Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat
Dhjetëra mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të shtunën në...
Dhjetëra mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të shtunën në...
Nga Jordan King, “Newsweek”/ Kundërshtimi ndaj projektit të planifikuar të një resorti luksoz të Jared Kushner në Shq...
Edhe pse qeveria shqiptare dhe mediat që e mbështesin thonë se pas investimit të një resorti luksoz në Zvërnec qëndron I...
Teksa protestat kundër qeverisë së Edi Ramës vijojnë prej javësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, je...
Rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4 të Pogradecit, Renato Xhaja, 30 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka...
Deri në 10 ton kokainë nuk ishin asgjë për Eldi Dizdarin ti sillte nga Amerika Latine drejt Europës. I shumëkërkuari i dre...
Një situatë e tensionuar është regjistruar këtë të hënë para Bashkisë së Durrësit, ku disa pë...
Një drejtues automjeti është ndaluar nga policia e Durrësit pas ndjekjes nëpër qytet. Burime policore bëjnë me dije s...
Është zbuluar identiteti i vajzës bjonde që hyri në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, rast i...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat mbi raportin e Komisionit Evropian për Shqipërin...

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar situatën e rëndë në qytetin e Durrësit, duke e cilësuar përmbytjen e lagjeve pas çdo shiu si pasojë direkte të keqmenaxhimit dhe korrupsionit në Bashkinë Durrës.
Në një deklaratë publike, Vangjeli akuzon kryebashkiaken Emirjana Sako dhe Shoqërinë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës për dështim të plotë në mirëmbajtjen e kanalizimeve, ndërsa paralelisht, sipas saj, fondet publike shpërndahen përmes tenderëve klientelistë te kompanitë e lidhura me familjarë të pushtetit.
Sipas PD-së, qytetarët e Durrësit po përballen me dëme të rënda dhe përmbytje të përsëritura, ndërkohë që askush nuk mban përgjegjësi dhe korrupsioni thellohet.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Mjaftojnë pak ditë me shi, që Durrësi të shndërrohet në kënetë.
Qytetarët zgjohen me ujë nëpër oborre dhe brenda shtëpive, ndërsa rrugët e lagjeve kthehen në lumenj ku lëvizet me gomone dhe paddleboard.
Ky nuk është as fenomen natyror dhe as fatkeqësi, është pasojë direkte e keqmenaxhimit, papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në Bashkinë Durrës.
Prej kohësh qytetarët e Durrësit denoncojnë Bashkinë, me në krye Emirjana Sako, si dhe Shoqërinë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës, tashmë nën drejtimin e Olsen Kavalli, për dështimin në mirëmbajtjen e kanalizimeve.
Përmbytjet përsëriten, dëmet rriten, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi.
Ndërsa qytetarët përballen me pasojat dramatike të përmbytjeve, UK Durrës vijon pa asnjë ndjeshmëri me tendera klientelistë dhe të dyshimtë.
Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës sh.a., ku pronare e rëndësishme është edhe Bashkia Durrës, këtë javë ka shpallur fituese në një procedurë prokurimi kompaninë ‘Mektrin Motors’ sh.p.k., një kompani e lidhur drejtpërdrejt me familjen e kryetares së bashkisë.
Kjo kompani është krijuar nga bashkëshorti dhe vjehrri i Emirjana Sako dhe aktualisht rezulton në pronësi të kunatit të saj.
Skandali thellohet nga fakti se në këtë tender është paraqitur një ofertë e vetme, sikur të mos ekzistojnë qindra subjekte që ofrojnë shërbime riparimi automjetesh.
Vlera fituese arrin gati 98% të fondit limit, apo 11.6 milionë lekë.
Me këtë kontratë 12-mujore, qytetarët e Durrësit detyrohen të paguajnë 10 mijë euro në çdo muaj për një kompani të familjes së kryetares së bashkisë.
Këto para dhe të tjera, mund të kishin shkuar për kanalizimet, për ndihmën e familjeve të përmbytura dhe për parandalimin e katastrofave të përsëritura.
JO! Ato përfundojnë në xhepat e familjarëve të pushtetit.
Përballë këtij skandali heshtja është bashkëfajësi.
Emirjana Sako duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe të japë menjëherë dorëheqjen.
Njëkohësisht, organet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë për të hetuar dhe për të ndëshkuar çdo shkelje të ligjit.
Durrësi nuk mbytet nga shiu, mbytet nga korrupsioni.
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi nga Byroja e Kuvendit ka ironizuar kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ajo tha se Balla duhet...
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas dokumentit të ...
Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, gjatë fjalës së tij në seancën e ankimimit të përjashtimit të deputet&eu...
Byroja e Kuvendit po zhvillon seancën e ankimimit të deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët u përjashtuan nga pun...
Kryeministri Edi Rama, njoftoi sot se i ka përcjellë Presidentit Donald J. Trump përgjigjen e tij për ftesën për të marr&eu...
Sot do të mblidhet Byroja e Kuvendit, ku do të shqyrtohet ankimi i deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me përjashtimin e ty...
Ish kryetari socialist i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçm...
Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar, ndonëse e parashikuar si ceremoniale, u shndërrua në një dramë politike që...
Anëtarja e PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali foli mbrëmjen e sotme mbi letrën e presidentit Trump nda...
Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka komentuar ftesën e ish-presidentit amerikan Donald Trump për kryeministrin Edi Rama për pjesëmarrje ...