative si për shembull në rrugëtimin tonë drejt BE për përkthimin e legjislacionit dhe kur ky program ka qenë i pranishëm në 95 të shërbimeve që janë dhënë nga e-Albania mendoj është një zgjidhje më e shpejtë për proceset që ne kemi në të ardhmen. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë