Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANA- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku foli nëlidhje me heqjen e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur nga KQZ ndaj Fredi Belerit dhe dekretimin e zgjedhjeve të reja për Himarën. Kaso tha se Beleri u "ekzekutua" edhe politikisht pas është mbajtur peng për 14 muaj.
Ai shtoi se Belerit nuk iu dha lejë të betohej si kryetar Bashkie, por dje për t'ja hequr mandatin ja dhanë, ky, sipas Kasos, është banaliteti i Ramës. Kaso ka thënë po ashtu se Komisioneri i Zgjedhjeve është në shkelje flagrante të ligjit nr. 138/2015 dhe Vendimit të Kuvendit nr. 17/2016 ku përcaktohet se: verifikimi i kushteve të zgjedhshmërisë nga KQZ bëhet vetëm mbi bazën e të dhënave të vetdeklarimit të kandidatit në momentin e paraqitjes së kandidaturës.
Sipas tij, Fredi Beleri duhej të betohej dhe të merrte mandatin, dhe më pas mund të shkarkohej siç parashikon edhe Kushtetuta. Ndër të tjera ai tha se kryetarit të zgjedhur të Himarës nuk i është dhënë as e drejta e apelimit të vendimit.
Deklarata e Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso:
Në tri orë të zeza për demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat individuale dhe politike në Shqipëri, u shpalos i gjithë banaliteti i regjimit të Edi Ramës dhe patericave të tij. Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri u “ekzektua” dje edhe politikisht, pasi u mor peng juridikisht para 14 muajsh.
Në një seancë urgjente Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi shkarkimin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës. Sapo KQZ mori vendimin e shkarkimit, Edi Rama i dërgoi Presidentit kërkesën e parapërgatitur dhe e urdhëroi të shpallte datën e zgjedhjve për bashkinë Himarë.
Institucionet e pushtetit nuk reagojnë me kaq shpejtësi as në raste emergjencash kombëtare, siç e ka dëshmuar tërmeti apo Covid19. Kjo urgjencë dëshmon edhe njeherë se Fredi Beleri nuk është një i dënuar i shtetit shqiptar, por një i marrë peng, një i burgosur politik i pushtetit të Edi Ramës.
Për 14 muaj Edi Rama e mbajti në burg Fredi Belerin dhe nuk e lejoi të betohej dhe të merrte mandatin. Kur Beleri kërkonte leje që të betohej dhe të merrte mandatin, nuk u lejua sepse, sipas marionetave të Ramës, nuk e lejonte ligji. Dje që iu desh Edi Ramës për tja hequr mandatin ia dha lejen me pash.
Komisioneri i Zgjedhjeve është në shkelje flagrante të ligjit nr. 138/2015 dhe Vendimit të Kuvendit nr. 17/2016 ku përcaktohet se: verifikimi i kushteve të zgjedhshmërisë nga KQZ bëhet vetëm mbi bazën e të dhënave të vetdeklarimit të kandidatit në momentin e paraqitjes së kandidaturës.
Komisioneri i ka verifikuar të dhënat e formularit të dekriminalizimit të Fredi Belerit dhe ka marrë vendimin nr. 611 datë 25.05.2023 për vlefshmërinë e mandatit të fituar në zgjedhjet e 14 majit. Rrethana dhe fakte të ndodhura pas plotësimit të formularit të vetëdeklarimit nuk janë kompetencë e KQZ, por e organeve të tjera kushtetuese.
Fredi Beleri duhej të betohej dhe të merrte mandatin, dhe më pas mund të shkarkohej nga Edi Rama, siç parashikon edhe Kushtetuta, neni 115 i saj, apo neni 62 i ligjit nr. 139/2015. Vendimi i Komisionerit, përveçse i paprecedent dhe pa asnjë bazë ligjore, nuk është i ekzekutueshëm. Neni 133 i ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative” parashikon që efektet e aktit administrativ pezullohen deri në shqyrtimin e ankimit. Komisioneri nuk referon në asnjë ligj i cili e bën të ekzekutueshëm menjëherë vendimin e tij administrativ.
Thënë shkurt, kryetarit të zgjedhur të Himarës nuk i është dhënë as e drejta e apelimit të vendimit. Antikushtetues është edhe Dekreti i Presidentit. Sipas nenit 10/3 të Kodit Zgjedhor Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme pasi ka kaluar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar. Presidenti ka zbatuar një akt administrativ që nuk ka filluar efektet pasi nuk ka mbaruar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar, madje pa filluar ende afati i ankimi.
Ky rast bën edhe autopsinë e kufomës së Republikës, duke filluar nga SPAK, gjykatat, KQZ, qeveria dhe Presidenti. Mund ta balsamosin sa të duan me propaganda, me koncerte vere dhe me turizëm orbital, por kufoma qelbet. Partia Demokratike e dënon ashpër vendimin e KQZ dhe dekretin e Presidentit, të dy në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit. Ligji nuk është opsional dhe kësisoj të gjithë ata që e trajtojnë si të tillë do të përgjigjen para vetë ligjit.
Kush e sheh këtë rast si nëpërkëmbje të Fredi Belerit apo të opozitës, e ka gabim. Kur të gjithë heshtim për padrejtësitë ndaj dikujt, në një shtet si të Edi Ramës, i vjen radha gjithkujt. Prandaj ju bëjmë thirrje të bashkohemi në protestë të enjten më 11 korrik ora 20.00. Ta shpëtojmë Shqipërinë nga ata që mendojnë se Shqipëria i përket vetëm Edi Ramës.
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka deklaruar se korrupsioni nuk luftohet me ata që kanë qenë të për...
Grigels Muçollari TIRANA- Anëtari ikryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka dalë sot në nj&e...
Dorian Teliti TIRANA- Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka deklaruar sot se opozita...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi ka shënjestëruar sërish presidenti Bajram Begaj pasi dekretoi kat&...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se brenda tre orëve, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, KQ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë sot se me 180 mln euro të deklaruara për ndërtimi...
TIRANË- Krei i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve ësht&eum...
Fredi Beleri dhe Edi Rama SARANDA- Bashkimi Demokratik i minoritetit grek, OMONOIA, ka dalë në një deklaratë për shtyp pasdit...
Foto ilustruese TIRANA- Në një njoftim për mediat, Presidenca bën me dije se data 4 gusht është zgjedhur &ldqu...
Fredi Beleri TIRANA- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka caktuar 4 gushtin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin ...