I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë një mesazh me rastin e ditës së Europës që përkon dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha thotë se për Bashkimin Evropian ky 9 maj ka veçantinë e të qenurit 75 vjetori i ideve vizionare të themelimit të tij. Ai shton se për ne shqiptarët s‘mund të jetë më pak se sa ogur i trokitjes së ndryshimit 48 orë përpara se vendi ynë të rimarrë, sipas tij, në duar atë çka për 12 vite u pluhuros, rrugëtimin evropian.
Kryedemokrati thotë se Partia Demokratike pati guximin dhe fatin historik t’i printe vendit qysh në fillesat e shtetit të parë demokratik shqiptar, fillimisht me reforma e më pas me institucionalizimin e hapave për anëtarësimin e saj. Ai ka shtuar se kurrë një forcë politike e dytë nuk ka të lënë si gjurmë të pamohueshme në trashëgiminë e saj hapa e arritje drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE më shumë se Partia Demokratike.
Postimi:
Të dashur miq, sot 9 Maj, dita kur Evropa feston paqen dhe unitetin, datë e cila shënjon përvjetorin e “Deklaratës së Schuman” propozimi historik i bërë nga Ministri i Jashtëm francez Robert Schuman në vitin 1950, i cili hodhi themelet e bashkëpunimit evropian.
Për Bashkimin Evropian ky 9 Maj ka veçantinë e të qenurit 75 vjetori i ideve vizionare të themelimit të tij, për ne shqiptarët s‘mund të jetë më pak se sa ogur i trokitjes së ndryshimit 48 orë përpara se vendi ynë të rimarrë në duar atë çka për 12 vite u pluhuros, rrugëtimin evropian. Vështirë se gjendet komb i dytë ende jashtë dyerve të familjes evropiane që ka lidhur ëndrrat e tij me Evropën e bashkuar më shumë se Shqipëria dhe shqiptarët. Dalë thuajse nga paradhoma e vdekjes shoqërore të diktaturës më të egër në gjirin e kontinentit, shqiptarët e deshën Shqipërinë si gjithë Evropa kur për Evropën dinin veç në letra, veç në dëshira, fshehtazi e nën frikë.
Partia Demokratike pati guximin dhe fatin historik t’i printe vendit qysh në fillesat e shtetit të parë demokratik shqiptar, fillimisht me reforma e më pas me institucionalizimin e hapave për anëtarësimin e saj. Kurrë një forcë politike e dytë nuk ka të lënë si gjurmë të pamohueshme në trashëgiminë e saj hapa e arritje drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE më shumë se Partia Demokratike. Nën udhëheqjen e saj, shqiptarët shpresuan, besuan dhe përjetuan marrëveshjen simbol të rrugës së anëtarësimit, lëvizjen e lirë dhe pa viza n Evropë dhe zonën Schengen, reforma të thella ekonomike, ligjore, politike për përafrimin me standardet evropiane, deri në aplikimin për marrjen e statusit kandidat, status të cilin shqiptarët e gëzuan pak pasi demokratët lanë pushtetin.
Por, si një perde e hekurt që ndan dy kohë, ardhja në pushtet e Rilindjes ngriu çdo hap, çdo progres, çdo zhvillim të mëtejshëm të procesit të integrimit. Shqipëria që kërkoi për vite me radhë të ulej denjësisht si e barabartë në tryezat e BE-së, u tjetërsua në arenën evropiane në imazh, status dhe prestigj. Vendi ynë u njoh në këto 12 vite jo më shumë se sa për cirkun trasgresiv të kryeministrit pa asnjë përgjegjësi për kombin që udhëhiqte, pa ndjerë më të voglën përgjegjësi shtetërore kur në vitin 2019, dhoma e dytë e përfaqësuesve në parlamentin e Hollandës votoi në shumicë pro mocionit për të rikthyer vizat për qytetarët e Shqipërisë pas shqetësimeve të aktiviteteve kriminale, apo kur në vitin 2021, Ministria e Jashtme e Hollandës, me anë të Përfaqësuesit të saj të përhershëm në BE, i kërkoi Komisionit Europian rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë. I vetmi lajm nga BE gjatë tri mandateve të qeverisjes, i ofruar si progres në ecurinë e procesit të antarësimit në BE ishte hapja e negociatave për 33 kapitujt e acquis. E vërteta është se ky hap erdhi në fakt si rezultat i reformimit të procesit të anëtarësimit për vendet kandidate për në BE dhe asesi si shpërblim për një shtet që çdo vit rrokulliset në indekset ndërkombëtare të demokracisë dhe lirisë.
Pjesë e BE-së nuk mund të jetë kurrë një narkodiktaturë, Shqipëria nuk iu ofrua Bashkimit Evropian si e tillë, shqiptarët nuk iu ofruan Evropës si qytetarë të një vendi që mbjell krim.
Ndaj ky 75 vjetor i BE-së miqtë e mi, do të mbahet mend edhe për ne shqiptarët si viti kur rrugëtimi drejt BE-së u rimor në duar nga demokratët, për të përmbushur zotimin e tyre, një Shqipëri europiane që meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian si e tillë. Premtimet mbahen, zotimet përmbushen, ëndrrat çohen deri në fund.
Shqipëria evropiane do të jetë ajo e atdheut të shqiptarëve, e mësuesve dhe mjekëve që paguhen jo më pak se kolegët e tyre në perëndim, e të rinjve dhe të rejave që studiojnë me standardet e bashkëmoshatarëve të tyre, e investitorëve shqiptarë dhe të huaj, ajo që me vendet e tjera evropiane shkëmben ekonomi dhe jo krim.
Kjo do të jetë Shqipëria e pas 11 Majit, Shqipëria madhështore, e denjë për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane.
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit ka bërë një pos...
DURRË- Materialet zgjedhore kanë mbërritur në durrës dy ditë para zgjedhjeve. Materialet zgjedhore për zgjedhjet e 11 ...
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje përsëri Bashkimit Evropian t’i heqë masat ndëshkuese t...
HUNGARI- Qeveria hungareze njoftoi të premten dëbimin e dy diplomatëve ukrainas, duke i akuzuar ata për spiunazh, në hakmar...
TIRANA- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Gent Strazimiri, ka ngritur alarmin për një s&eum...
TIRANA- Partia Demokratike ka denoncuar krimet zgjedhore, duke bërë publike emra dhe mbiemra të personave të cilat pretendojnë s...
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi ka reaguar dy ditë para zgjedhjeve. Veliaj në reagimin e tij &e...
KUKËS- Materialet zgjedhore kanë mbërritur ditën e sotme në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 11 t...
TIRANË- Ministria e Brendshme përmes një postimi në "Facebook" ka bërë më dije një njoftim të rëndësish...
TIRANË- Më 11 maj 2025, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që pas hapjes së negociatave për anët...